-
Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada
Dhe çdo vit shteti shqiptar merr borxhe të reja, për të shlyer borxhe më të vjetra, ndërkohë që stoku i borxhit dhe interesat që paguajmë për të rriten nga viti në vit. Por një zbutje të këtij problemi për buxhetin e shtetit mund ta bëjë Banka e Shqipërisë.
10 Dhjetor 2024, 13:05 -
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
Kontratën 300 milionë dollarëshe me qeverinë shqiptare, takimet me zyrtarë të lartë të kohës, përfshirë këtu Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishës, David Packouz, ortak i Efraim Diverolit në biznesin e municioneve në Gërdec, e ka rrëfyer në një dokumentar 36 minutash për “Insider”, median prestigjioze amerikane.
9 Dhjetor 2024, 21:03 -
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
Më shumë se 8 milionë euro do të harxhohen nga buxheti i shtetit për vitin 2025 për menaxhimin e mbetjeve. Nga ky fond do të përfitojnë 36 bashki, ku pjesën më të madhe 2.5 milionë € do ta marrë Durrësi, që shpesh ka pasur probleme me trajtimin e plehrave.
9 Dhjetor 2024, 18:39 -
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
E gjithë zona e Dumresë është kthyer në një ullishte masive, ku sot numërohen 1 milion rrënjë. Prodhimi këtë vit është i bollshëm, por për kultivuesit shqetësim mbetet çmimi i ulët i shitjes së vajit të ullirit. Fermerët ankohen për koston e lartë dhe mungesën e leverdisë në treg
8 Dhjetor 2024, 14:03 -
-
Albin Kurti: Pas sulmit në Zubin Potok fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse! Duan destabilizimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se pas sulmit në Zubin Potok mund të fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi.
7 Dhjetor 2024, 18:13 -
Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Lufta mund të ndalet brenda 24 orëve
Petro Poroshenko u takua me zyrtarë të administratës së Presidentit Biden dhe anëtarë të administratës së ardhshme Trump për të ndarë vlerësimin e tij për situatën me të cilën po përballet Ukraina mbi dy vite e gjysmë pasi Rusia nisi sulmin frontal, si dhe vizionin e tij se si mund t’i jepet fund konfliktit.
7 Dhjetor 2024, 15:24 -
-
-
Trafik droge nga Siria drejt BE-së me vlerë 2.7 mln euro, GJKKO jep 107 vite burg ndaj 16 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT)
GJKKO ka shpallur vendimin për 16 të pandehur të lidhur me veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte drogë nga Siria dhe Turqia drejt BE-së, përmes Shqipërisë. Nga hetimet janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 2.7 milionë euro. Grupi, i drejtuar nga Endrit Bakiu, vepronte që nga viti 2020.
5 Dhjetor 2024, 19:59 -
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
Byroja e Kuvendit akordoi sot një fond afro 350 mijë euro për komisionin anti-korrupsion. Fatmir Xhafaj paraqiti një listë me 91 ekspertë, duke u ofruar atyre pagesa për kontributin deri në 8 mijë euro. Komisioni ka pajtuar edhe 23 shqiptarë nga diaspora për të ndihmuar reformën.
4 Dhjetor 2024, 14:03 -
-
Raporti i Bazelit: Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave! Renditet e 37 në botë
Një raport i publikuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje më 2 dhjetor 2024, tregon se Shqipëria ka arritur një rezultat të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vend ynë ka një përmirësim të ndjeshëm teksa lë pas 127 vende të botës.
3 Dhjetor 2024, 09:40 -
-
-
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e parë të dhjetorit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa
2 Dhjetor 2024, 08:04 -
-
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
Hetimi trevjeçar, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët europianë, zbuloi skemën që përfshinte platforma fiktive investimesh. Viktimat josheshin të investonin përmes call center që operonin në Tiranë, duke përdorur faqe si “fx-leader.com”. Fitimet ishin virtuale, ndërsa depozitat zhdukeshin. Në skemë të përfshirë izraeliti, Rafael Genish, si drejtues i aktivitetit dhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup.
30 Nëntor 2024, 10:37
