-
Elbasan, pajisën me pasaportë
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra, pasi kanë pajisur me pasaportë një person që ishte në kërkim, i dënuar nga gjykata. Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka zbuluar skandalin duke pezulluar dy punonjësit.
të dënuarin, pezullohen 2 policë
11 Tetor 2017, 14:36 -
Sulmi ndaj policisë në Elbasan,
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak javë më parë në Elbasan, ku anëtarët e një bande qëlluan me armë makinën e zyrtarit të lartë të policisë. Basha tha se të dyshuarit kryesorë të kësaj bande u larguan nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ata ndodhen në një vend të Bashkimit Evropian. VIDEO
Basha:Autorët ikën nga Shqipëria
11 Tetor 2017, 13:12 -
-
Dhunuan rojen dhe grabitën
Dy persona të shpallur në kërkim janë ndaluar sot nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga kanë rënë shtetasit Emanuel Muça dhe Denis (Dashamir) Muça, të cilët kanë dhunuar rojen e një firme dhe më pas kanë kryer grabitjen. Gjithashtu, po punohet për kapjen e një tjetër personi të përfshirë në ngjarje.
firmën,dy të arrestuar në Cërrik
11 Tetor 2017, 11:15 -
ISIS,emri i pedagogut Zaimaj doli
Emri i Klodjan Zaimaj, profesorit të Universitetit të Kuala Lumpurit, që është arrestuar nga policia Malajziane, si i dyshuar për lidhje me terrorizmin, rezulton të ketë dalë në një bisedë telefonike të përgjuar. Biseda është kryer mes Zaimaj dhe një personi tjetër të arrestuar, për të cilin policia Malajziane ka pasur dyshime se ai ishte i implikuar me organizatën terrorsite ISIS.
indirekt në një përgjim telefonik
11 Tetor 2017, 08:14 -
-
Avniu, gazeta shpërndarësi
Avniu, është një burrë i thyer në moshë, i lindur ne fshatin Hajdaran të Elbasanit. Një ish-oficer ushtrie i kohës së regjimit komunist i cili u shkarkua nga detyra dhe menjëherë pas kësaj mori goditje të rëndë shpirtërore dhe psikologjike. E përditshmja e Avniut është e lidhur me shtypin e shkruar. VIDEO FOTO
prej 50 vitesh rrugëve të Elbasanit
10 Tetor 2017, 19:57 -
Gruaja e Zaimajt: Ju tregoj
Klodjan Zaimaj, që kishte mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kuala Lumpurit në Malajzi, ështëndaluar si i dyshuar për terrorizëm. Por familjarë të djalit nga Elbasani Klodjan Zaimaj, kanë reaguar duke pohuar se ai nuk ka lidhje aspak me terrorizmin, por përkundrazi është person që dënon aktet e dhunës dhe vrasjet nga grupet radikale.
burrin tim profesor në Malajzi
Flasin prindërit e Zaimajt në Elbasan
10 Tetor 2017, 08:21 -
Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit
Ish-kapitani legjendar kuqezi, Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur sonte në stadiumin e Shkodrës, kur pritej të luhej ndeshja Shqipëri-Itali. Cana shkelmoi për herë të fundit topin përpara fishkëllimës së arbitrit.
shkelmon topin e fundit me Italinë
9 Tetor 2017, 21:15 -
Alibia “Deja vu” e të arrestuarve
Në 7 gusht 2009, katër efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale mbetën të vrarë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti, i cili pasi doli përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda pretendoi se kishte qëlluar ndaj katër personave,pasi kishte menduar se ata ishin grabitës.
sa herë përplasen me policinë
9 Tetor 2017, 20:12 -
-
Basha paralajmëron Ramën
Basha tha se çdo të mërkurë do ketë pyetje për qeverinë, seancat plenare 60 minuta sipas rregullores. Opozita do kërkojë 60 minuta me ministrin dhe kryeministrin për debat, për të vënë para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat e tij. Më tej, kreu i PD tha se Rama është i sëmurë psiqik dhe që erdhi në pushtet me ndihmën e bandave, krimit dhe parave të drogës. VIDEO
e ministrat: Përballje totale
9 Tetor 2017, 15:31 -
Zbulohet emri i shqiptarit që
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar në Malajzi është Klodian Zaimaj, i cili u arrestua së bëshku me 8 persona të tjerë të dyshuar për terrorizëm. Ditën e djeshme polica ka konfirmuar se Zaimaj jeton dhe punon në Malajzi ku edhe ka mbaruar studimet. VIDEO
u kap për terrorizëm në Malajzi
9 Tetor 2017, 09:14 -
Elbasan, dhunoi gruan e kanosi
Policia e Elbasanit ka arrestuar 55 vjeçarin Gëzim Gogofti pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kërcënuar djalin. Gogofti ka dhunuar pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.
djalin, arrestohet 55-vjeçari
9 Tetor 2017, 08:50 -
Shoferi i Sejdinit përplas me
Shoferi i kryebashkiakut Qazim Sejdini ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë. Makina tip "Benz" me targa AA 359 NK e drejtuar nga shoferi i kryebashkiakut, Xh.F. 51 vjeç banues në Elbasan ka përplasur një motoçiklist.
makinë të riun me motoçikletë
8 Tetor 2017, 19:28 -
Nishani:Bandat iu sulën policisë
Ish-Presidenti Nishani ka reaguar pas sulmit ndaj policisë në Elbasan duke kërkuar që beteja me mafien nuk duhet të ketë kthim pas. Nishani thotë se për të luftuar krimin duhet vullnet politik, ndërsa banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz.
në Elbasan si Pablo Escoba
8 Tetor 2017, 17:19 -
Furtunë në burgun e Peqinit nga
Katër gardianë të shkarkuar, 3 të ndaluar nga shërbimi i kontrollit të brendshëm dhe hetim disiplinor ndaj drejtorit të burgut të Peqinit janë masat e hetimit të Ministrisë së Drejtësisë pas dhunimit të një të dënuari në Peqin. I dhunuar është Viktor Gushi, i dënuar përjetë për grabitje dhe vrasje në Tiranë. VIDEO
drejtori te policët pas dhunës
8 Tetor 2017, 10:27 -
Ministrat prezantojnë planin e
Gjatë vitit të ardhshëm parashikohet të rinisin punimet në akset kryesore të transportit rrugor, të cilat në katër vitet e kaluara kanë ecur me ritme shumë të ngadalshme, për arsye nga më të ndryshmet. Këtë e kanë deklaruar dje, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ministri i Ekonomisë e Financave, Arben Ahmetaj, si dhe ai i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
ndërtimit të rrugëve
8 Tetor 2017, 07:06 -
Përplasja në Elbasan, Bekteshi:
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Enea Bekteshit në Gjykatë, i cili është i arrestuar për goditjen e makinës së policisë në Elbasan në derën e tregut Agro ushqimor. "Kam qenë unë shofer i "Audit", nuk kam dashur të godas makinën e policisë. "Golfi" po ecte mbrapa. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat"... VIDEO FOTO
Isha unë në 'Audin' e blinduar...
7 Tetor 2017, 14:08 -
-
Ekskluzive/ Mëkatet dhe emrat
Shtatëmbëdhjetë për qind të deputetëve të parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 Qershorit rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneralitetet, janë arrestuar, dënuar apo vetëm hetuar për vepra të ndryshme penale. 24 nga 140 deputetët e Parlamentit aktual kanë ndryshuar gjeneralitetet ose janë akuzuar nga prokuroria, por që në fund, shumica janë shpallur të pafajshëm. VIDEO
e fshehtë të deputetëve
7 Tetor 2017, 07:14