-
Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin! Disa të shoqëruar në Elbasan dhe Shkodër! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj të riut (VIDEO)
Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Shkodrës. Aksioni në të gjithë vendin vjen pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.
6 Janar 2022, 19:36 -
-
Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie! Shenja plumbi e njolla gjaku, çfarë ka mbetur në vendngjarje
Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.
6 Janar 2022, 09:22 -
-
-
Atentat me armë zjarri në Vlorë, 36-vjeçari plagoset në lagjen 'Pavarësia'! U qëllua nga një 'Audi' teksa po ecte para pallatit! Dyshohet për hakmarrje (VIDEO)
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës ku për pasojë është plagosur një 36-vjeçar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Diego Hanaj ka marrë plagë në dorë ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
5 Janar 2022, 19:14 -
Certifikata me detyrim, rritet interesi për t’u vaksinuar kundër COVID në Vlorë
Viti i ri 2022 ka nisur me interes të qytetarëve për të kryer dozën e parë të vaksinës për covid-19. Mjekja e qendrës Shëndetësore nr. 3 në Vlorë, Rajmonda Zoto shprehet se fluksi vjen jo vetëm nga ndërgjegjësimi, por dhe nga masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve
5 Janar 2022, 12:59 -
Rekrutimi i të rinjve për Forcat e Armatosura në Vlorë, kapiteni Kaja: Është rritur interesi, mundësi për t’u bërë pjesë e misioneve të NATO-s
Fushata promovuese e Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, pati ndalesën e radhës në Vlorë. Me një ftesë drejtuar të rinjve nga mosha 18-27 vjeç, kapiten Edison Kaja tha se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të bëhen pjesë e misioneve të NATO-s.
4 Janar 2022, 14:45 -
Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici! Bernard Sinomati një vit me parë kishtë dalë nga burgu në Belgjikë
Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur.
4 Janar 2022, 11:17 -
-
Mesazh?! Shpërthim tritoli në Vlorë, makina e parkuar prej kohësh, pronari jeton jashtë shtetit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë (VIDEO)
Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse në makinën në pronësi të Bernard Sinomati, i cili jetonte prej kohësh jashtë shtetit. Ky duket si një mesazh për 36-vjeçarin, e ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sinomataj i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje.
3 Janar 2022, 18:49 -
-
‘Benzi’ ecën me indietro në autostradën Vlorë-Fier, përplaset me makinën tjetër, plagoset pasagjerja (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku dy mjete janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës, ku mjet tip ‘Benz’ ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur me indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat”.
2 Janar 2022, 18:41 -
Gjithçka shkrumb e hi, një qiri djeg një banesë në Vlorë! Ishte e marrë me qira (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët. Një qiri është bërë shkak që banesë të bëhej shkrumb e hi në 5 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se personat që banonin aty e kishin marrë me qira.
1 Janar 2022, 17:26 -
-
VIDEOLAJM/ 1 janar në det, në Vlorë e nisin vitin e ri duke sfiduar temperaturat dhe dallgët! Mesazhet e 'guximtarëve të detit' (VIDEO)
2022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.
1 Janar 2022, 16:51 -
-
-
Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës
Autoritetet shtetërore premtuan ta rikonstruksionin, por edhe një vit e gjysmë më pas, ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është një gërmadhë me plehra. Në të janë strehuar familjet në skamje, ndërsa për Report Tv autoritetet thonë se në godinë do vihet dorë në nisje të vitit të ardhshëm.
30 Dhjetor 2021, 13:08 -
Berisha në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD: Ky vit do jetë me zhvillime të rëndësishme! Basha do hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm
31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha e përdori për të sulmuar edhe një herë kryedemokratin Lulzim Basha. Në ceremoninë, e cila u shndërrua në një ‘Foltore’, Berisha e etiketoi Lulzim Bashën si politikani që do të hyjë në histori si më i papërgjegjshmi.
29 Dhjetor 2021, 12:45 -
