-
-
Paris, Nishani dhe Zonja e Parë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, gjatë qëndrimit në Francë për Samitin e Klimës, kanë kryer homazhe mëngjesin e sotëm, në teatrin e Bataclanit, në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris. VIDEO
homazhe në teatrin Bataclan
1 Dhjetor 2015, 10:06 -
-
-
"Do sulmonin Papën", 4 në pranga
Operacioni i policisë së Breshias në bsahkëpunim me atë të Kosovës, ka shpërbërë një celulë terroriste, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona, 3 kosovarë dhe një shtetas maqedonas. "Truri" i grupit terrorist Samet Imishiti është arrestuar në Kosovë i akuzuar për lidhjet e tij me ISIS, ndërsa 3 të tjerët në Itali. 4 të arrestuarit bënin propagandë në rrjetet sociale, ku kërcënonin se " Papa do të jetë i fundit". FOTO
mes tyre 3 kosovarë e 1 maqedonas
1 Dhjetor 2015, 08:14 -
VIDEO/Ja reklama e krishtlindjeve
Si tja bënte plaku i mjerë të mblidhte nipër e mbesa rreth tryezës ti takonte e të çmallej me to? Ndërtoi një skenar mjaft prekës, u dërgoi të gjithëve një mesazh ku thuhej se ai kishte vdekur dhe i caktoi orarin kur t'i shkonin në shtëpi.
më një mesazh kaq domethënës...
30 Nëntor 2015, 21:51 -
Artur Gorishti:Ekspozita me piktura
Artur Gorishti, aktori i njohur shfaqet me një koleksion prej 72 punësh nga krijimtaria e tij “e fshehtë” 25 vjeçare. Punët e tij, piktura e grafika, peizazhe, portrete, brendi, kompozime, apo miks media janë ekspozuar të dielën në Galerinë Kombëtare të Arteve.
moment kthese në karrierën time
30 Nëntor 2015, 21:09 -
-
CBS News: Skandal seksual
Korpusi i Paqes në Shqipëri, një program vullnetar i qeverisë amerikane i shtrirë në 65 shtete, është përfshirë nga një skandal. Lajmi bëhet publik nga televizioni amerikan CBS News, i cili disponon dhe një raport mbi ngacmimet seksuale në të gjitha vendet ku shërben Peace Corps (Korpusi i Paqes). Bonnie Scott një vullnetare e Peace Corps në Shqipëri thotë se në fillim të këtij viti ka njoftuar se një prej zyrtarëve amerikanë ngacmonte seksualish femra shqiptare.
në Korpusin e Paqes në Shqipëri
30 Nëntor 2015, 20:07 -
SHISH, 40 mln lekë të vjetra bileta
Shërbimi Informativ Shtetëror do të blejë 40 milionë lekë të vjetra, bileta për transport ajor ndërkombëtar dhe siguracion shëndetësor. Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë biletat do të blihen me prokurim të hapur, por pa identifikuar vendin ku do të udhëtojnë zyrtarët e SHISH. Për blerjen e tyre do të përdoret Agjencia e Prokurimit Publik.
avioni për udhëtimet në vitin 2016
30 Nëntor 2015, 19:55 -
FOTOLAJM/Deputeti "Kaubojs" nga
Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj duket se është i dashuruar pas makinave legjendare. Pasi në ditët e para si deputet përdori një makinë “Mercedes Benz”, tashmë deputeti i Qarkut të Lezhës do të përdorë një tjetër makinë.
"gangster" shndërrohet në aristokrat
30 Nëntor 2015, 18:05 -
VIDEO/ Gëzuar çlirimin nga 2018m
Këta të rinj duket se kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe reshjett e dëborës dhe janë ngjitur në 2018 metra lartësi në malin e Korës në Vlorë. Entuziasmi dhe dëshira për të bërë diçka ndryshe nga të tjerët kanë qënë kryefjala e sfidës së tyre në këto festa nëntori.
lartësi, ja sfida e këtyre të rinjve
30 Nëntor 2015, 15:51 -
-
-
Tregtarët protestë te kryeministra
Tregtarë nga qytete të ndryshme si dhe punonjës të profesioneve të lira kanë protestuar këtë të hënë para kryeministrisë kundër ligjit të taksave që parashikon gjoba nga 5-100 milion lekë të vjetra. Tregtarët premtuan përshkallëzim të protestave në rast se qeveria nuk do të tërhiqet nga ky ligj.
"Të shfuqizohet ligji i taksave"
30 Nëntor 2015, 14:02 -
Videolajm/ ISIS terrorizon Korçën
ISIS - Allahu Akbar - Këto mbishkrime të shkruara në fasadat e pallateve kanë terrorizuar banorët e Korçës. Gjatë natës, persona ende të paidentifikuar kanë shkruar me spraj me ngjyra fjalë të tjera si AK-47 (kallashnikov) "pa fe - pa atdhe - vetëm anarkistë". Banorët: Jemi të frikësuar, këtu jetojnë edhe disa besimtarë radikal myslimanë. VIDEO FOTO
banorët: Nuk flasim dot, kemi frikë
30 Nëntor 2015, 13:24 -
Kinezët ndërtojnë autostradën
“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, lajmëroi vetë kompania ditën e enjte.
Mal i Zi-Shqipëri, nis në korrik '16
30 Nëntor 2015, 12:29 -
"Alenfra" seli fiktive në Kavajë
Një sasi prej 716.93 karat diamante janë përdorur nga kompania "Alenfra Shpk" me seli në Kavajë për të pastruar dy milion euro nga Panamaja në Shqipëri e më pas drejt Tanzanisë. Shqiptarja.com ka siguruar materialin e prokurorisë, ku rezulton se paratë kanë qëndruar një javë në Shqipëri dhe është kërkuar të transferohen më pas në Tanzani. Prokuroria: "Alenfra shpk" me seli fiktive në një lokal në Kavajë. Pronari: Nuk e kam dhënë me qiraAntimafia i 'ngrin'' 2 mln € firmës së diamanteve
4 shtete për të pastruar paratë
30 Nëntor 2015, 12:07 -
Kosovë, shkon në pesë numri i
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Amnesty International: Të hetohen veprimet e policisë. Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm VIDEO FOTO
deputetëve opozitar të arrestua
30 Nëntor 2015, 11:00 -
Obama në Paris, vendos lule në nder
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka vizituar teatrin e Bataclanit, menjëherë pas mbërritjes në Paris, ku do të marrë pjesë në samitin global mbi ndryshimet klimatike. I shoqëruar nga presidenti francez Francois Hollande dhe Kryetari i Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, Obama vuri një trëndafil të bardhë, në vendin ku humbën ku 90 persona nga sulmet terroriste të 13 nëntorit.
të viktimave të sulmeve në Bataclan
30 Nëntor 2015, 09:48 -