-
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
30 Nëntor 2021, 16:09 -
Meta kthen ligjin për ‘Bashkëqeverisjen’: Shkel autonominë e pushtetit vendor dhe Kushtetutën! LSI e çoi në Kushtetuese me të njëtat argumente
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas presidentit Meta ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor. Kujtojmë se pas miratimit në Kuvend të ligjit për "Për Bashkëqeverisjen", Lëvizja Socialiste për Integrim njoftoi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas LSI ligji është antikushtetues dhe antiligjor.
30 Nëntor 2021, 11:52 -
-
Hakmarrja e Sali Berishës ndaj perëndimit, sulm SHBA-ve përmes njeriut të rusëve
Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për gazetarin L. Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia, ku sulmon hapur Departamentin Amerikan të Shtetit, Sekretarin Antony Blinken dhe Ambasadoren Yuri Kim të cilën e etiketon si anëtare të partisë socialiste
29 Nëntor 2021, 14:32 -
Policia e Kosovës në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit, 20 mijë euro shpërblim për informacion
Policia e Kosovës është në kërkim të vrasësit të 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit 2 ditë më parë në Gllogjan të Deçanit. Për të arritur sa më shpejt në prangosjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të arsyes pse ka ndodhur ngjarjan Qeveria e Kosovës ka vënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion.
28 Nëntor 2021, 14:21 -
Krimi në Kosovë, sot lamtumira e fundit për maturantët! Autori i sulmit në autobus në arrati dhe i paidentifikuar
Sot përcillen për në banesën e fundit vajza dhe djali vetëm 17-vjeçarë që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla në Komunën e Deçanit në Kosovë. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan të Decanit.
28 Nëntor 2021, 13:00 -
Shqiptarë që presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë
Nga 26 nëntori, së paku disa procedura për shtetasit e dy vendeve pritet të thjeshtëzohen. Në këtë datë, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në Elbasan, nënshkruan marrëveshje për lehtësimin e tyre.
28 Nëntor 2021, 09:36 -
VIDEO/ Të shtëna me kallashnikov drejt autobusit në Kosovë, vritet shoferi dhe dy nxënës, një i plagosur! Dëshmia: Autori ishte i maskuar! Policia: S'bëhet fjalë për sulm terrorist
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
26 Nëntor 2021, 20:17 -
Rriten infektimet dhe viktimat nga COVID në Greqi! 6,602 të infektuar dhe 86 të vdekur në 24 orë! 630 pacientë të intubuar
Shifrat e koronavirusit janë rritur gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar 6,602 raste të reja me koronavirus dhe 86 viktima. Krahasuar me një ditë më parë, kemi 37 raste dhe 8 viktima më shumë.
26 Nëntor 2021, 19:56 -
-
'Alo, doktor'....Kujtimet e Dr. Skënder Bratajt me video: Ram a po e sheh këtë video, ky është momenti kur u shpëtove nga rrënojat e tërmetit
Sot kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Skënder Brataj ka kujtuar momentet e para të tmerri, në telefonatat e mbërritura në Urgjencë ku kërkonin ndihmë, përjetimet e mjekëve si edhe ka publikuar edhe videon nga shpëtimi i një prej qytetarëve që kishte mbetur në rrënoja.
26 Nëntor 2021, 18:22 -
Kush humbi e kush fitoi me paketën e re fiskale! Taksat, akciza dhe tatimi mbi pagat, çfarë u ndryshua
Me gjithë përpjekjet e tyre përmes protestave dhe një takimi me kryeministrin Rama, kërkesat e fermerëve nuk mundën të reflektohen në paketën fiskale. Kronika në vijim na njeh me ndryshimet që do të ndjejnë qytetarët nga janari i vitit 2022 tashmë që paketa fiskale u vulos nga parlamenti.
26 Nëntor 2021, 15:47 -
Një tjetër surprizë nga ‘qielli’ në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri! ‘Vazhdo kështu baba, të duam’, Sabiani merr dhuratën nga fëmijët dhe na emocionon
“Vazhdo kështu baba, të ndjekim çdo sekondë, të duam”, ky ka qenë mesazhi i dërguar nga “qielli” dhe direkt brenda oborrit të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother”.
26 Nëntor 2021, 11:51 -
Tragjedia e brigjeve ujore mes Francës dhe Britanisë së madhe, lidhja e sfondit politik me çështjen e emigrantëve
Në Francë, në Bruksel dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur shprehje keqardhjeje dhe pikëllimi për humbjen e jetëve në kanalin britanik. Megjithatë, në të njëjtën kohë, politika është e ndërthurur në debatin e migracionit dhe azilit.
26 Nëntor 2021, 05:37 -
Humbi ndjenjat gjatë emisionit/Flori Mumajesi mbështet Fifin: Të kryqëzuan që të ndihen superior, të mençur, madje dhe artistë! Taksirat shpirt
Pas mbrëmjes së të martës dhe gjendjes së rënduar emocionale të këngëtares Filloreta Raçi e njohur ndryshe me emrin e artit si Fif një mbështetje nga një ndër miqtë e saj më të mirë, Flor Mumajesi ka ngrihur zemrat e gjithë publikut.
26 Nëntor 2021, 00:40 -
Gati 1 muaj nga Kuvendi, Oerd Bylykbashi del hapur: Në 11 dhjetor shkarkohet Lulzim Basha
Kur kanë mbetur më pak se 1 muaj nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, Oerd Bylykbashi është pozicionuar hapur krah Sali Berishës dhe shprehet i bindur se në 11 dhjetor do të vijë shkarkimi i Lulzim Bashës.
25 Nëntor 2021, 21:45 -
Greqi/ 6,565 raste të reja dhe 78 viktima në 24 orët e fundit! 621 të shtruar në spitale
Shifrat e koronavirusit prej ditësh kanë qenë të larta në vendin fqinj, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 7,108 infektime dhe 93 të vdekur. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë regjistruar në total 17,693 vikima, prej të cilëve 95,4 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe 908,222 të infektuar.
25 Nëntor 2021, 19:24 -
-
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO! Bosi i naftës ende në arrati, foto e tij i jepet Interpolit për ta gjetur
Teksa Rezart Taçi vijon të jetë ende në arrati, dy të besuarit e tij kunati Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash, kanë çuar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri. Ndërkohë mësohet se të dhënat për bosin e naftës, gjeneralitetet dhe foto i janë përcejllë Interpol për ta arrestuar dhe dorëzuar atë më pas në SPAK.
25 Nëntor 2021, 12:28 -
Shqipëria 609 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit! 20 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,804 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin mësohet se janë 7,804 raste aktive me COVID, ndërsa 642 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.
24 Nëntor 2021, 18:30 -
Ekskluzive/ Argita dhe Jamarbri blenë vilë në Gjirin e Lalzit pas shpalljes 'Non Grata', Berisha 190 mijë USD kursime, Luljeta Bozo (me punë privat) 50 mijë USD me pak
Report Tv siguron eksluzivisht deklaratën e fundit të pasurisë së plotë të familjes Berisha. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi shtuan numrin e shtëpive pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të Familjes Berisha. Mister pasuria e Shkëlzenit, nga deklarimi rezulton i pastrehë?!
24 Nëntor 2021, 18:09