-
Vlorë/ 80 vatra zjarri të qëllimshme në 45 ditë, kreu i zjarrfikësve: Qytetarët të ruajnë mjedisin
Vlora konsiderohet një nga qarqet më problematike për zjarrëvënien e qëllimshme. Kreu i shërbimit zjarrfikës, Kastriot Begaj apelon që qytetarët të mos provokojnë zjarr dhe të ruajnë mjedisin.
19 Prill 2022, 16:34 -
Rritja e çmimit/ Peshkatarët fikin anijet në Vlorë: Nafta 150 lekë për litër, prej një muaji s’dalim në det për të peshkuar
Për shkak të naftës së shtrenjtë peshkatarët e Vlorës nuk dalin për gjueti. Ky sektor ka pezulluar aktivitetin prej një muaji, ndërsa në treg është reflektuar rritja e çmimit të peshkut dhe produkteve të detit.
19 Prill 2022, 16:26 -
Operacioni i SPAK në Portin e Vlorës, goditet kontrabanda e rrobave të përdorura! Report Tv siguron fotot nga mallrat e sekuestruara
Report Tv ka siguruar foton nga operacioni i SPAK pak ditë më parë në Portin e Vlorës, për goditjen e mallrave kontrabandë, ku u vunë në pranga biznesmeni Arian Kasëmi dhe nipi i tij Skënder Kasëmi, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy doganierë.
18 Prill 2022, 12:13 -
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
Për banorët e 260 apartamenteve dhe 60 bizneseve në Vlorë ka marrë fund kalvari i çështjes së pronësisë, pasi pallatet e tyre ishin braktisur nga ndërtuesit. Ata kanë marrë sot certifikatën e pronësisë nga zv.kryeministri Ahmetaj dhe kreu i kadastrës Artan Lame. Ahmetaj tha se investitorëve të tillë nuk do t’u jepen më leje ndërtimi. Vetëm në Vlorë figurojnë 280 pallate të braktisura nga investitorët.
17 Prill 2022, 21:59 -
Projekti i ri tek Sheshi i Flamurit, disa qytetarë të Vlorës ngrihen në protestë: Po dëmtojnë historinë, është pjesë e identitetit tonë kombëtar
Një grup qytetarësh janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas qytetarëve projekti dëmton historinë, pasi sipas tyre sheshi i flamurit është identiteti ynë kombëtar. Kjo është protesta e tretë që shoqëria civile zhvillon në Vlorë kundër projektit të sheshit të Flamurit, por këtë të dielë numri i qytetareve ka qenë i pakët.
17 Prill 2022, 11:41 -
Kalonin mallra kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, 2 të arrestuar pas operacionit të SPAK! 2 doganierë shpallen në kërkim
Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi janë arrestuar pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës. Sipas SPAK, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë
16 Prill 2022, 11:55 -
Nga vjedhjet te sherret me punonjësin e karburantit dhe thyerje xhamash, një i arrestuar, dy nën hetim në Vlorë
Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte në kërkim për vjedhje. Gjithashtu ndaj dy personave të tjerë ka nisur hetimet për shkak të sherreve dhe konflikteve që kanë pasur me persona të tjerë.
16 Prill 2022, 09:18 -
-
I vuri flakën dy automjeteve në Vlorë pasi nuk mundi t'i vidhte, arrestohet 31-vjeçari, autor i disa vjedhjeve! Shoku i tij ende në kërkim
Një nga autorët e zjarrvënies së dy automjeteve 1 javë më parë në Vlorë, ka rënë sot në prangat e policisë. Është arrestuar 31-vjeçari me incialet Xh. K., banues në lagjen "Kushtrimi", i cili rezulton autor i disa vjedhjeve.
13 Prill 2022, 12:09 -
Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg në mugesë autori Elton Hajnaj
Një vit pas vrasjes së Taulant Beqirajt në Vlorë, Gjykata e Vlorës ka dënuar me 21 vite burg Elton Hajnaj, i cili ndodhet në arrati. Ndërsa dy miqtë e tij, që ndodhen pas hekurave Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar përkatësisht me 4 dhe 6 vite burgim. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për një borxh prej 35 mijë eurosh që viktima i kishte autorit.
13 Prill 2022, 10:52 -
Sot jepej vendimi për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen nga çështja dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë
Tërhiqen nga çështja, dy gjyqtarët e Apelit të Vlorës që ditën e sotme do të jepnin vendimin, nëse do të ndryshohej masa e arrestit për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrulla.
12 Prill 2022, 16:09 -
Mbollën 262 kg kanabis në një serë në Vlorë, arrestohet një trafikantët, në kërkim dy të tjerët! Më herët u arrestuan kryeplaku i fshatit dhe elektricisti i OSHEE
Një vit pasi ishte shpallur në kërkim dhe iu shkatërruar sera më kanabis që kishte mbjellë në Vlorë është arrestuar një nga trafikantët, ndërsa vijojnë të jenë ende në kërkim dy të tjerë.
12 Prill 2022, 12:07 -
-
-
Operacioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale të trafikut të drogës, arrestohet në Vlorë 35-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme arrestoi një 35-vjeçar të kërkohej për grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale në kuadër të operacionit “Five”.
10 Prill 2022, 10:08 -
Djegia e dy makinave 3 ditë më parë në Vlorë, autorët donin t'i vidhnin, i vunë flakën pasi u dështoi plani! Del video, më pas tentuan të merrnin tjetër automjet në rrugën Transballkanike
Ata nuk janë identifikuar ende, pasi kanë qenë me maskë, ndërsa bëhet me dije se fillimisht kishin shkuar për t'i vjedhur, por plani i dështoi pasi njëri prej automjeteve nuk ndizej si pasojë e baterisë, ndërsa tjetrin nuk kanë mundur ta hapnin. Dyshime se do t'i përdornin për ngjarje kriminale
10 Prill 2022, 09:15 -
'Sulmet masive më detyruan të vija në Vlorë', futbollisti Ukrainas stërvitet Flamurtari: Nëse më ofrojnë kontratë nuk largohem nga këtu
Ëndërronte klubet më me emër në Ukrainë, por pushtimi i Rusisë e detyruan futbollistin 16-vjeçarin Bogdan Kalinicenko të largohej nga vendlindja dhe të përfundonte në Vlorë. Ai tani ka nisur stërvitjen me Flamurtarin dhe për Report TV thotë se është gjendur shumë mirë në Shqipëri dhe se nuk do largohej në rast se Flamurtari i ofron kontratë.
8 Prill 2022, 15:58 -
Rama i përgjigjet protestuesve në Vlorë, publikon videon 3D të projektit të Sheshit të Flamurit: Do nxjerri në pah objektet e historisë në atë shesh
Rama shkruan në Facebook se Sheshi i Ri i Flamurit do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh. Akuzave të 'Foltores' se në Shesh do të ndërtohet terminal autobusësh, Rama i përgjigjet duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
8 Prill 2022, 08:21 -
-
Projekti i ri tek Sheshi i Flamurit, disa qytetarë të Vlorës ngrihen sërish në protestë: Është çështje identiteti, po zhdukin historinë
Sikurse edhe në protestën e së dielës, të pranishëm janë edhe disa banorë të Laprakës në Tiranë, që edhe më herët janë hetuar për manifestime për kauza të ndryshme. Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, Bujar Leskaj dhe Fatjon Veizi.
7 Prill 2022, 17:34 -
