-
-
-
-
Nga Tirana në Vlorë, vihen në hetim e gjobiten 8 administratorë, abuzime me çmimet dhe fatura fiktive (VIDEO)
"Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë"
22 Mars 2020, 11:46 -
-
Shënohet në Shqipëri numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve! 13 raste të reja (në total 89)! Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç (VIDEO)
Shqipëria ka regjistruar mëngjesin e kësaj të diele të 22 marsit numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero'. Nga 33 teste të kryera së fundmi, 13 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme duke e çuar në total në 89 të infektuar. 8 nga rastet janë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça. Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar në spital, 54-vjeç.
22 Mars 2020, 11:31 -
VËZHGIMI/ Shqipëria në izolim total kundër COVID-19/ Tirana si shkretëtirë! Gjobiten 78 qytetarë dhe 2 biznese që thyen karantinën, një i arrestuar
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19.
22 Mars 2020, 09:07 -
-
76 të prekur me koronavirus në Shqipëri, 59% e të infektuarve meshkuj! Dy pacientë lënë spitalin, në vetëkarantinim për 14 ditë
Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.
21 Mars 2020, 11:08 -
-
Nuk mjafton ushtria dhe gjobat! Shqiptarët të pandërgjegjësuar dhe të pabindur për distancën dhe masat (VIDEO)
Nga Tirana, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit, Report Tv bëri një vëzhgim nga ora 16:00 që shënoi nisjen e fashës së dytë të lejimit të lëvizjes së qytetarëve nga shtëpia për të dalë për pazaret, blerë ushqimet, për të shkuar në farmaci apo për nevoja të tjera personale.
20 Mars 2020, 16:35 -
70 të infektuar COVID-19/ Vihet në funksion karantina në Konvaleshencë! 2 të izoluar...Tirana epiqendra e virusit
6 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar 70 në total numrin e të infektuarve në Shqipëri. Tirana është epiqendra e këtij virusi, me 50 të infektuar për t'u ndjekur nga pas nga Fieri me 7 dhe Durrësi 5 pacientë të prekur. Nga ana tjetër, pyetur lidhur me rastin e babait të pacientit zero i cili më herët ka dalë negativ, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha akoma nuk kanë dalë përgjigja e analizës konfirmuese.
20 Mars 2020, 12:22 -
-
Elbasan/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet drejt Italisë
Leonard Kote (Taçi) , banues në Elbasan është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
20 Mars 2020, 11:09 -
-
-
64 të prekur me koronavirus në Shqipëri! 3 rastet e reja shtetas nga Italia, 2 nga Kavaja! Merren tampona shtesë për analizat e Covid-19 (VIDEO-Harta)
5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64. Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë çuan në 7 numrin qyteteve të infektuara.
19 Mars 2020, 11:42 -
-
-
-
Shqiptarët nuk ndalin xhirot! Shtohen ditët në karantinë, por jo ndërgjegjësimi ndaj rrezikut të përhapjes së koronavirusit (VIDEO)
Qeveria ka marrë masën që ndalon qarkullimin pas orës 18:00 dhe gjobë për atë që e shkel, por qytetarët nuk janë ndërgjëgjësuar duke mos e ditur rrezikun që i kanoset.
18 Mars 2020, 10:28