Paluze me lëng portokalli
Përbërësit:
500 ml lëng portokalli

150 ml ujë
80 gr sheqer
3 lugë gjelle niseshte
Përgatitja:
Vendosim lëngun e portokalleve në zjarr për ta ngrohur. Përziejmë sheqerin me niseshten, ujë e hollojmë mirë dhe e shtojmë niseshten, ujë e hollojmë mirë dhe e shtojmë niseshten e holluar në lëngun e portokallit, e përziejmë vazhdimisht deri sa të marrë valë. E largojmë mbushim gotat e vendosim në frigorifer për 1-2 orë e më pas e servirim të dekoruar në një fetë portokall.
MC/Shqiptarja.com
Komente

