-
G7, Merkel dhe xhaketa pjepri mes
Gjatë mbledhjes së samitit të G7 kanë qenë të pranishëm emra të shumtë të politikës botërore duke përmendur këtu Presidentin e SHBA-së Barack Obama, kryeministrin britanik David Cameron, Presidentin e Francës Francois Hollande, Kryeministri i Italisë Matteo Renzi etj.
të zezës e grisë së burrave
9 Qershor 2015, 11:19 -
Kandidatët për Tiranën Veliaj
12 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2 kandidatët kryesorë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova dhe Erion Veliaj janë takuar për herë të parë në një forum te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Forumi parashikonte intervista të veçanta me secilin prej 6 garuesve për Tiranën, pasi debati edhe në këto zgjedhje duket i pamundur, por të paktën Halim Kosova e Erion Veliaj i shtrënguan dorën njeri-tjetritVIDEOIntervista e Veliajt ne aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise
dhe Kosova shtrëngojnë duart
9 Qershor 2015, 11:05 -
-
-
Urdhër arresti për Becchetin
Veç mediave vëndase një jehonë të madhe i kanë kushtuar edhe thuajse të gjitha mediat italiane urdhërit për arrestimin e Francesco Begetit.Gazetat më në zë italiane si Corriere, La stampa, TG Com 24, Rai news etj shkruajnë thuajse njëzëri se pronari i Agonit akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash.
Mediat italiane jehonë lajmit
9 Qershor 2015, 09:39 -
-
Vendimi i fundit, Heroi Isa
Më në fund, vendim pas vendimesh (Ku njëri vendim qeveritar rrëzon tjetrin!), eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të vrarë në janar të vitit 1916 në Podgoricë të Malit të Zi, do të varrosen të mërkurën, më 10 qershor, në orën 15.00 në fshatin e tij të lindjes, Boletin..
Boletini do të prehet në Mitrovicë
9 Qershor 2015, 08:00 -
Igli Kokalari në "5 Pyetjet":
Kandidati për bashkinë e Gjirokastrës Igli Kokalari në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se nëse do të fitojë zgjedhjet e 21qershorit në bashkinë e Gjirokastrës do të vazhdojë projektet e nisura nga ish-kryebashkiaku i majtë, Flamur Bime. VIDEO
Ja projekti im për Gjirokastrën
8 Qershor 2015, 22:49 -
Shkupi bllokon prodhimet shqiptare
Prodhimet “Made in Albania” janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës teksa do të eskportoheshin për në Maqedoni. Shtimi i prodhimeve bujqësore kryesisht fruta dhe perime që sigurohen nga vetë shteti maqedonas është bërë shkak që mallrat shqiptare të bllokohen në pikën kufitare. VIDEO
Kamionët 3 ditë në Qafë-Thanë
8 Qershor 2015, 21:37 -
Mbyllet në Velipojë etapa e parë
Është zhvilluar ditën e sotme, Etapa e 1 e garës Rally Albania 2015.Pas kolaudimit paraprak në prologun e djeshëm ku konkurentët testuan gjendjen e mjeteve të tyre, sot nisi gara e vërtetë.Me një itinerar i përzgjedhur me shumë kujdes nga organizatorët, nga Velipoja 150 garuesit e edicionin të 11-të patën fatin të përshkonin në 240 km një prej zonave më të bukura të Thethit dhe njëkohësisht ndër më të vështirat sa I takon kushteve të terrenit. FOTO
e aventurës Rally Albania 2015
8 Qershor 2015, 20:23 -
-
Bojaxhi: Projekti për Bulevardin
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej sipas tij, projekti për bulevardin e ri të Tiranës. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu, sipas Bojaxhi, hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi. vendore
e ri, i lidhur me klientë të Bashës
8 Qershor 2015, 18:32 -
-
Gjermani, Merkel pret Obamën
Presidenti Amerikan Barack Obama ndodhet në Gjermani ku po zhvillohet samiti i G7. E me sa duket këto ditë të samitit nuk janë vetëm ditë ngarkese por edhe relaksi. Ai është fotografuar teksa po shijonte një mëngjes bavarez i rrethuar jo vetëm nga zyrtrë të tjerë, por edhe njerëz të thejshtë. Angela Merkel e ka trajtuar Presidentin amerikan me nderimet e duhura, duke i servirur specialitetet lokale ku përfshiheshin Ëeissëurst dhe birra në fshatin alpin të Kruen të dielën, përpara nisjes së samitit.
me birra para samitit të G7
8 Qershor 2015, 17:45 -
Çako me amb. grek Rokanas:
Policia greke dhe ajo shqiptare duhet të forcojnë më tepër bashkëpunimin kundër terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Ky ishte konkluzioni i takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, me ambasadorin grek në Tiranë Leonidhas Rokanas.Gjatë takimit, Çako dhe Ambasadori i Greqisë Rokanas vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie. VIDEO
Bashkëpunim kundër terrorizmit
8 Qershor 2015, 17:33 -
Rezidenca e PR 3 vite pa paguar
Tre vite pa paguar energjinë elektrike, rezidenca e Partisë Republikane në Tiranë përballet me përmbarimin për të paguar borxhin pranë korporatës energjetike.Sipas vendimit Përmbarimi duhet të ekzekutojë këtë borxh pasi faturat e papaguara janë cilësuar titull ekzekutiv dhe duhen likuiduar për llogari të operatorit të energjisë.
dritat, Gjykata: T’i merren paratë
8 Qershor 2015, 17:22 -
-
-
Basha takon Yee: Mazhoranca nuk
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu të cilëve u ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA dhe ambasadori Lu po i japin iniciativës së Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit. Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë me ta shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës, sipas tij, për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.
e do procesin e dekriminalizimit
8 Qershor 2015, 16:16 -
Kryemadhi me gratë: Këshilli
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi gjatë një takimi me gratë e Farkës, Lundrës dhe Bërzhitës se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet dhe do të punojnë për të zgjidhur problemet e banorëve të këtyre zonave në mënyrë që të garantohet më shumë punësim dhe mirëqënie për ta. “Që të ushtrojnë në Këshillin bashkiak të Tiranës për hallet dhe problemet, jo vetëm të grave dhe të vajzave të Krrabës, të Bërzhitës, të Petrelës, të Mulletit, por të punojnë për të gjitha hallet e banorëve të këtyre zonave”, - tha Kryemadhi.
Bashkiak do të zgjidhë problemet
8 Qershor 2015, 16:04 -