-
-
Skandal në Lushnje, mësuesi 62
Një mësues 62 vjeçar nga qyteti i Divjakës është vënë në pranga nga policia e Lushnjës për abuzim seksual me dhunë ndaj një nxënëse të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën 9 vjecare “Hysen Malko” në fshatin Kryekyq të Lushnjës, ku 62 vjecari Demir Hoxha banues në Zharnec të Divjakës ka kryer me marrëdhënie seksuale me dhunë me 12 vjecaren me inicialet A.K. . FOTO VIDEO
vjeç pranon abuzimin me nxënësen
3 Qershor 2015, 08:04 -
Qendra "Don Bosko", Kisha
Qendra edukative “Don Bosko” ka reaguar me një protestë në ambientet ku ndodhet prej 23 vitesh ndaj vendimit të gjykatave shqiptare të cilat ja kanë kthyer këtë pronë pjesërisht ish-pronarëve. Për drejtuesin e kësaj qendre Don Matteo di Fiore, drejtësia nuk duhet të përulet para presionit për ndërtim pallatesh. VIDEO FOTO
protestë kundër aferave të Gjykatës
3 Qershor 2015, 07:20 -
Lulzim Basha pritet si hero në
Kështu shkruhej në një banderolë në hyrje të fshatit Lazarat, i cili pasditen e së martës i rezervoi një pritje të ngrohtë liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që u ndal në fshatin e njohur dikur si parajsa e Marijuanës në kuadër të turit elektoral.
Lazarat "Përjetësisht me PD"
2 Qershor 2015, 22:56 -
Basha 7 tendera me vlerë 337 mln lekë
Në prag të largimit nga Bashkia e Tiranës, Lulzim Basha ka nxituar që brenda një muaji të zhvillojë tender për 7 projekte të ndryshme, që kryesisht janë rikualifikime urbane të blloqeve të pallateve dhe të trotuarëve.
Në muajin e fundit në krye të Tiranës
2 Qershor 2015, 22:03 -
Lushnje, mbollën 800 rrënjë Canabis
Policia e Lushnjes ka asgjesuar në Lushnje rreth 800 rrenjë bimë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që kishin kultivuar në banesat e tyre, në vazo lulesh, bimët narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Po kështu janë zbuluar në Sarandë 640 rrënjë Canabis Sativa, në Krujë 1418, dhe Shkodër 570 rrënjë të tilla.
në banesa arrestohen kultivuesit
2 Qershor 2015, 22:01 -
Avionët gjuajtës rusë fluturojnë mbi
Pentagoni denoncon kalimin e aviongjuajtësve rusë shumë pranë një luftanije amerikane në Detin e Zi, përmes një fluturimi agresiv. Sipas Pentagonit anija amerikane USS është e angazhuar në aktivitete rutinë dhe ka “qëndruar gjithmonë në ujëra ndërkombëtare”. Një video e publikuar nga marina tregon avionin që kalon jo më shumë se 500 metra mbi anijen.
luftanijen amerikane në Detin e Zi
2 Qershor 2015, 21:27 -
Cristiano Ronaldo "kapet mat"
Cristiano Ronaldo është fotografuar nga "Daily Mail" duke urinuar në rrugët e Saint Tropez, aty ku po kalon pushimet. Futbollisti i Real Madrid është parë duke kryer nevojat personale pas një makine.Ai sapo kishte dalë nga një prej lokaleve më të famshme në Costa Azurr.
urinon në rrugë, e qorton polici
2 Qershor 2015, 21:13 -
Skandali në ikje/ Lulzim Basha
SKANDALI/ Kryebashkiaku në largim i Tiranës, Lulzim Basha ka firmosur për veten e tij leje ndërtimi në shkelje të ligjeve urbane ku në katin e 12 të pallatit ku banon i jep të drejtën vetes të shtojë katin e 13-të. Leja mban firmën e Bashës dhe është dhënë në 2014, ndërsa kandidati i mazhorancës Erion Veliaj në një denoncim të kësaj leje me banorë të njësisë numër 9 u shpreh se Basha e ka bërë një punë që do të mbahet mend dhe kjo është leja për shtesë për vete. VIDEOVeliaj:Auditojmë çdo shkelje në Bashkinë TiranëPD: Leja ligjore, Basha ka të drejtë të ndërtojë
leje vetes për shtesë mbi pallat
2 Qershor 2015, 20:41 -
Fotolajm/ Kur të rinjtë e
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dega Fier ka postuar së fundmi disa foto mbi të cilat shkruhet “Takim me të rinjtë e rajonit numër 2”, por në fakt, çfarë shihet në foto është një takim normal ku të rinjtë mungojnë. Takimi në një nga zyrat elektorale me banorë të moshës madhore konsiderohet nga PDIU si takim me të rijntë.Askush nuk e di nëse kjo është një gafë e paparashikuar gjatë postimeve në facebook, apo PDIU konsideron realisht “të rinj” moshën e tretë.Ajo që shihet me siguri është se të rinjtë nuk gjenden kurrkund në këto foto.
