-
-
-
114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Gjykata i lë në burg të katërt (EMRAT)
114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 3 ditëve më parë në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge.
10 Nëntor 2021, 11:05 -
-
114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Droga fshihej në sediljet e pasme të mjetit, rolet e anëtarëve të grupit
114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge. Droga fshihej në sediljet e pasme të makinës, ndërsa grupi i trafikantëve kishin detyra të ndara në trafikun e kanabisit në Greqi.
7 Nëntor 2021, 07:56 -
Policia aksion në Korçë, goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, sekuestrohet sasi e konsiderueshme kanabisi! Arrestohen disa persona, mes tyre dhe një avokat
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme sasie kanabisi gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, arrestohen disa persona.
6 Nëntor 2021, 23:31 -
Korçë, shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë, 3 të plagosur
3 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Voskopojë, Korçë. Siç bëjnë me dije burime, e zonja e shtëpisë shtetasja A.N, ka dashur që të provojë kaldajën me gaz dhe kur e ka hapur ka shpërthyer
5 Nëntor 2021, 12:13 -
Shkolla e rrënuar në Korçë, nxënësit dru me vete për ngrohje! Prindërit: Kjo është si stallë bagëtish, halli na detyron ti sjellim këtu fëmijët
Pa ngrohje, me suva që bie vazhdimisht dhe pa asnjë kusht higjieno-sanitar... Kjo është gjendja e shkollës së Shëngjergjit në Maliq të Korçës. Fëmijët thonë se kanë shumë ftohte, ndërsa prindërit, bashkë me çantën e shkollës u japin edhe dru me vete.
4 Nëntor 2021, 17:02 -
-
11 të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë të infektuar me COVID! Njëri pret tyre në gjendje të rëndë transportohet në spitalin e Tiranës
COVID-19 përhapet në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se 11 të burgosur kanë rezultuar të infektuar, njëri prej të cilëve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
29 Tetor 2021, 14:29 -
Korçë/ Nuk ka treg për mollët e ‘famshme’ të Dvoranit, fermerët: Qeveria të marrë masa të hapë eksportin me vendet jashtë
Në Dvoran të Korçës prodhohen mollë me cilësi të lartë, por fermerët thonë se kanë vështirësi për të siguruar tregtimin e tyre. Pikërisht për të promovuar mollët e kësaj treve u zhvillua dhe një panair.
23 Tetor 2021, 16:09 -
Shpërdoruan të dhënat e TIMS e lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë, vetëm një lihet në burg
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e policisë të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK, të cilët akuzohen se shpërdoruan detyrën
23 Tetor 2021, 14:35 -
Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik
21 Tetor 2021, 12:22 -
Operacionet e SHÇBA, shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, arrestohen 4 policë në Tiranë, pezullohen 6 të tjerë në Korçë
Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 janë pezulluar. Gjithçka lindi nga hetimet dhe përgjimet që po u bëheshin policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19. Efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve"
21 Tetor 2021, 12:13 -
Hetimet për klandestinët zbulojnë shkeljet e policëve! 4 efektivë në Tiranë të arrestuar, 6 të pezulluar në Korçë, mes tyre dhe shefi i Komisariatit dhe i 'rrugores'
Hetimet e SHÇBA për klandestinët kanë zbuluar shkeljet në radhët e vetë uniformat blu, për pasojë, si rezultat i një operacioni të kryer mbrëmjen e kësaj të mërkure, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë të pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.
20 Tetor 2021, 22:25 -
-
-
-
Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'
Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ
18 Tetor 2021, 07:31 -
Korçë, nis restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë! Ministrja shmang pyetjen për shtëpinë muze të Agollit në Devoll: Bëjmë atë të Tiranës
Një nga monumentet më të vjetra kulturore, Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë, do të restaurohet. Puna ka nisur tha ministrja Margariti, duke bërë të ditur se do ndërhyhet dhe për afresket. Nga ana tjetër, ministria e Kulturës duket se nuk ka asnjë plan për të bërë një shtëpi muze për Dritëro Agollin në vendlindjen e tij në Devoll.
16 Tetor 2021, 22:13 -
'Foltorja' shkon në Korçë, Berisha do të rimarrë sërish PD: Ta vendosë anëtarësia rolin tim! Basha po është burrë të vij këtu, 'pupël opozita' e tij largoi të rinjtë nga vendi
Përmes 'Foltores' së tij qytet më qytet, ku sot qëndroi në Korçë, Berisha u kërkon ndjesë demokratëve se ka përgjegjësinë e tij që solli në PD, Lulzim Bashën. Në Korçë, Berishës i janë bashkuar edhe Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Tritan Shehu si dhe deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti.
15 Tetor 2021, 18:51
