-
VIDEO/ I moshuari përplaset nga makina në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarje por rikthehet! I lënduari pikaset nga drejtori i policisë
Një makinë tip Skoda ka përplasur një të moshuar në Elbasan, i cili ka mbetur i plagosur. I lënduari është pikasur nga vete drejtori i policisë Elbasan, Ardjan Çipa.
2 Qershor 2022, 21:50 -
-
Broja lë pas COVID-it, kombëtarja e pret në grumbullim! Islanda kundërshtari i parë, kuqezinjtë bilanc negativ
Në ditën e 7 të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Kombeve kombëtarja ka marrë një lajm të mirë. Armando Broja është rikthyer të stërvitet dhe pritet shumë shpejt të bashkohet me kuqezinjtë në Durrës. Ndërkohë sa i përket kundërshtarit të parë, Islandës, kuqezinjtë kanë një bilanc negative, por ndeshja e fundit është fituar me shifrat 4-2.
2 Qershor 2022, 15:10 -
-
-
-
Ekskluzive/ Pse po fshihet vdekja në kantier e punëtorit invalid?! Kolegu: Punuam bashkë në pallat! Kompania ‘Eral’ e mohoi, burime: Punonjës i një nënkontraktori nga Elbasani
Report Tv sjell fakte dhe dëshmi ekskluzive nga vdekja e 34-vjecarit Maksim Debrova në pallatin që po rikonstruktohej në Milot. Dëshmia kyçe e kolegut të Debrovës, të cilën autoritetet ende nuk e kanë administruar si provë, hedh poshtë pretendimet e kompanisë 'Eral Conctruction' se 34-vjeçari nuk vdiq duke punuar, pasi në dëshminë para familjarëve, ai tregon se më 25 maj, ditën e ngjarjes së rëndë, kanë qenë bashkë duke punuar në pallatin prej nga Debrova ra nga kati i pestë.
1 Qershor 2022, 20:24 -
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan në 2012, përplasen në gjykatë i penduari i drejtësisë e Ardian Çapja! Bardhi: Ja si më porositën, i vrava për para! Çapja: Mashtrues ordiner
Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.
1 Qershor 2022, 15:20 -
Në fund të këtij muaji do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri! Kërkesa e Kurtit: Deri më 10 qershor të jenë gati draft-marrëveshjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet në fund të qershorit.
1 Qershor 2022, 14:35 -
Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për diskriminimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën 'Naim Frashëri' në Korçë
Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor të martën shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për fenomenin e racizmit, ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë
1 Qershor 2022, 09:55 -
-
Pirateri me televizionet kabllore në Elbasan, SPAK çon për gjykim dosjen: Pronarët u jepnin ryfshet zyrtarëve të AMA-s
SPAK ka mbyllur hetimet për korrupsionin e favorizuar nga AMA për kompanitë e TV kabllore në Elbasan. SPAK ka çuar për gjykim tetë të pandehur, Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi e Shkëlqim Sula, pronarë e punonjës të televizioneve kabllore.
31 Maj 2022, 16:06 -
I vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit, arrestohen 2 administratorët! Në kërkim i treti dhe drejtuesi teknik
Dy administratorë firmash private u arrestuan dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim pasi kanë vjedhur me anë të tenderit për sistemin ngrohës dhe ftohës të Prokurorisë së Elbasanit. Në bashkëpunim me një drejtues teknik ata kanë montuar pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt .
31 Maj 2022, 12:01 -
-
Tur çiklizmi në gjithë Shqipëri, ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi në disa qytete
Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhvillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, Policia ka marrë masa për kufizimin e qarkullimit në disa qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.
30 Maj 2022, 15:55 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.
30 Maj 2022, 14:06 -
Maksim Debrova dyshohet se ishte punësuar nga nënkontraktori i 'Eral Construction', po punonte në kantierin e kësaj kompanie kur humbi jetën
Dyshohet se 33-vjeçari ka qenë duke punuar për llogari të nënkontraktorit të 'Eral Construction' kur ka ndodhur aksidenti. Kjo provohet edhe nga rrobat e punës që viktima ka pasur veshur, ndërsa është marrë dhe dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nga vetë punëtorët. Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me rastin.
30 Maj 2022, 12:35 -
Studimi në shkollat 9-vjeçare të Elbasanit, problemet me të cilat hasen të rinjtë! Nga bullizmi te përdorimi i drogës
1 në 3 të rinj të intervistuar pohojnë se kjo grupmoshë ka shpesh probleme me bullizimin në shkollë, duhanpirjen dhe përjetim të ankthit e stresit, problematika këto që shtrihen deri në 62%-73% edhe pse me frekuencë më të ulët. Bullizmi, paragjykimet dhe dhuna verbale raportohet të ndodhin më së shumti mes djemve, ndërsa pranojnë ne diskutime se ka edhe femra dhunuese
30 Maj 2022, 09:24 -
-
Moti i keq/ Rrebeshi i shiut thyen pemën në Elbasan, bllokohet rruga! Në Maliq, breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve! Aksident në Librazhd, makina rrëshqet në rrugë
Reshjet e dendura të shiut, ndonëse nuk zgjatën për shumë orë, ka sjellë problematikat e para. Në Qytetin e Elbasanit, si pasojë e rrebeshit të shiut është thyer një pemë dhe ajo ka bllokuar rrugën pranë Urës së Zaranikës.
29 Maj 2022, 14:27 -
