-
Hajdari asnjë mandat në Elbasan, PS-PD njohin rritje, LSI dhe PDIU përgjysmohen nga 2017
18 Shkurt 2021, 23:19 -
-
COVID-19/1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit! Bëhen 736 vaksinime vetëm sot në Tiranë, Shkodër, Vlorë
Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.
18 Shkurt 2021, 18:03 -
-
-
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
18 Shkurt 2021, 09:58 -
Rama nxjerr pamjet: Spitalet sot nuk kanë asnjë krahasim me dje, na duhet mandati i tretë të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur
Kryeministri Edi Rama thotë se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, duke shtuar se ai është i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, dhe se i duhet mandati i tretë ta kryejë deri në fund ndryshimin që ka nisur
18 Shkurt 2021, 09:41 -
“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i Rendit na tha…”! Rrëfimi i “shefit të FNSH”, që vuajti 15 vite në burgjet komuniste
Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…!
18 Shkurt 2021, 08:11 -
-
-
-
-
Manastirliu: Sot morën vaksinën antiCOVID 46 të moshuar në Shkodër! Në total janë vaksinuar 1701 persona
Me fillimin e vaksinimit të të moshuarve, këtë të martë 424 qytetarë morën dozën e vaksinave antiCOVID. Prej tyre, 46 janë të moshuar dhe pjesëtarë të stafit që kujdeset për ta. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.
16 Shkurt 2021, 21:25 -
Qytetet që 'shtrënguan' xhepat përballë COVID! Më kursimtarë banorët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit
Bizneset dhe qytetarët e Tiranës, Durrësit e Elbasanit kanë kursyer më shumë gjatë vitit të kaluar, si pasojë e pasigurisë për të ardhmen që shkaktoi pandemia. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në Tiranë janë rritur me 62.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2019. Por pas nuk mbetet as qytetarët e Vlorës, Fierit e Lezhës.
16 Shkurt 2021, 18:16 -
Sërish shifra të larta të COVID, sot 801 raste të reja dhe 15 viktima! Ndërrojnë jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe mjeku në Vlorë
Sërish shifra të larta të COVID. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.
16 Shkurt 2021, 17:31 -
Balla nga Elbasani i përgjigjet akuzave të PD-së situatën e dëborës: Fatkeqësi që kemi një opozitë që bën politikë me problemet që sjell Zoti (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli mbi situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Balla gjithashtu i është përgjigjur dhe akuzave të PD-së lidhur me këtë situatë ku u shpreh se është fatkeqësi që kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti.
16 Shkurt 2021, 17:10 -
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Peqin
Policia e Elbasanit ka arrestuar 34 vjeçarin Petrit Hoxha, banues në Peqin me qëllim ekstradimin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi i është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".
16 Shkurt 2021, 09:34 -
Vodhi 3 mln lekë duke shpërdoruar detyrën, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore 3 në Elbasan
Edlir Sejdini akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, dhe duke përvetësuar kështu një vlerë prej 3 milionë lekësh të reja pranë qendrës shëndetësore nr.3 në Elbasan.
15 Shkurt 2021, 23:05 -
-
Numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, 775 raste të reja e 12 viktima nga COVID! Infektohet ministrja Kushi, ndërron jetë ish-prefekti Vlorës dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Kavajë
Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në vendin tonë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar 775 raste të reja, ndërkohë që në spitalet COVID janë të shtruar 547 pacientë
15 Shkurt 2021, 17:31