-
Peshku ‘koran’ nuk është më specie e rrezikuar! Jaçe: Këtë vit hedhim 60% më shumë rasat se vitin e kaluar
Korani që rritet vetëm në liqenin e Ohrit nuk është më specie e rrezikuar. Organizata e Menaxhimit te Peshkimit bën të ditur se çdo vit hidhet rasat dhe kjo ka shtuar sasinë e peshkut në liqen. Po kështu është ndaluar gjeuetia e paligjshme.
27 Tetor 2023, 17:02 -
-
-
-
Shiste pajisje elektronike pa fatura, arrestohet administratori i dy dyqaneve në Lezhë! Sekuestrohen celularë me vlerë 70 mijë euro
Një 37-vjeçar, administrator i dy dyqaneve për pajisje elektronike ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se shiste mallra të kontrabanduara. Ndërsa 217 celularë në vlerën e 70 mijë eurove u sekuestruan nga policia.
27 Tetor 2023, 12:50 -
Rama në inaugurimin e sheshit ‘Konstatinos Mitsotakis’ në Dropull: Keqkuptimet kalojnë, shqiptarët e grekët si dy pika uji! Do të doja të ishte dhe Kyriakos
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e sheshit të Derviçanit që do të mbarë emrin e Konstantinos Mitsotakis, pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin! I pranishëm edhe ish-ministri i Jashtëm grek Avramopulos
27 Tetor 2023, 10:27 -
VIDEO/ Një ditë më parë iu vra familja gjatë sulmeve ajrore izraelite, gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni
Më pak se 24 orë pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë
27 Tetor 2023, 10:10 -
Përgjimet ne SKY ECC, goditet një tjetër grupi kriminal, 78 të arrestuar në Itali e Spanjë
Europol në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Policinë Rajonale Katalane spanjolle (Mossos d’Esquadra) kanë goditur një rrjet të madh kriminal që qëndron pas disa tonëve marinuanë që trafikoheshin në BE. Hetimi, i mbështetur gjithashtu nga Eurojust, i dha një goditje rrjetit të pastrimit të parave që pastronte të ardhurat e paligjshme
27 Tetor 2023, 09:36 -
Publikohet lista e 262 profesioneve të të vetëpunësuarve, që do të jenë objekt tatimi 13-23%
Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi
27 Tetor 2023, 09:15 -
Biden paralajmëron Iranin: Mos vendosni në shënjestër trupat amerikane në Lindjen e Mesme
Presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon
27 Tetor 2023, 08:57 -
GOLAT/ Aston Villa 'poker' Alkmaarit, Ballkani mposhtet në Prishtinë nga Astana! Fitojnë Fenerbahce dhe Lille në Conference League, Muçi deçiziv te Legia
Conference League zhvilloi ndeshjet e treta në grupe. Me fillim nga 18:45 në "Fadil Vokrri", Ballkani u mund 1-2 nga kazakët e Astanës. Tri pikë për Aston Villan, që mund Alkmaarin në Holandë. Fitore edhe për Fenerbahcen, Gent dhe Lille e Brugge. Në 21:00 u luajtën ndeshjet e tjera, teksa tri pikë morën PAOK, Frankfurt dhe Fiorentina. Legia e Varshavës fitoi në transfertë me Zrinjski, me Muçin që la gjurmë në këtë duel.
26 Tetor 2023, 23:05 -
Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Çfarë thotë Kodi i Procedurës Penale dhe rastet që parashikohen me ligj
Sali Berisha kërkoi përmes 2 avokatëve të përjashtojë gjyqtaren Irena Gjoka nga vlerësimi i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, me argumentin se për këto masa, duhej të kishte marrë më parë, autorizimin e Kuvendit duke qenë se është deputet. (Të paktën kjo është thënë publikisht nga Berisha dhe avokatët mbrojtës, pasi kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares nuk është bërë publike akoma)
26 Tetor 2023, 13:13 -
Rama inspekton punimet e Lungomares në Vlorë, s’komenton vendimet e GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomare 3, projekt që sipas tij kthen Radhimën e Orikumin si plazhet e Spanjës. Rama ka kaluar pa koment pyetjen e gazetarëve për hetimin dhe Sali Berishës dhe arrestimin e dhëndrit të tij.
26 Tetor 2023, 12:28 -
Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023! UNDP, vlerëson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare
Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në një mbrëmje elegante gala.
26 Tetor 2023, 12:14 -
-
Përgjimet në 'Sky Ecc' fundosin grupin shqiptaro-italian të drogës, sekuestrohen 1 milion euro pasuri, mes 15 të arrestuarve një shqiptar
Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Ndërhyrjet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit
26 Tetor 2023, 11:51 -
Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare
Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës, është vënë në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, si person i dyshuar se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor dhe në masë “arresti në burg” u vunë 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë. 49 pasuri u sekuestruan, mes të cilave 16 apartamente dhe 27 llogari bankare.
26 Tetor 2023, 10:51 -
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
Studentët e vitit të parë të Mjekësisë protestuan të vetëm kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri. Ata kërkuan ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
26 Tetor 2023, 09:11 -
Dialogu/ Nuk ka marrëveshje në Bruksel, Borrell: Palët i vunë parakushte njëra-tjetrës, s’patën gatishmëri për pajtim
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përmbyllën një maratonë takimesh sot në Bruksel pa ndonjë pajtim. Qeveria e Kosovës tha se ata janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen, por Vuçiç ka refuzuar
26 Tetor 2023, 08:48 -
SHBA/ Masakra në Lewiston, vijojnë kërkimet për autorin të dyshuar të vrasjes së 18 personave, 13 të plagosur! Banorëve u kërkohet të qëndrojnë të mbyllur (FOTO+VIDEO)
Policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Mainit, në SHBA. Mbyllen dhe shkollat.
26 Tetor 2023, 07:27 -
GOLAT/ PSG mund 3-0 Milanin dhe vështirëson rrugën e italianëve! Barcelona bën ligjin në Champions League, fitojnë City dhe Dortmund
Champions League mbylli javën e tretë të ndeshjeve në grupe. Këtë të mërkurë gjithçka nisi me dy ndeshje në 18:45. Barcelona fitoi 2-1 kundër Shakhtar Donetsk, teksa Feyenoord mposhti në Roterdam 3-1 Lazion. Në 21:00 PSG fitoi 3-1 me Milanin në Paris. Tri pikë edhe për Dortmund, Man. City dhe Porto.
25 Tetor 2023, 23:05
