-
Dita e 7 e vaksinimit masiv, 500 policë vaksinohen në 'Air Albania', në të gjithë vendin nis procesi për më shumë se 13.000 uniforma blu! Manastirliu: Së shpejti nisim me mbi 60 vjeçarët
Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të nisin të marrin nga sot vaksinën anti COVID. Procesi nis nga Tirana në stadiumin 'Air Albania'. Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, të cilët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë virusit të rrezikshëm.
3 Prill 2021, 08:57 -
Pajisjet e dhuruara nga SHBA, Yuri Kim te ' Koço Gliozheni': Krah për krah do ta kalojmë pandeminë
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin "Koço Gliozheni".
2 Prill 2021, 20:11 -
Sot 336 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID-19! Basha nuk ndal mitingjet, infektohet Mark Marku edhe kandidati i PD-së në Gjirokastër
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 të infektuar dhe 6 viktima nga COVID-19. Numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID e mban Tiranë e ndjekur nga Elbasani, Fieri e Shkodra. Ndërsa viktimat si pasojë e virusit nisin që nga mosha 47-vjeç deri në 83 vjeç. I lartë mbetet dhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ku 625 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.
2 Prill 2021, 17:40 -
-
-
-
-
-
Mirditë, banorët e Fanit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të HEC-it: Rrezikojmë të mbetemi pa ujë
Banorët e Fanit në Mirditë kanë kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali, që sipas tyre po ndërtohet në shkelje të ligjit, me firma të falsifikuara. Uji i përrenjve malor do futet në tuba, ndaj banorët rrezikojnë të mbetet pa ujë të pijshëm dhe vaditje.
1 Prill 2021, 20:13 -
-
Punimet për Unazën e Re, ARRSH tregon si do të qarkullojnë makinat nga Sheshi Shqiponja tek Pallati me shigjeta
Në vijim të punimeve që po kryhen për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ARRSH njofton qytetarët si do të devijojë trafiku.
1 Prill 2021, 19:00 -
-
-
-
-
Debatet për fletën e votimit më 25 prill, mblidhet KQZ! Diskutohet propozimi i Celibashit dhe variantet e tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke diskutuar në këto momente në mbledhje të posaccme mbi konfigurimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja është duke u shoqëruar me debate mes palëve dhe komisionerit Celibashi.
1 Prill 2021, 12:15 -
-
Me pasoja të rënda nga COVID-19, nëna e re lind foshnjën dhe kthehet në shtëpi pas terapisë intensive, Manastirliu: Krenare për mjekët dhe infermierët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar lajmin e mirë, se një nënë e re nga Kukësi me COVID, e cila pavarësisht vështirësive dhe komplikacioneve ia doli mbanë të sjelli në jetë një foshnje të shëndetshme.
1 Prill 2021, 10:22 -
-
-
