-
-
Mbetjet në Vlorë, Malltezi: U zbulua vetëm rruga e 15-të. Ku shkuan 14 të tjerat? (VIDEO)
Duke iu referuar lajmit se dyshohet se janë kryer 15 rrugë të trafikut të lëndëve të rrezikshme, Malltezi kërkon se ku janë hedhur dhe groposur 14 rrugët e mbetjeve të rrezikshme që kanë ardhur me traget nga Italia.
23 Shkurt 2020, 13:46 -
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
Kompanitë tërheqin mbetjet e rrezikshme, por nuk dihet se ku përfundojnë. Nuk ka landfille për materialet e ndërtimit me amiant dhe mbetjet vajore. KLSH: Kompania që mbledh mbetjet spitalore nuk rezulton se kryen asgjësimin.
22 Shkurt 2020, 18:15 -
Mbetjet në portin e Vlorës, Nishani: Krim kundër jetës, konfirmojmë pushtetin e mafies në Shqipëri
Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës duke i cilësuar si kancerogjene, janë një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndeti të shqiptarëve.
22 Shkurt 2020, 16:15 -
Ekskluzive-Lista e OFL-së/ Nga 'Çipuri' te 'Buzderi', anëtari i 'Hakmarrjes për Drejtësi', Fejzo Zekaj dhe dy gra në Vlorë! (VIDEO)
Zbardhen emrat e njohur të botës së krimit që do u kërkohet që të justifikojnë pasurinë. Në listën e Vlorës mes emrave të njohur dhe dy femra të dënuar për grabitje e gjobëvënie.
22 Shkurt 2020, 14:10 -
-
-
Kompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet i sollëm në Vlorë, por s'janë të rrezikshme
Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.
22 Shkurt 2020, 10:31 -
Aksioni në Vlorë/ Drejtoria Detare: Trageti me mbetje të rrezikshme i penalizuar disa herë, mallrat në bord të padreklaruara (VIDEO)
Kompania ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj
21 Shkurt 2020, 21:10 -
Aksioni në Vlorë/ Klosi: Grup i strukturuar kriminal, i kapëm në flagrancë! U justifikuan sikur ishin mbetje të trageteve 'për të shpëtuar'
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha për Report Tv se të arrestuarit në Vlorë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin si qëllim të depozitonin në vendin tonë mbetje të rrezikshme. Në një lidhje telefonike në hapësirën e edicionit qendror, ministri theksoi se aksioni i realizuar në bashkëpunim mes disa institucioneve, nuk pati dekonspirim, arsye për të cilën të arrestuarit u kapën në kushte të flagrancës. Ndryshe nga sa të arrestuarit kanë deklaruar, Klosi thotë se nuk bëhet fjalë për vaj të mbetur nga motorët e tragetit, por e kanë përdorur këtë si justifikim për t'i sjellë nga Italia drejt vendit tonë, ndonëse ky plan u dështoi.
21 Shkurt 2020, 19:44 -
Kornuzi: S'kemi groposur lëndë të rrezikshme, furgoni i 'Delfini1' solli nga porti 5 qese me bidonë! Punojmë me ndershmëri
Rezina Kornuzi tregon edhe rastet kur nga biznesi i saj janë futur direkt në port për të marrë mbetjet, ku thekson se kontrollet nga policia kanë qenë të rrepta. Por jo e njëjta gjë sipas saj, mund të ketë ndodhur edhe në rastin e furgonit që solli mbetjet e firmës së pastrimit "Delfini1", administratorja e së cilës, Elisabeta Çuni, 55 vjeçe, ka rënë në pranga.
21 Shkurt 2020, 11:17 -
Pezullohet transporti i mbetjeve në Shqipëri! Të arrestuarit në Vlorë: S’ka pesticide, fuçitë me vaj motori...Analizat tek Fizika Bërthamore
Vihen në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se "Delfini1" kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje tokskike. Ministrja e Mjedisit pezullon transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Kapiteni: E lamë leshin e xhamit në hambarin e tragetit, pasi bëmë remont kohë më parë, nuk patëm mundësi ku ta hidhnim". Të arrestuarit: Në fuçitë kishte vaj motori për tragetin. Asnjë dokument shoqërues nga kompania italiane e naftës dhe gazit.
21 Shkurt 2020, 10:24 -
Trafiku i mbetjeve kancerogjene! Pamje të tjera nga fuçitë dhe amianti! Tre drejtorë dhe prefekti në portin e Vlorës (VIDEO)
Report Tv zbardhi skemën se si 6 vlonjatët merrnin nga Italia mbetjet, i sillnin në Vlorë përmes tragetit nga Brindisi dhe i groposnin përmes një pike grumbullimi në lagjen "24 Maji".
21 Shkurt 2020, 08:33 -
-
Dyshimet: Amianti nga Italia për t'u groposur në Vlorë....ende mister vendi se ku
20 Shkurt 2020, 21:56 -
Zbulohet trafiku i mbetjeve toksike/ Amianti kancerogjen bllokohet në tragetin nga Italia, groposej në Vlorë! SKEMA që zbatonin 6 të arrestuarit
Një rrjet i trafikut të mbetjeve të rrezikshme, mes të cilave edhe amiant, u zbulua nga policia, ku ranë në pranga 6 persona. Report Tv zbardh skemën se si 6 vlonjatët merrnin nga Italia mbetjet, i sillnin në Vlorë përmes tragetit nga Brindisi dhe i groposnin përmes një pike grumbullimi në lagjen "24 Maji". Lëndët e rrezikshme dhe kancerogjene vinin të kamufluara si produkte kimike pastrimit, përmes kompanisë "Delfini 1". Në pranga edhe kapiteni dhe zv.kapiteni i tragetit. Lënda e rrezikshme u bllokua nga policia brenda tragetit, i cili u sekuestrua.
20 Shkurt 2020, 21:02 -
-
-
-
