-
Rishikimi i 3 i buxhetit/Bien me 63 mld lekë të ardhurat, ekspertët: Është borxh i qytetarëve!
Rishikimi i tretë i buxhetit i cili rriti ndjeshëm shpenzimet dhe uli të ardhurat për ekspertët tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhemi aktualisht. Ekspertët Azmi Stringa dhe Klodian Muço thonë për Report TV, se barra mbi qytetarët do të rritet, si dhe rrezikojmë të kemi më pak para në xhepat e tyre.
11 Korrik 2020, 17:35 -
Të 'shpëtojmë Shqipërinë' apo të shpëtojmë partinë
Ekspertët e “shpëtimit të Shqipërisë nga pandemia”, nuk po merren aq shumë me vizitat e kryeministrit Rama në Kosovë, me bujën e madhe të takimeve aq të nevojshme atje, sa po merren me “rritjen e borxhit, rritjen e varfërisë, rritjen e numrit të personave të infektuar”.
6 Korrik 2020, 16:28 -
-
-
Në Itali regjistrohen 21 viktima dhe 469 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit
1 Korrik 2020, 17:53 -
Heqja e TVSH-së/ Burime: Në diskutim edhe pragu i tatimit, mund të rritet nga 2 në 8 mln lekë
Dy janë drafte kryesore që po diskutohen në Ministrinë e Financave për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Burime konfidenciale thonë për Report TV se versioni i parë është heqja totale e TVSH-së për këtë kategori, dhe versioni i dytë është që fasha e re të mos jetë 14 milionë lekë por 8 milionë lekë.
27 Qershor 2020, 16:31 -
300 vetë për minoritet! Kreu i PDIU-së ultimatum qeverisë: Tërhiquni, ose protesta! (VIDEO)
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU e konsideron nismën një hap drejt që bën realitet agjendën greke për Vorio Epirin dhe që rrezikon Himarën e Konispolin. Idrizi paralajmëron edhe një valë protestash kundër propozimin ligjor.
26 Qershor 2020, 17:32 -
-
Përçahet opozita parlamentare, por të gjithë janë kundër paktit Rama-Basha! 11 deputetë dalin me 8 propozime
Mes 11 deputetëve që kanë dalë me propozimet e reja janë; Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla.
15 Qershor 2020, 15:42 -
Autoambulanca, respiratorë e maska, arrin pjesa e dytë e ndihmës nga BE, Soreca: Kriza s'ka mbaruar, respektoni masat (VIDEO)
Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend.
15 Qershor 2020, 13:18 -
Eurobondi 650 mln euro, Bardhi: Kryeministër i dështuar, me qeveri të falimentuar që ka braktisur 3 milionë shqiptarë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Eurobondin me vlerë 650 euro që Shqipëria ka arritur që të sigurojë në tregjet ndërkombëtare. Ai është shprehur se 450 milionë euro qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.
10 Qershor 2020, 18:24 -
E quajti 'Balonë tabake', Tabaku i përgjigjet Ramës: Eurobondin do ta çosh për projekte korruptive
Jorida Tabaku: 650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.
10 Qershor 2020, 16:33 -
-
-
Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029
Biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë jo vetëm do të përjashtohet nga taksat deri në vitin 2019 por nuk do të kontrollohen as nga inspektorët. Mbi këtë sistem të ri monitorimi ka folur sot kryeministri Edi Rama sipas të cilit kjo është një formë për të kontrolluar edhe biznesin e madh.
10 Qershor 2020, 14:09 -
Eurobondi 650 mln €, Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, kryeministri mburret se merr një të ri
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vendi ynë është me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%
9 Qershor 2020, 20:09 -
Eurobondi 650 mln €, Rama: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet
Sipas, kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Në postimet e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.
9 Qershor 2020, 18:26 -
Edvin Kulluri: PD një parti konfuze! Basha me motor një mijësh nuk fiton dot! Duhet një koalicion i djathtë serioz (VIDEO)
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri dhe një nga kritikët e Lulzim Bashës thotë se marrëveshja për reformën zgjedhore nuk e zgjidh problemin. Në një intervistë për Report TV në emisionin "Sot Live në Shqipëri", Kulluri tha se e gjithë kauza e opozitës se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën tashmë ka rënë.
8 Qershor 2020, 14:17 -
-
Eurobondi 650 milionë euro, ekspertët: Mund të merret brenda vendit! Të studiohet tregu
Kuvendi miraton me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim projektligjin për emetimin e eurobondit dhe përjashtimin e tij nga taksat dhe tatimet. Aprovimin për projektligjin e ka dhënë edhe Presidenti Ilir Meta, pasi në të janë reflektuar edhe ndryshimet e propozuara nga presidenti. Ndërkohë ekspertët këshillojnë Ministrinë e Financave të studiojë mirë tregun e huaj dhe më pas të emetojë Eurobondin 650 milionë euro.
4 Qershor 2020, 16:58 -
Ligji për eurobondin pëson ndryshime, miratohet nga Kuvendi! Presidenti dekreton hyrjen në fuqi menjëherë
Kuvendi i hap rrugën emetimit të eurobondit të ri. Në seancën e sotme plenare është miratuar me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim projektligji "Për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen", që hap praktikisht procedurën për të marrë këtë borxh të ri.
4 Qershor 2020, 15:35