-
Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë
Në akset tona rrugore nacionale dhe dytësore, në patrullat e policisë, nga 2 në 3 prej efektivëve janë mbi moshën 50 vjeç, me peshë trupore mbi 85 kg. Asnjë prej këtyre nuk është në gjendje as të parandalojë, as të gjurmojë dhe as të godasë krimin, shkelësin e ligjit, rrugaçin që i merr jetën një familje, apo dikujt që gjendet në trotuar duke pritur autobuzin, dhe mjeti me 180 km-orë i bën hatanë.
28 Qershor 2021, 12:20 -
Ministria e Shëndetësisë iu ndërpret kontratat e punës, mjekët specializantë dalin në protesë: Çështjen do e dërgojmë në Gjykatë
Mjekët specializantë knanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e kontratave të tyre të punës. Vendimi për ndëprerjen e kontratave të punës u fut në fuqi për Qarkun e Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës.
28 Qershor 2021, 11:39 -
Historia e panjohur, Kongresi i Elbasanit që historiografia e regjimit komunist e fshiu dhe fallsifikoi, pasi Ahmet Zogu ishte kryetar i komisionit nismëtar
E gjithë historia e panjohur e Kongresit të Kombëtar të Elbasanit e cila u fshi dhe u fallsifikua nga historiografia zyrtare e para viteve ’90-të, për shkak se ai u organizua nga disa prej politikanëve dhe patriotëve më të shquar të asaj kohe, me në krye Ahmet Zogun që ishte kryetar i Komisionit nismëtarë për mbajtjen e atij Kongresi, ku pjesa më e madhe e tyre u burgosën, internuan, apo u pushkatuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që me ardhjen e tij në pushtet në fundin e vitit 1944.
28 Qershor 2021, 08:55 -
Berati 'gumëzhin' nga këngët e vallet, çel siparin Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë
Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit. Trupat teatrale me fëmijë nga 6 qytetet: Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qendrën e lagjes muzeale ’Kala’.
28 Qershor 2021, 08:23 -
Jemi të tillë të panginjur, sepse Shqipëria nuk është e lirë!
Qenësia e varfër, si gjendje shoqërore, nuk mund të bëj fajtor askënd në vendin tonë. Në Shqipëri është një gjendje normale, ku njeriut i duhet t’u mbijetojë kushteve të jetesës aspak normale, politikës, trashëgimisë, burokracisë me mentalitet të pandryshuar qysh prej dekadash dhe një shteti të padrejtë në thelb, paçka ndryshimeve demokratike.
27 Qershor 2021, 20:06 -
Edhe gaforret edhe zogjtë vriten për territor
Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara se të ndodhnin dy tragjeditë, ajo e vrasjs së një familjeje të tërë në autostradën Levan- Vlorë dhe kjo e përplasjeve me armë mes dy familjesh në Velipojë, ne të gjithë ngryseshim e gdhiheshim me telenovelën tragjike të vrasjes makabre që një pilot grek i bëri bashkëshortes së tij angleze duke e mbytyr me jastëk në gjumë
27 Qershor 2021, 19:12 -
COVID-19/ Asnjë humbje jete, shënohen 3 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Vetëm 1 pacient i shtruar në spitalin Infektiv
Situata epidemiologjike në vend, sa vjen edhe përmirësohet! Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa nga 2444 testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë.
27 Qershor 2021, 17:09 -
-
KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!!!
Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!!
26 Qershor 2021, 18:23 -
Goditën eskortën e Ramës në 2019, funksionarët e PD merren të pandehur
Pas 2 vitesh, Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Edi Rama.
26 Qershor 2021, 18:02 -
Vetëm 1 pacient i shtruar tek Infektivi, shënohen 3 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Në total 935.207 qytetarë të vaksinuar
Në spitalin infektiv aktualisht ndodhet vetëm 1 pacient që po merr trajtim mjekësor, shifër kjo që tregon se pandemia në vendin tonë është drejt fundit. Si rezultat i 3853 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë identifikuar vetëm 3 raste të reja infeksioni, ndërsa një 73-vjeçare nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.
26 Qershor 2021, 17:02 -
Aksidenti tragjik, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier, vendosen mbi 15 gjoba! Në Bërzhitë shoferët me mbi 130 km/h, policia heq 8 patenta
Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.
26 Qershor 2021, 10:28 -
Temperaturat e larta, vaksinimi kundër COVID në Elbasan jo më në shesh, Bashkia vë në dispozicion Teatrin Skampa
Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vaksinimi kundër COVID në Elbasan nuk do të kryhet më në shesh. Bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa, ku çdo person mbi 50-vjeç duhet të shkojë tashmë që të marrë dozën e vaksinës.
26 Qershor 2021, 09:24 -
Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.
25 Qershor 2021, 21:56 -
U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi
Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.
25 Qershor 2021, 18:20 -
-
Organizonin baste sportive në faqet e internetit, hetim në gjendje të lirë për 6 persona
6 persona po hetohen në gjendje të lirë pasi përmes faqeve të internetin organizon lojëra fati e baste sportive. Ata u kapën duke kryer këtë aktivitet të paligjshëm në 4 bare-kafe në qarkun e Elbasanit.
25 Qershor 2021, 13:31 -
Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi "Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
25 Qershor 2021, 12:17 -
‘Humba një gjymtyrë por nuk iu dorëzova fatkeqësisë’ rrëfehet ikona e transmetimeve radiofonike nga momenti më i vështirë tek eksperienca më e bukur
Moisi Dalipi është ikona e transmetieve radiofonike. Ai ka qenë komentatori i më shumë se 500 ndeshjeve sportive, me një dashuri dhe pasion të madh për sportin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe komentatori i njohur rrëfen jetën e vështirë mbushur me sakrifica por edhe dashuri për punën e tij.
25 Qershor 2021, 11:13 -
-
Termometri shënoi sot rekord në Kuçovë dhe Dimal, meteorologu: Nesër të njëjtat kushte atmosferike, fundjava sjell rënie temperaturash me 4 gradë
Dita e stome ka regjistruar temperatura rekord, ku termometri arriti deri në 41.6 gradë në Kuçovë, Dimal dhe Belsh. Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa dha lajmin e mirë, ndërsa tha se fundjava pritet të sjellë një rënie temperaturash me 4 gradë.
24 Qershor 2021, 17:45