-
Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh, as sot nuk niset trageti Vlorë-Brindisi
Për shkak të motit të keq vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Portin e Vlorës. Prej ditës së djeshme është pezulluar trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa po ky traget nuk do të mund të lundrojë as ditën e sotme.
5 Shkurt 2023, 11:36 -
-
Flamurtari i vajzave 'bën ligjin' në Ligën Unike, Tirana e pëson keq në Vlorë! Trajneria Hasanaj: Tani objektiv fitimi i kompeticionit
Flamurtari në basketboll për vajza nuk di të ndalet. Pas suksesit në kampionatin kombëtar vlonjatet po korrin fitore edhe në Ligën Unike. Së fundmi Flamurtari mposhti 71-58 me pikë Tiranën, ndërsa trajneria e ekipit vlonjat thotë se objektivi minimal është arritur, ndërsa tani synojnë ta fitojnë kompeticionin.
3 Shkurt 2023, 13:44 -
VIDEO/ Vijon çmontimi i ‘Fijeve’, hiqen 23 kamera në Korçë, Vlorë e Durrës! Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve kriminale
Kamerat e vendosura nga grupet kriminale kanë vijuar procesin e çmontimit të kamerave në qarqe të ndryshme. Në 3 qarqet, Durrës, Korçë e Vlorë janë hequr në total 23 kamera. Pas çmontimit, në qarkun Korçë janë vënë nën hetim 6 persona, në Vlorë 4 persona dhe në Durrës 3 persona. Në total, që prej fillimit të operacionit janë çmontuar 531 kamera.
3 Shkurt 2023, 09:28 -
-
-
Grupi italian i viteve ’80 ‘Ricchi e Poveri’ performojnë në Vlorë, këngëtarët italianë dhurojnë një shfaqje fantastike
Në një koncert mjaft emocionues, grupi italian i viteve ’80 “Ricchi e poveri” performoi në qytetin e Vlorës. Këngët e grupit të njohur italian sollën ovacione e duartrokitje të forta në teatrin 'Petro Marko'.
31 Janar 2023, 22:39 -
Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë
Fundi i janarit shënon kulmin e infektimit nga virozat stinore dhe gripi. Situata pritet të mbetet e rënduar deri në mesin e shkurtit. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në qendrat shëndetësore të Vlorës, aty ku ka një fluks të shtuar të vizitave.
31 Janar 2023, 17:46 -
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë të Dispanserisë dhe Farmacisë, falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të këtyre mjediseve, ndërkohë që është në zbatim e sipër një tjetër projekt ambicioz, ai i fuqizimit dhe modernizimit të shërbimit të urgjencës që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët
31 Janar 2023, 16:37 -
-
-
Meta merr pjesë në ceremoninë e 32 vjetori të PD-së në Vlorë! Berisha: Kemi qëllim fitoren në zgjedhje dhe përmbysjen e monizmit
Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD-së në Vorë ku tha se qëllimi i lëvizjes së nisur është fitorja e zgjedhjeve lokale dhe më pas rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
30 Janar 2023, 19:18 -
VIDEO/ Dyshohet për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, Policia e Vlorës aksion masiv në gjithë qarkun
Policia e Vlorës ka nisur një aksion në të gjithë qytetin dhe në të gjitha ambientet e mbyllura, magazina, sera dhe ambiente të tjera. Ky aksion vjen pas urdhrit të kreut të Policisë së Vlorës, Ermal Mucaj, i cili ka kërkuar nga efektivët të ushtrojnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbyllura në qytetin bregdetar.
30 Janar 2023, 11:48 -
Çmontimi i kamerave spiune, reagon Partia e Lirisë: Krimi ka pasur nën kontroll policinë, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta
Nëpërmjet një deklarate për mediat, nënkryetarja e partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi tha se krimi ka pasur nën kontroll policinë e shtetit dhe të gjithë veprimtarinë në terren ndërkohë që këta të fundit ishin fokusuar tek ndëshkimi i qytetarëve të thjeshtë dhe jo goditja e grupeve kriminale.
29 Janar 2023, 14:34 -
Të vendosura nga grupe kriminale për të vëzhguar policinë, sekuestrohen 20 kamera 'spiune' në Fier dhe Lushnjë, 5 persona nën hetim (VIDEO)
Policia e Fierit ka çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera sigurie në Fier dhe Lushnjë të vendosura nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin e efektivëve të policisë.
29 Janar 2023, 09:45 -
Incident teksa po bënte ski në Vlorë, efektivët shpëtojnë turistin, ishte bllokuar nga defekti i motorit (VIDEO)
Një defet në motor ka shkaktuar bllokimin e një turisti teksa po bënte ski në Vlorë. Pasi kërkoi ndihmën e efektivëve ata arritën të ndihmojnë të riun i cili ishte bllokuar nga defekti i mjetit turistik Skaf me emrin "ERTION",
28 Janar 2023, 21:10 -
VIDEOLAJM/ Bënte drifte në zonat e banuara, ‘e pëson’ i riu në Vlorë, i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme
Lojërat e shpejtësisë në zonat e banuara dhe rrezikimi i shoferëve të tjerë kanë futur në telashe të riun në Vlorë i cili pëlqente të bëntë drifte me makinë në zona të banuara.
28 Janar 2023, 18:25 -
'Sytë e krimit', vijon aksioni për ç'montimin e kamerave të sigurisë! Hiqen 39 nga rrugët e Korçës dhe Pogradecit, 3 në Memaliaj dhe 1 në Burrel (VIDEO)
Hiqen 39 kamera të vendosura në Korçë. Deri tani policia ka çmontuar 161 kamera në 4 qarqe, më konkretisht 59 Shkodër, 47 Durrës, 16 Vlorë dhe së fundmi në Korçë.
28 Janar 2023, 09:35 -
Aksident në Vlorë, makina përplas 62 vjeçarin! Drejtuesi i mjetit përfundon në komisariat
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sadik Zotaj” të Vlorës ku një 43 vjeçar i identifikuar si K.G duke drejtuar makinën e tij tip ‘Peugeot’ ka përplasur 62 vjeçarin B.V gjatë kohës që po qarkullonte me biçikletë.
27 Janar 2023, 18:27 -
VIDEO/ Vodhën 2400 euro biçikleta, bizhuteri dhe ushqime, arrestohet 16-vjeçari në Vlorë, në kërkim shoku 18-vjeçar! I mituri ishte në arrest shtëpie
Janë zbardhur 8 vjedhje të kryera në dyqane dhe banesa në qytetin e Vlorës dhe si rezultat është arrestuar një 16 vjeçar dhe në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij, një 18-vjeçar.
27 Janar 2023, 12:03 -
Vlorë/ Policia Rrugore arreston 3 persona, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pezullohet leja e drejtimit për 7 të tjerë
Policia Rrugore në Vlorë në vijim të kontrolleve intensive ka arrestuar tre drejtues mjetesh pasi i kapi në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu është bërë me dije edhe pezullimi i lejes së drejtimit për shtatë drejtues të tjerë, katër prej tyre për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim të mjetit nën ndikim e alkolit.
27 Janar 2023, 11:57