PDIU janë mbi 50 vjeç
2 Qershor 2015, 20:26 -
-
Kavajë, Rama: Bashën nuk do ta
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kavajë kandidatin e ASHE për zgjedhjet vendore Elvis Rroshin të cilin e konsideroi njeriun që hodhi bazat e transformimit rrenjësor të Kavajës.Kryeministri deklaroi se dy projekte të mëdha do të realizohen në Bashkine Kavajës, transformimi rrenjësor i plazhit të Golemit dhe ndërtimin e Parkut të Madh të Kavajës. Duke u ndalur te diferenca midis kandidatëve të motivuar për punë sipas tij, të të majtëve, dhe atyre të PD, Rama tha se më i miri që mund të ketë PD është Lulzim Basha i cili në katër vitë në krye të Tiranës nuk bëri asgjë. Rama u shpreh se Bashën nuk do ta zgjidhte as si Drejtor të Komunales në Bashki. VIDEO
zgjidhja as Drejtor të Komunales
2 Qershor 2015, 18:59 -
KLD drejt riformatimit, mbarojnë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është drejt rikonfigurimit dhe zgjedhjes së katër anëtarëve të rinj. Kjo konfirmohet nga Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore të cilat janë mbledhur këtë të martë për të diskutuar se kur do të votohen përfaqësuesit e rinj të gjyqtarëve në KLD.
4 mandate, në garë 35 gjyqtarë
2 Qershor 2015, 18:21 -
Meta në Lezhë: Në dy vite cilësia
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka inspektuar punimet që po kryhen në urën e lumit Drin si dhe projektet e tjera të realizuara apo që janë në proces, të cilat kanë të bëjnë me rikualifikimin e lulishteve, mjediseve publikeve, sheshit kryesor të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri të Lezhës. FOTO VIDEO
e transformimit do jetë e prekshme
2 Qershor 2015, 17:52 -
Angli, treni i argëtimit del nga
Katër adoleshentë kanë marrë dëmtime serioze ndërsa bënin një xhiro në një tren lojërash të shpejtësisë së lartë në parkun argëtues Alton Towers në Mbretërinë e Bashkuar, i cili doli totalisht nga shinat duke fluturar në ajër.Për fat të mirë distanca ajrore me tokën nuk ishte shumë e largët, përndryshe bilanci do të kishte qënë ai i një tragjedie. Mes të plagosurve ishte një djalë 2 vjeçar, ndaj të cilit mjekët dhanë maksimumin e vet që të gjëndja e tij të mos përkeqësohej.
shinat plagosen katër adoleshentë
2 Qershor 2015, 17:21 -
Lagunë ujore në Mars? Ja
Imazhe të reja janë shfaqur së fundmi që tregojnë ato që ngjajnë si njolla bojëqielli, sipërfaqësh ujore në territorin e planetit Mars.Sipas Agjensisë Europiane të Hapësirës, këtë prova misterioze nuk janë asgjë tjetër veçse iluzione optike. Zonat bojëqielli, janë në fakt sedimente të errëta që janë ndërtuar mbi sipërfaqen e kohës në kohë të hershem. Por të para nga lart e larg ato reflektohen si njolla ngjyë bojëqielli.
imazhet që ngrejnë dyshimin
2 Qershor 2015, 16:57 -
Kinë, festivali vjetor i ngrënies së
Çdo vit përgjatë solsticit veror, në Kinë mbahet festivali i ngrënies së mishit të qenve. Ky është një festival me baza të forta nga tradita e hershme kineze. Llogaritet se rreth 10.000 qenë gatuhen dhe hahen në Yulin, në provincën Guangxi të Kinës Jugore. Ndonëse nuk është ende ligjore përdorimi i mishit të qenve për ushqim, opinioni publik në Kinë është i ndarë në lidhje me debatet se sa duhet ndjekur tradita. Në mediat sociale kineze , Yulin Festival është shëndërruar në fokusin e mijërave aktivistëve të kafshëve që i shqetëson kjo situatë.
mishit të qenit nxit reagime globale
2 Qershor 2015, 16:28 -
-
-
Shkodër, qarkullonte pa leje drejtimi
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 52 vjeçarin Rasim S, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin e tij. Shtetasi po qarkullonte me mjetin tip “Mitsubishi fuoristrad” me targa TR 6244 F në segmentin rrugor “Sheshi i Teatrit-Dobraç”, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Dobraçit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
të automjetit arrestohet 52 vjeçari
2 Qershor 2015, 15:23 -
Beqaj: Po rikonstruktojmë dhe
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar punimet për rikonstruksion në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 1 në Tiranë nga ku ka deklaruar se tashmë është hapur një kantier i shëndetësisë për të përmirësuar dukshëm shërbimin shëndetësor. 630 mijë dollarë sipas Ministrit po investohen pikërisht për ndërtimin dhe rikontruksionin e Poliklinikave. Ai ka thënë ndër të tjera se investime të tilla si vënia në punë me pajisje moderne dy Poliklinikat e tjera të Specialiteteve në Tiranë janë demonstrim i faktit se qeveria, sipas tij, është në drejtimin e duhur për të përmirësuar ndjeshëm kujdesin Parësor në qytetin e Tiranës.
modernizojmë Poliklinikat e vendit
2 Qershor 2015, 14:37