-
Nishani pret zyrtaren e lartë amerikane
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Asistenten Kryesore të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Burimet Energjetike, Ambasadoren Mary Burce Warlick, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë pune në kuadrin e një turi rajonal.
së shpejti takimi me Obamën në OKB
9 Shtator 2016, 15:39 -
-
PD mbyll fushatën në Dibër,Basha:
Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Dibër. Në takimin përmbyllës të së djathtës, në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës ishin të pranishëm të gjithë aleatët e së djathtës, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i AK Kreshnik Spahiu dhe kreu i PAA Agron Duka. VIDEO
Rama varrosi rrugën e Arbrit
9 Shtator 2016, 15:24 -
Forcat e Armatosura ndërtojnë urën
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar ndërtimin e një ure “bailey” në fshatin Ungrej të Bashkisë së Lezhës. Në inaugurimin e kësaj ure ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe prefekti i Lezhës.
për 5 mijë banorë në Ungrej të Lezhës
9 Shtator 2016, 15:21 -
Ermal Mamaqi dhe Ami festojnë
Aktori Ermal Mamaqi dhe prezantuesja Amarda Toska festojnë sot 6 vjetorin e martesës së tyre. Në një video të postuar në instagram, Ami tregon se është në Lezhë se bashku me Ermalin duke festuar 6 vjetorin e tyre të dashurisë.
sot 6 vjetorin e martesës/ VIDEO
9 Shtator 2016, 14:58 -
-
Ja sesi shpëtohen turistët e bllokuar
Mori fund makthi i turistëve të cilët mbrëmjen e djeshme mbetën të bllokuar në Alpet Franceze. Më e tmerrshme ishte nata për 16 turistë të cilët e kaluan natën 4 mijë metra në lartësi mes dëborës dhe frikës se ndoshta e nesërmja do të ishte shumë vonë.
në teleferikun e Alpeve Franceze/ VD
9 Shtator 2016, 13:37 -
Akuzat e Berishës, OSHEE: Vrasja
Menjëherë pas vrasjes së drejtuesit të OSHEE-së në Rrëshen, Saimir jaku, në një reagim të shpërndarë për mediat Operator ii Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka thënë se ky ishte një akt kriminal, por nga ana tjetër ka hedhur poshtë akuzat se ai ishte i dënuar për ndonjë vepër penale.
akt kriminal, Jaku nuk ishte i dënuar
9 Shtator 2016, 13:27 -
Rinas, ''Blue Panorama'' sërish
Kompania e fluturimeve drejt Italisë ‘’Blue Panorama’’ ka pasur sërish vonesa ditën e sotme, në aeroporin e Rinasit. Fluturimi i planifikuar për në orën 11:45 për nw Milano është shtyrë duke lënë në pritje pasagjerët, pa dhënë asnjë arsye për vonesën.
vonesa, pasagjerët në pritje
9 Shtator 2016, 13:00 -
-
-
-
Bashkia dhe UKT, investim në rrjetin
Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur zbatimin e një tjetër projekti të rëndësishëm, i cili synon zëvendësimin e të gjithë tubacionit të vjetëruar me qëllim shmangien e humbjeve të ujit në rrjet, si dhe furnizimin e qytetarëve me një cilësi dhe standard më të mirë. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërhyrja në zëvendësimin e gjithë tubacionit kryesor nga rruga “Todi Shkurti” deri te Pedonalja para selisë së Parlamentit, segment ky që ka shfaqur gjithmonë problematikë në rrjedhjen e ujit në rrugë. Punimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës për të garantuar përfundimin e tyre sa më shpejt, në mënyrë që të evitohen pengesat e ndryshme për trafikun dhe furnizimin e qytetarëve me ujë. VIDEO
e ri të ujësjellësit që furnizon Tiranën
9 Shtator 2016, 11:33 -
Zgjedhjet, Rama:Administratori
Partia Socialiste mbylli sot fushatën në Dibër, ku kandidat për kryetar bashkie është Muharrem Rama. Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se është koalicioni PS-LSI ai që do të përfundojë rrugën e Arbrit, ndërkohë që shtoi se PD në qeverisjen e saj nuk përfundoi asnjë rrugë, duke përfshirë këtu edhe rrugën e Kombit. Sa i përket dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Rama tha se ky ishte një akt paturpësie, pasi ai u rrah barbarisht. VIDEO
u rrah barbarisht,ishte paturpësi'
Video/Rama qep plagën e të dhunuarit
9 Shtator 2016, 11:29 -
-
-
Vetëm 5 ditë nga nisja e vitit të
Ndonëse kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2016-2017, shumë nxënës ende nuk janë pajisur me tekste shkollore, ndërkohë që ka edhe mungesa si lënda e Matematikës, Abetares dhe Fizikës. VIDEO
ri shkollor, mungojnë ende librat
9 Shtator 2016, 10:39 -
-
-
Rrëshen, në sy të policëve vritet
Dy persona të maskuar kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që Gjergj Prenga ka mbetur i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku. VIDEO FOTO
drejtori i OSHEE-së për veriun
9 Shtator 2016, 09:45 -