-
Denoncimi i kryebashkiakëve, Alibeaj: Kemi edhe 7 raste! 'Venecia'? Meta tejkaloi kompetencat, por s'e shkeli ligjin
Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se PD-ja disponon informacion për të shkuar të dyshimtë edhe për shtatë raste të tjerë si tre kryebashkiakët që u denoncuan deri tani; Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku dhe Mark Babani.
30 Shtator 2019, 21:33 -
PD: Ky është identiteti i tretë i Babanit! Tentoi të futet në Itali pasi ishte dëbuar, por u arrestua sërish
Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD-ja thekson se as Babani dhe as Rama nuk mund ta përgënjeshtrojë, pasi dokumenti i marrë nga nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus: foton e tij.
18 Shtator 2019, 14:51 -
Greqia shpall të pafajshëm Jorgo Toton (Agim Kajmaku), PD: Gënjeu dekriminalizimin, t'i vihen prangat
Greqia pas 16 viteve ka shpallur të pafajshëm Jorgo Toton (Agim Kajmaku). Vendimi i pafajësisë është dhënë nga Gjykata e Janinës. Kajmaku me emrin Jorgo Toto akuzohej për veprën penale të falsifikimit të parave. Partia Demokratike thotë se u vërtetua denoncimi i saj se Agim Kajmaku gënjeu në formularin e dekriminalizimit, ndërsa kërkon shkarkimin dhe arrestimin e tij.
17 Shtator 2019, 19:12 -
Aksioni opozitar/ Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat
Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Bardhi është ndalur në tre çështje kryesore, ku theksoi se nuk ka një marrëveshje të fshehtë PD-PS, nuk ka përçarje me aleatët e aq më tepër me LSI-në, Ai paralajmëroi gjithashtu se PD-ja ka informacione edhe për 7-8 kryebashkiakë të tjerë, që janë me precedentë penal.
16 Shtator 2019, 20:59 -
PD nxjerr 'provat' për kryebashkiakun e Vaut të Dejës...Por a është ai i njëjti Mark Babani?! (VIDEO)
PD publikoi një dokument të një personi të arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill '94-ën në Siçili dhe dy dokumente te tjera që sipas saj tregojne se kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka tre identitete të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
16 Shtator 2019, 14:03 -
Ekskluzive/ Posta i gjen shtëpinë, Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave
Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave. Pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë, Report Tv mëson se e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e tij në Prezë, ku ka shtëpinë. Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator pas orarit zyrtar.
11 Shtator 2019, 10:51 -
Krah Kashahut, Basha' lobon' për çeljen e negociatave: S'do kishte më Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në politikë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Bashës, çelja e negociatave me BE-në do të zhdukte në Shqipëri kandidimin e personave me të shkuar kriminale, referuar këtu rastit të kandidatit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atij të Vorës, Agim Kajmaku.
9 Shtator 2019, 19:39 -
'Prokuroria gënjeu për gjurmët e Kajmakut' PD letër Arta Markut: Duam transparencë, presim përgjigje
Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i cili sipas selisë blu ka qenë i arrestuar dhe është i kërkuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg.
7 Shtator 2019, 11:24 -
Qeveria gati për dialog me Bashën për reformën zgjedhore...por drejtësia s'preket! Spiropali: Asnjë hap pas! PD: Rama, kufomë politike
Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali thotë se mazhoranca është e hapur për dialog me Lulzim Bashën dhe opozitën për të reformuar sistemin zgjedhor. Por ajo tha se nuk do të bëhet asnjë hap sa i përket reformës në drejtësi, dhe përpjekjeve të opozitës për të ndërhyrë në këtë proces. Spiropali tha se opozitës i flen lepuri në bark tek bllokim i i hapjes së negociatave dhe tek bllokimi i reformës në drejtësi.
6 Shtator 2019, 13:35 -
'Posta ngatërroi adresën'/PD: Absurde! Prokuroria e vërtetoi se po pengon hetimin për Kajmakun
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputeti Luçiano Boçi tha se argumenti që ka dhënë organi i akuzës se nuk ka arritur që të marrë shenjat e gishtave të Kajmakut për shkak të ngatërresës nga Zyra e Postës është absurditet dhe tregues se kryebashkiakut të Vorës po i ndërtohet një mburojë mbrojtje.
4 Shtator 2019, 14:33 -
Nuk i 'gjen' adresën Agim Kajmakut/ Posta përgënjeshtron Prokurorinë, shenjat e gishtërinjve merren nga pasaporta
Përmes një deklarate për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion mbi procedurat e verifikimit të figurave të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut të akuzuar nga PD për fshehje të dënimeve në vendet fqinje para nisjes së karrierës politike.
4 Shtator 2019, 10:59 -
Demokratët vijojnë akuzat ndaj Kajmakut/ Balliu: Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias
Demokratët vijojnë akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku. Përmes një deklarate nga selia blu ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se Agim Kajmaku (Jorgo Toto) mbrohet nga Edi Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.
3 Shtator 2019, 12:02 -
Akuzat e PD/ Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut
Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se deri më tani janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Vorës.
30 Gusht 2019, 16:27 -
PD publikon foton: Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, i arrestuari në Greqi, janë i njëjti person
Ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se kryetari i ri i bashkisë së Vorës i arrestuar më parë në Greqi dhe aktualisht në kërkim janë i njëjti person prandaj ndryshoi emrin nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku.
29 Gusht 2019, 11:59 -
PD: Kajmaku vodhi me fidanë 2.6 mln euro nga paratë publike /Ja tenderat abuzivë (Dokumentet)
Sipas Vokshit, kryeministri dhe Kajmaku bashkëpunojnë për të vjedhur popullin, ku anëtarët e tij si Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos rreth 440 mijë euro dhe Vangjush Dako rreth 580 mijë euro.
28 Gusht 2019, 13:25 -
Akuzat ndaj Agim Kajmakut/ Prokuroria kërkon dokumentet! PD: I kemi dërguar
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar pasditen e sotme Partisë Demokratike të gjithë informacionet dhe dokumentacionin që kjo e fundit disponon lidhur me akuzat ndaj Agim Kajmakut. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD e cila deklaron se ka depozituar dje dhe sot të gjitha dokumentet që janë publikuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
27 Gusht 2019, 17:10