-
-
-
-
-
Shoferi 22-vjeçar që iku nga vendi i ngjarjes lirohet për 'plagosje të lehtë', kalimtarja e aksidentuar ndërron jetë në spital 5 ditë më pas
Gjykata e la të lirë 22-vjeçarin para se kalimtarja të ndërrontë jetë, duke vlerëuar që plagët nuk ishin të rënda, dhe ngriti akuzën vetëm për "largim nga vendi i ngjarjes".
10 Shkurt 2020, 17:16 -
-
Grabitet një biznes në Elbasan, autorët marrin 50 mijë lekë
Ngjarja është konstatuar nga pronari i dyqanit në fjalë, mëngjesin e sotëm , i cili sapo kishte hapur biznesin për të filluar rutinën e ditës por ka vërejtur që aty mungojnë paratë. Pronari ka njoftuar policinë, ku këta të fundit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e aturëve, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar.
8 Shkurt 2020, 18:33 -
Elbasan- Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari
Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, ku i riu teksa po drejtonte mjetin tip "Benz", ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, e për pasojë gjeti vdekjen. Referuar burimeve zyrtare, i riu është identifkuar si Suel Spahiu, ku pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses.
8 Shkurt 2020, 07:59 -
'Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo'!Gjobë dhe heqje patente për 4 shoferë! 'Rrugorja': Shpejtësia s'të çon në destinacion
Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo"! Është ky mesazhi i Policisë rrugore për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Në formën e një mesazhi më tepër se paralajmërimi ka zgjedhur policia rrugore të njoftojë të gjthë drejtuesit e mjetit se do të ketë një kontroll të pandërprerë në rrugët interurbane Tiranë- Durrës - Tiranë, Elbasan , por jo vetëm.
8 Shkurt 2020, 07:54 -
-
Lihet në burg 'Schumacher-i' i Gjirokastrës që përplasi postbllokun e policisë në Elbasan (VIDEO)
I vetë cilësuar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit.
7 Shkurt 2020, 12:23 -
-
Ekskluzive/ 'Schumacher-i' i Gjirokastrës që goditi policin në Elbasan, targa e fenelinë në makinë! Dyshime se hodhi drogën dhe armën
Aldiron Shehu, i cili ka pranuar se është përdorues kokaine u vu në ndjekje policore nga Devolli në Elbasan. Pikëpyetjet e udhëtimit nga Gjirokastra në Devoll dhe gjetja në makinë e një fenelinë policie.Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit.
6 Shkurt 2020, 21:50 -
-
Bilanci/ 14 persona të botës së krimit në 'shënjestrën' e OFL -së në 4 ditë pune!
14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. 7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit. Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as të afërmit e këtyre personave të cilët dyshohet të kenë vënë pasuritë të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme.
6 Shkurt 2020, 20:24 -
-
-
-
I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali (VIDEO)
Plarent Dervishaj dhe Suel Çela, edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Çela në vitin 2019 mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë. OFL i dorëzon formularin për burimin e pasurive të tyre, duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë brenda 48 orëve.
6 Shkurt 2020, 11:34 -
-
'Fast & Furious' nga Korça në Elbasan, dëshmia e 27-vjeçarit nuk bind policinë, arrestohet shoferi i pabindur që përplasi postbllokun
Ditën e djeshme Adrilen Shehu teksa drejtonte makinën e tij tip “Passat”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë, Pogradec, Librazhd dhe është larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Elbasanit.
5 Shkurt 2020, 10:51