-
COVID/ 3 viktima dhe 477 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, ndërsa vijon të rritet edhe numri i infeksioneve ditore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7733 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me COVID 477 persona.
18 Gusht 2021, 17:24 -
4 vatra zjarri problematike në veri të vendit! Shuhen flakët në Malin e Rrajcës në Prrenjas, mbi 300 forca në terren
4 vatra zjarri janë problematike në vendin tonë, ku flakët po shkrumbojnë prej ditësh dhjetëra hektarë tokë. Në raportimin ditor të ministrisë së mbrojtjes bëhet me dije se zjarrfikësit janë në luftë me flakë në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, në malin e Tërbunit në Pukë, fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz, ku në terren janë rreth 300 forca zjarrfikësve.
18 Gusht 2021, 13:13 -
Kolonjë, arrestohet për zjarrvënie ish- zv. ministri i Integrimit në kohën e PD-së pasi ndezi zjarr për të trembur zogjtë! Dy javë më parë u dhuroi forcave zjarrfikëse dy makina
Ish-zv. ministri i Integrimit, Albert Gajo, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, gjatë viteve 2011-2013 është arrestuar nga policia e Kolonjës për zjarrvënie
18 Gusht 2021, 11:36 -
Krime mjedisore/ Zjarre dhe prerje e paligjshme e pyjeve, arrestohet 1 person 5 të tjerë procedohen penalisht në Elbasan
Teksa vendi po përballet me flakët dhe ende ka vatra zjarri aktive, puna për parandalimin, evidentimin dhe “goditjen” e rasteve të zjarrvënës dhe prerjes së paligjshme të pyjeve vazhdon.
18 Gusht 2021, 11:17 -
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin
Një 70-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.
17 Gusht 2021, 21:54 -
-
-
COVID-19/ Rriten shifrat, regjistrohen 451 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete dhe 451 raste të reja infektimesh nga COVID-19. Nga 5135 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë Ku Tirana mban dhe numrin më të lartë të infektimeve ndjekur nga Shkodra e Vlora.
17 Gusht 2021, 17:14 -
-
200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv
Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë. Sot mbërritën në vendin tonë 44,460 doza të vaksinës Pfizer.
16 Gusht 2021, 17:15 -
-
COVID-19/ Në 24 orët e fundit infektohen 397 persona, shënohet 1 humbje jete! 46 pacientë të shtruar në Infektiv
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë infektuar me COVID-19, 397 persona dhe është shënuar një humbje jete si pasojë e virusit. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë.
15 Gusht 2021, 17:04 -
-
-
Rriten sërish shifrat, 410 të infektuar me COVID dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 44-vjeçar! Manastirliu apel: Vaksinohuni
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 410 qytetarë. Ndërkohë 2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID
14 Gusht 2021, 17:10 -
-
-
Fluks aplikimi për dokumente biometrike, MB: Zyrat do të jenë të hapur edhe ditën e shtunë
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë
13 Gusht 2021, 20:51 -
Berat, banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK për shpërdorim detyre kryeinspektorin e IKMT-së në Tiranë: Po lejon të dëmtohet Kanioni i Sinecit
Banorët fshatit Lumasit i janë drejtuar edhe sot Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë kallëzuar penalisht për "shpërdorim detyre" kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja.
13 Gusht 2021, 19:28 -
Shifra të larta me COVID në vend, 379 raste të reja dhe 1 humbje jete! Rekord mban Tirana, 111 të infektuar në 24 orë
Infektimet me COVID kanë shënuar rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit edhe në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 379 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.
13 Gusht 2021, 17:21 -
Drejtonte makinën në sens të kundërt dhe ‘mburrej’ në rrjetet sociale, nën hetim 17-vjeçari në Kamëz! Arrestohen 13 drejtues mjetesh
Policia në 24 orët e fundit ka arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
13 Gusht 2021, 16:18