-
Inceneratori i Elbasanit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllakos dhe 7 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit.
5 Maj 2023, 16:52 -
Teatri për të rinj, shpallen 10 fituesit e fondit prej 10 mln lekësh
Fondi i Teatrit për të Rinj është një nga ato raste të shumta iniciativash të Ministrisë së Kulturës, në përputhje me misionin dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit.
5 Maj 2023, 15:57 -
Elbasani kampion me goleadë, trajneri dhe futbollistët: Objektivi u arrit, sezonin e mbyllim me trofe kundër Vorës
Elbasani kurorëzoi titullin në Kategorinë e Dytë grupi B duke shkatërruar 6-0 Tepelenën. Drejtuesit dhe futbollistët ishin të emocionuar për ngjitjen në një kategori më lart, ndërsa ndeshja u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.
5 Maj 2023, 13:17 -
KQZ teston pajisjen e identifikimit elektronik, Celibashi: Teknologjia shmang tentativat e votimit disa herë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se është krijuar një sistem i tillë shmang tentativat e votimit disa herë
5 Maj 2023, 11:52 -
-
-
-
Testohet pajisja për votim elektronik, Celibashi: Garanton 100% fshehtësinë e votës! Në Elbasan, Vorë e Kamëz rezultati del brenda 30 minutave
Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat u shpreh se nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik. Në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave
4 Maj 2023, 11:48 -
Historia e panjohur që rrënoi Shqipërinë! Si ‘avulluan’ tonelata me ar në vitet ‘80-të me anë të ‘kambizmit’ të firmave fantazmë dhe si u justifikuan nga Ramiz Alia
Vlerat monetare të familjes Hoxha, sipas disa dëshmive, i ka qarkulluar në Perëndim dhe më tutje një njeri i afërt i djalit të Enver Hoxhës, Sokolit. Ky njeri quhej Shkëlzen Doçi. Ai brodhi për shumë vjet në Francë, Kanada dhe Amerikën e Jugut, për të qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar, në emër të familjes Hoxha. Në vitin 1983, Shkëlzen Doçi arrestohet së bashku me dirigjentin Gaspër Çurçia, si “falsifikator i biletave të trenit”. Shkëlzen Doçi, në gjyq nuk foli thuajse fare
3 Maj 2023, 22:30 -
Akuzat e Nokës se PS ka caktuar drejtorët që do të blejnë votat në Elbasan, Gjiknuri flet për Report TV: Po kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës
Akuzave të bëra nga deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka se në Elbasan janë caktuar drejtorët që do merren me blerjen e votave pro PS-së për zgjedhjet e 14 majit, sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e rradhës.
3 Maj 2023, 18:16 -
-
Noka në ‘Kontrast’: Në Elbasan janë caktuar drejtorët që do të blejnë vota! Të mbahen në vëzhgim! Firmën për komunistin Marko Dajti e dhashë se e kam fqinj
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve që të blejnë vota.
3 Maj 2023, 14:25 -
-
Sondazhi i Piepolit/ PS mund me diferencë koalicionin Berisha-Meta në rang kombëtar! Këlliçi humb 11% të votave prej posterit me gishtin e mesit
10 ditë para zgjedhjeve, sondazhi i Piepolit nxjerr fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë, me Erion Veliajn që thellon fitoren. Lideri më pak i besueshëm për shqiptarët është Ilir Meta, ndërsa për shkak të posterit me gishtat e mesit lart, mbështetja për Belind Këlliçin ulet me 11%. Nëse në 14 maj, do të mbaheshin zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore, në rang kombëtar PS rezulton fituese me 48-52%.
3 Maj 2023, 07:11 -
Frrok Gjini pranon mandatin dhe do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit! Nesër KQZ e miraton pas dorëheqjes së Benet Becit
Frrok Gjini pritet që nesër të marrë mandatin e deputetit dhe në seancën më të parë do të betohet për t’u bërë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipëri. Gjini do të jetë përfaqësues i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, pasi do të zevëndësojë kështu Benet Becin, që la mandatin për të garuar si kryebashkiak
2 Maj 2023, 21:39 -
Alibeaj me kandidat të tijin më 14 maj, Dash Sula: ‘Bie erë e keqe’! Në fushatë për kandidatët e 'BF', në Elbasan fitojmë 4 bashki
Deputeti i PD Dash Sula, i cili ka dalë në fushatë për koalicionin Berisha-Meta, u shpreh optimist sot duke thënë se në qarkun e Elbasanit opozita do të fitojë të paktën 4 bashki. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin dhe Belsh, e ndërsa Bashkinë e katërt refuzoi që ta thoshte.
2 Maj 2023, 17:55 -
-
-
‘Vendoret’/ Bejko: Refuzoni politikën e mashtrimit! Maçi: Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim
Teksa jemi 13 ditë larg zgjedhjeve vendore, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre në kuadër të fushatës elektorale.
2 Maj 2023, 11:01 -
14 maji, nesër në Report Tv sondazhi i pestë i ‘Piepoli’! Cila forcë fiton në rang në kombëtar dhe kush është kandidati i preferuar në Tiranë?
Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet të parashikojë prirjen e votës së partive dhe koalicioneve në nivel kombëtar ndërsa ka kaluar pjesa më e madhe e fushatës elektorale
2 Maj 2023, 08:20 -
Pas Belos, edhe kandidati i PD në Kamëz Arjan Hoxha me diplomë false! Mashtrim me dokumentet e kandidimit?
Pas Belind Këlliçit, kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, një tjetër kandidat i të njëjtit çift politik rezulton me probleme me shkollimin. Nëse Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe nuk dihet nëse ka diplomë të shkollës së lartë, kandidati i çiftit Meta-Berisha për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë.
1 Maj 2023, 17:59