-
-
Në super formë, Dua Lipa ndan me fansat foto nga pushimet në bregdetin e Shqipërisë
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka zgjedhur edhe këtë vit që pushimet t’i kalojë në bregdetin shqiptar. Prej disa ditësh ajo ndodhet në jug të Shqipërisë duke shijuar pushimet dhe duke u relaksuar pak përpara koncertit ‘Sunny Hill’.
19 Gusht 2022, 20:40 -
498 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë! Një 72-vjeçar ndërron jetë
498 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Këto të dhëna vijnë pas 1412 testimeve të kryera në gjithë vendin. Sakaq një 72-vjeçar ka ndërruar jetë nga COVID. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë
19 Gusht 2022, 17:23 -
-
'Plumbi i Artë', në pranga bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, së bashku morën pjesë në grabitje me armë! 49-vjeçari arrestohet në Durrës (Emri)
Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak është arrestuar nga policia e Durrësit. 49-vjeçari akuzohet për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal.
19 Gusht 2022, 10:57 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:09 -
DOKUMENTI/ PS gati projektligjin: Ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit iu ndalohet kandidimi, shkarkohen ose humbin mandatet
Partia Socialiste i ka gati ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit që largon nga politika Ilir Metën, me dyshimet për këtë të fundit si “bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”, por edhe Sali Berishën e shpallur 'Non Grata' nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA.
18 Gusht 2022, 16:48 -
-
Berisha 'përballet' me ligjin '7501'! Fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës
Gjatë takimit me fermerët në Kashar, Sali Berisha është gjendur përballë ankesës së një prej fermerëve. Ai i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.
18 Gusht 2022, 14:00 -
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.
17 Gusht 2022, 20:52 -
-
-
Çmimi i naftës në tregjet globale ulet ndjeshëm, arrin në shifrat e para luftës në Ukrainë! Në Shqipëri ende nuk ka reflektim
Çmimet globale të naftës kanë pësuar rënie shumë të madhe, duke arritur nivelet që kanë pasur para luftës në Ukrainë. Kjo sipas analistëve ka ndodhur edhe për shkak të shqetësimeve për rritjen e dobët të ekonomisë së Kinës, që ka ardhur si rrjedhojë e izolimeve të vazhdueshme nga përhapja e COVID dhe rënies së aktivitetit ekonomik në sektorin e pasurive të paluajtshme.
16 Gusht 2022, 21:43 -
Regjistrohen 712 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 2 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 712 qytetarë. Fatkeqësisht dy qytetarë, një 73-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Gjirokastra, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.
16 Gusht 2022, 17:21 -
FOTOT/ Refuzoi të takonte Begajn në Kuvend, por kreu i LDK takoi Gjukanoviçin në hotel dhe Ramën në kafe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku refuzoi të zhvillojë një takim me Begajn me arsyetimin se ky i fundit nuk pranoi t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë. Sipas një reagimi LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.
16 Gusht 2022, 16:29 -
-
'E ardhme e errët, sidomos për gratë', një vit nga sundim i talebanëve në Afganistan
Talebanët shënuan një vit në pushtet të hënën, por festa ishte e zbehtë në kohën kur Afganistani po lufton me varfërinë në rritje, thatësirën, kequshqyerjen dhe shpresën e zbehur të grave se ato mund të kenë një rol vendimtar në të ardhmen e vendit.
15 Gusht 2022, 16:47 -
-
‘Shqipëria: Cilat janë vendet që duhen vizituar në tokën e optimizmit?’! Rama publikon shkrimin e medias franceze: Turistët nga Franca u dyfishuan
Numri i turistëve francezë është dyfishuar gjatë periudhës janar-korrik krahasuar me një vit më parë. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama sot përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, në vitin 2022 Shqipëria është vizituar nga 38.915 turistë, ndërsa një vit më parë në vendin tonë kanë hyrë 19.184 francezë.
14 Gusht 2022, 11:36 -
Ulja e numrit të lindjeve, Meta: Bonusi që jep qeveria i pamjaftueshëm, do hartojmë një program për të mbështetur familjet e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë.
14 Gusht 2022, 11:07 -
Tirana 'epiqendra' e virusit! Sot 564 qytetarë të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19
Ditën e sotme është regjistruar në ulje e lehtë e të infektuarve me COVID-19. Sot janë konfirmuar pozitiv me COVID 564 qytetarë, nga 695 që ishin një ditë më parë, e ndërsa për fat të keq virusi ka marrë një tjetër jetë. Viktima është një qytetar nga Tirana 81 vjeç.
13 Gusht 2022, 17:28
