-
Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, bardhësia 'pushton' Panaritin! Zbardhet Shishtaveci dhe mali i Gjallicës në Kukës (VIDEO)
Flokët e para të dëborës kanë trokitur në xhamat e shtëpive në Korçë dhe Kukës. Zona malore e Panaritit është zgjuar këtë mëngjes nën madhështinë e bardhësisë. Ndërkohë nga reshjet e borës është zbardhur edhe Shishtaveci dhe mali i Gjallicës në Kukës.
14 Tetor 2021, 08:42 -
-
Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët e Korçës t'i drejtohen fushave të druve. Ata thonë se po përballen me çmime tejet të larta, ku një metër kub ka shkuar deri në 4500 lek. Ndërsa shqetësim mbetet mungesa e kontrollit, pasi tregtarët abuzojnë dhe me sasinë e lëndës drusore
11 Tetor 2021, 18:52 -
Polici në Korçë u fut në mes të një sherri, nxori armën e shërbimit dhe nuk e raportoi ngjarjen, nën hetim nga SHÇBA për shpërdorim detyre
Një efektiv policia, E.J 21 vjeç, është proceduar penalisht pasi është përfshirë në një sherr të ndodhur mes një grup të rinjsh duke qenë jashtë shërbimit një ditë më parë në Korçë.
10 Tetor 2021, 11:44 -
Korçë, harroi cigaren ndezur në makinë dhe futet në lokal! Kur del gjen të shkrumbuar mjetin e parkuar
Një makinë tip "Citroen" është djegur plotësisht ndërsa ishte i parkuar. Mjeti ishte në pronësi të Hyset Bezatit, 33 vjeç, i cili thotë se harroi cigaren ndezur në makinë dhe u fut në një lokal, por kur doli që andej makina ishte djegur dhe për këtë lajmëroi policinë.
9 Tetor 2021, 12:07 -
Moti i keq/ Era e fortë thyen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme! Mungon energjia edhe në disa fshatra të Lezhës
Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .
8 Tetor 2021, 10:50 -
Salianji me fermerët në Korçë: Çmimi i farave dhe plehrave kimike u rrit në bashkëpunim me qeverinë
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë se ka bashkëpunuar me kompanitë private për të rritur çmimin e plehrave kimike dhe farave. Në një takim me fermerët në Korçë, Salinaji tha s ekjo ka ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike të fermerëve, teksa shtoi pas premtimeve në fushatë elektorale, qeveria nuk është interesuar më për ta.
3 Tetor 2021, 21:50 -
Po tentonte të shiste kanabis, arrestohet 33-vjeçari në Korçë! Në pranga dhe një tjetër, kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur
Policia e Korcës ka vënë në pranfa K.N 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet një sasi e lëndës narkotike, kanabis të cilën po tentonte që t'a shiste.
29 Shtator 2021, 14:40 -
Zjarr në fshatin Vreshat në Korçë! Digjet baza ushqimore e bagëtive, rrezikonte banesat, njerëzit evakuohen në kohë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka kapluar fshatin Vreshtas, në Korçë. Si pasojë e flakëve është djegur baza ushqimore për bagëtitë, ndërsa njerëzit janë evakuuar në kohë dhe shtëpitë nuk u prekën.
27 Shtator 2021, 21:28 -
Dita e parë e shkollës! Vlorë, Fier dhe Korçë, mësim me dy turne, bie numri i regjistrimeve në klasë të parë
Me shqetësim shihet ulja e numrit të nxënësve në klasat e para, për pasojë se disa shkolla në fshatra janë mbyllur, ndërsa në Kukës shumë familje kanë emigruar. Në qytetet e mëdha si Vlora, Fieri e Korça mësimi do të zhvillohet me turne, çka është kundërshtuar nga prindërit.
27 Shtator 2021, 20:05 -
-
Kapet me tre emigrantë të paligjshëm në makinë e pa patentë, arrestohet në Korçë i riu nga Durrësi
Një 24-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Korçë, i cili u kap duke transportuar me makinë tre emigrantë të jashtëligjshëm. I riu me inicialet S.M., u ndalua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa emigrantëve i kishte marrë nga 200 euro me premtim kalimin drejt vendeve të BE-së.
23 Shtator 2021, 13:23 -
Universitetet në Durrës dhe në Korçë hapin dyert edhe për të pa vaksinuarit! Vaksinë ose tampon, urdhri për studentët vetëm në letër
Autoritetet shëndetësore thonë se kusht për studentët në auditore është vaksina ose tamponi, por zyrtarë të universiteteve në Durrës dhe Korçë me të cilët Report Tv komunikoi, thonë se ky urdhër nuk u ka mbërritur ende. Kështu, sipas tyre, vaksina nuk do të jetë detyrim për të pranuar studentët në auditore
22 Shtator 2021, 16:09 -
-
-
Nga plazhet e Ksamilit te lavdia vezulluese e Beratit, revista angleze rendit destinacionet më të mrekullueshme shqiptare
"Nga lavdia bizantine vezulluese e Beratit te sheshet e mbushura me kafene të Korçës", revista angleze e udhëtimeve "Suitcase" ka publikuar një listë të vendeve që duhen vizituar më së pari në vendin tonë. Në artikullin e publikuar, revista shkruan se Shqipëria është një vend i pazbuluar në mes të Ballkanit, menjë klimë të shkëlqyer e vijë bregdetare mahnitëse.
20 Shtator 2021, 11:42 -
Mjeshtrja Natasha Çapa ekspozitë me punimet artizanale në Korçë, përcjell rolin e fortë të gruas shqiptare
Artizanati nga duart e arta të grave dhe vajzave korçare vjen e servirur në një ekspozitë të veçantë të Natasha Çapës. Me qëllim ruajtjen brez pas brezi të vlerave e traditës, ekspozita përcjell rolin e fortë të gruas shqiptare.
19 Shtator 2021, 19:31 -
Për herë të parë në Shqipëri kampionati ballkanik i veteranëve, në Korcë mbi 700 sportistë
Për herë të parë në Shqipëri është duke u zhvilluar kampionati ballkanik i atletëve veteran ku marrin pjesë 720 sportistë. Këta të fundit shprehen të lumtur për organizimin në Korçë, ndërsa kryetari i bashkisë e sheh këtë edhe si një mundësi për turizëm.
18 Shtator 2021, 16:51 -
Marrëdhënie seksuale me dhunë, zjarrvënie dhe drejtim automjeti pa leje, arrestohen 2 persona në hetim 2 të tjerë në Korçë
Në vijim të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë.
15 Shtator 2021, 15:58 -
-
Rritet çmimi, buka masive shitet me 100 lekë në Korçë! Qytetarët: Më lirë çmimet në Greqi se në Shqipëri, këtu nuk jetohet
Të gjitha furrat e bukës kanë rritur çmimin në Korçë. Buka masive shitet për 100 lek, ndërsa të gjitha produktet e brumit kanë pësuar rritje nga 10 deri në 20 lek. Banorët shprehen me shqetësim se jo vetëm buka por edhe ushqimet e shportës kanë pësuar rritje duke e bërë jetesën më të vështirë.
8 Shtator 2021, 19:39
