-
Brenda 2 muajsh institucionet duhet të shpenzojnë 2.5 mld €, në 10 muaj nuk u realizuan as të ardhurat e as shpenzimet
Dhjetëmujori i këtij viti është mbyllur pa u realizuar as të ardhurat dhe as shpenzimet e planifikuara. Në total, thotë Ministria e Financave, janë mbledhur 6.2 miliardë euro, ndërsa shpenzimet vijon të jenë të ulëta 5.7 miliardë euro në total. Sipas të dhënave rezulton se institucionet duhet të shpenzojnë 30% të buxhetit të projektuar në vetëm 2 muaj.
21 Nëntor, 17:37 -
-
Sot dita e Gjuhës Shqipe, projekt madhor për Gramatikën! Memisha: Fjalori i madh i shqipes, online nga 1 janari 2026
22 nëntori shënon Ditën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe, një datë historike kjo e lidhur me Kongresin e Manastirit dhe unifikimin e alfabetit shqip. Në këtë kuadër, Instituti i Gjuhësisë po finalizon një projekt madhor për Gramatikën bashkëkohore të shqipes.
21 Nëntor, 14:24 -
-
-
Kosova në zgjedhje të parakohshme në 28 Dhjetor! Kurti: Do jetë festë e demokracisë/Hamza: PDK gati të fitojë
Presidentja Vjosa Osmani e shpërndau parlamentin pas një takimi të zhvilluar këtë të enjte me krerët e partive politike, një ditë pasi LVV dështoi të votëbesonte kabinetin e dytë të mandatuar. Osmani tha se afatet kohore në dispozicion janë sfiduese për zhvillimin e zgjedhjeve.
20 Nëntor, 12:04 -
-
-
Seanca maratonë/ Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër! Sinaj nuk voton ‘paqen fiskale’
Seanca maratonë zgjati rreth 16 orë. Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh dhe 8 projektligjet e paketës fiskale, u miratuan në parim vetëm me 83 votat e socialistëve, 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër. Nga radhët e socialistëve, Sinaj nuk voton 2 projektligje të paketës fiskale.
20 Nëntor, 05:31 -
-
-
-
-
Prezantohet në Kuvend pr.buxheti 8.8 mld €, Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së! Opozita: Ofron vetëm ‘lugë boshe’
Projektbuxheti i vitit 2026 u diskutua në Kuvend, duke parashikuar 886 miliardë lekë shpenzime dhe rritje të të ardhurave. Qeveria e cilësoi buxhetin si instrument për rritjen e pensioneve, investimeve publike dhe përgatitjen e vendit për integrimin europian. Opozita e kritikoi duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe varfërim të qytetarëve. PS mbrojti projektbuxhetin, duke e cilësuar si garantues të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik.
19 Nëntor, 15:37 -
-
-
Tritol restorantit në Kamëz se nuk pagoi gjobën 500 mijë €, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpiak ish-shoqëruesin e Ervis Martianjt
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Jeton Lamin. Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 600 mijë lekë të reja, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.
19 Nëntor, 11:44 -
-
-
-
Byrek me lakër arme nga amvisa korçare Dhurata Dino
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00. Herë pas here rubrikës së gatimit i bashkohen amvisa dhe shefa të ndryshëm kuzhine.
18 Nëntor, 12:14
