-
Xhelal Mziu përgatitet për zgjedhje vendore në vjeshtë: Jam konsultuar edhe me mbështetës, do garoj për kryetar bashkie
Dorëheqja e një dite më parë nuk është rastësi për ish kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu. Ai thotë në një intervistë për Report TV se shpreson për zgjedhje të parakohshme vendore në tetor, ndaj duke u konsultuar edhe me mbështetës, vendosi t’i nënshtrohet filtrit të anëtarësisë. Ai komenton edhe arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku paraditen e kësaj të marte.
7 Korrik 2020, 18:26 -
Shkoi në spital në gjendje të rëndë, arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku! Ruhet në dhomë nga policët
Arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019 pasi gënjeu me formularin e dekriminalizimit. Ai u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të diabetit dhe ishin vetë mjekët që lajmëruan policinë.
7 Korrik 2020, 08:55 -
Protestuesi: S'duam takim me Brahimajn, por Agim Kajmakun! Gimin e kapim për veshi e i themi që ty të kemi votuar (VIDEO)
Protestuesi e quan si aferë korruptive planin e rindërtimit të lagjes së re në Vorë. Në një prononcim për Report Tv, ai thotë se kërkon takim me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, edhe pse ai është larguar për shkak për dekriminalizimit. Ai thotë se Kajmaku duhet të përgjigjet për k
25 Qershor 2020, 10:28 -
Basha: Rama mashtron aq shumë sa harron kur ka thënë të vërtetën për herë të fundit! 10 gënjeshtrat më të mëdha
Operacioni Forca e Ligjit ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, pasi akti normativ pritët të miratohet në seancën e sotme. Teksa kryeminstri Rama jep argumente pse sot deputetët eduhet ta votojnë, nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha e quan mashtrimin e radhës.
5 Mars 2020, 15:50 -
Drejtori i Policisë së Tiranës urdhër shefit të Komisariatit të Vorës: Të arrestohet Agim Kajmaku
Urdhri i Jaupit ka ardhur pas disa takimeve që ai ka pasur me shefa të Komisariateve në qarkun e Tiranës, ku ka kërkuar shtimin e forcave për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim.
2 Mars 2020, 11:44 -
Akuza e PD: Kajmaku nuk është në arrati, por lëviz lirshëm sa në një lokal në tjetrin me drejtues të PS-së! Ka mbështetjen e Ramës
Referuar një fotoje të publikuar nga një media ku pretendohet se është Kajmaku në një lokal, Sekretari i Përgjithshëm , Gazment Bardhi shprehet se ai nuk arrestohet sepse është një nga bashkëpunëtorët kryesor të kreut të qeverisë.
1 Mars 2020, 20:31 -
Gjyqtarja sëmuret, shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun...Ish-kryebashkiaku i Vorës vijon në arrati
Procesi ndaj Agim Kajmakut ish kryebashkiakut të Vorës nuk është zhvilluar këtë të martë për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ishte me raport për arsye shëndetësore. Ndërsa avokati Kajmakut i cili përballet me dy akuza, kërkoi heqjen e arrestit me burg dhënë në mungesë.
11 Shkurt 2020, 10:19 -
'Puçi' i Kajmakut ditën e shkarkimit, gjykata i pezullon ish-shefin e kabinetit që komandoi në krye të bashkisë së Vorës
Agim Kajmaku vendosi që të shkarkonte dy n/kryetarët Brahimaj dhe Omeri duke emëruar në atë post shefin e tij të kabinetit Gentian Picari dhe si rrjedhojë ai u komandua në drejtimin e bashkisë së Vorës.
6 Shkurt 2020, 14:43 -
Balla: Pas gjendjes emergjente, Meta të caktojë datën e re të zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë datën e re të zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit, Vorës dhe Shkodrës sa më shpejt të jetë e mundur, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai shtoi se nuk ka asnjë skenar për zgjedhje të parakohshme.
4 Shkurt 2020, 17:25 -
Dosja 12 vite më parë! Zbulohet kallëzimi kundër kryebashkiakut të Librazhdit, që vendosi në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme
Denoncimi nga vartësi, brenda bashkisë. 12 vite më parë, sipas kallëzimit, prokuroria (dosja 994) nisi hetimet për kryebashkiakun Gurra me akuzën se falsifikoi vulën e ujësjellësit për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit
3 Shkurt 2020, 09:13 -
Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.
2 Shkurt 2020, 20:10 -
Zgjidhet me short gjyqtarja që do të gjykojë ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës Agim Kajmakun
Shorti për gjykimin e Kajmakut është hedhur nga Gjykata e Tiranës. Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për 'falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit'.
31 Janar 2020, 14:50 -
Bardhi te '5 Pyetjet': Kemi emrin e 6-të të kryebashkiakut socialist të dënuar në një nga vendet e BE-së
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' nuk pranoi që të publikonte emrin e kryebashkiakut, duke theksuar se më parë pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim. Bardhi: Janë 10 raste që po verifikojmë, informacionet nga partnerët, por edhe rrjedhje nga PS-ja. Rama u informua për Agim Kajmakun, por injoroi strukturat.
27 Janar 2020, 21:04 -
Gruaja e Kajmakut fitoi tenderin nga Ministria e Brendshme! PD: Rasti i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Ramës
Përmes sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Gazment Bardhi, PD thotë se kjo dëshmon se e vetmja gjë që Edi Rama di të bëjë është të plaçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë.
20 Janar 2020, 16:34 -
Bashkëshorti në kërkim, gruaja e ish-kryebashkiakut Kajmaku fiton tenderin nga Ministria e Brendshme
Tenderi është dhënë nga drejtoria e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Pronari i firmës deri në 17 korrik ka qenë vetë Agim Kajmaku, por pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Vorës ia kaloi pronësinë gruas.
20 Janar 2020, 13:41 -
Akuzat e PD/ Kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtërinjve! Nisin hetimet edhe për atë të Burrelit
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka depozituar gjurmët e gishtërinjve në Policinë Shkencore, duke i hapur kështu rrugë verifikimit pas denononcimit të Partisë Demokratike e cila e ka akuzuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.
17 Janar 2020, 12:20 -
Përfundojnë hetimet për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiaku i Vorës në gjykatë me tre akuza
Agim Kajmaku i cili prej më shumë se dy muaj ndodhet në arrati rrezikon të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg nga drejtësia shqiptare. Report Tv mëson se hetimet për Kajmakun janë mbyllur ndërsa ai akuzohet për falsifikim formulari të dekriminalizimit, falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim si dhe ushtrim kompetencash përtej mandatit.
16 Janar 2020, 15:49