-
Pasuria fundos Zaganjorin! Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtimin e merr anëtari i vetëm, Ardian Dvorani (VIDEO)
Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese edhe ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik dhe rekomandimit të ONM pasi sipas tyre, ai nuk justifikonte pasurinë, shkollimin e djemve jashtë vendit dhe një transaksion prej 16 mijë dollarë.
26 Korrik 2019, 11:01 -
Shefja e ONM-së: Drejtësia e re do të hapë derën në BE (Mesazh Metës për Kushtetuesen)
Shefja e ONM-së kishte një mesazh indirekt për Presidentin Meta nga ceremonia e inaugurimit të pallatit të ri të drejtësië. Ajo tha se të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësitë dhe të mos vonojnë procesin për konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese.
22 Korrik 2019, 19:59 -
Ngritja e Kushtetueses/ Dvorani: Në gusht dërgojmë emrat e parë, Kuvendi dhe Meta, nuk i bllokojnë dot (VIDEO)
Puna për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ka nisur dhe në fillim të gushtit emrat e kandidatëve të parë pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit. Kreu i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani deklaroi se ligji parashikon se procesi nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse.
22 Korrik 2019, 18:36 -
Hapet gara për gjyqtarët e lartë, kryetarja e KLGJ-së: Themel për standardet e reja
Sot është hapur gara për anëtarët jo gjyqtarë që do të garojnë për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Pas miratimit të rregullores në datë 5 korrik, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur zyrtarisht garën.
9 Korrik 2019, 15:52 -
Hapet gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ miraton rregullat e përzgjedhjes për 4 nga 19 anëtarët (Kriteret)
Këshilli i lartë gjyqësorë ka zhbllokuar ngërçin në gjykatën e lartë duke miratuar rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve jo gjyqtar. Kjo gara hapet për një javë ndërsa jo gjyqtarët përbëjnë 1/5 e kësaj trupe duke qenë 4 nga 19 anëtar. KLGJ do të kontrolloj këta kandidatë në tre kolona përfshi aftësitë profesionale, etike morale dhe aftësitë menaxheriale. Pas renditjes së kandidatëve lista do ti përcillet presidentit për ti dekretuar si gjyqtar të lartë.
5 Korrik 2019, 11:44 -
Soreca takon Dvoranin: Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale sa më parë
Puna për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese ishte në fokus të bisedës midis ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
24 Qershor 2019, 13:44 -
Financial Times: Reforma në Drejtësi shpresa e Shqipërisë për t’u pranuar në BE
Në shkrim thuhet se opozita ka dalë në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur në Prokurori, në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA. Megjithatë Shqipëria shpreson tek Reforma në Drejtësi për t’u pranuar në BE.
16 Qershor 2019, 17:53 -
Kushtetuesja funksionale brenda verës, KED gati renditjen e kandidatëve
Kushtetuesja do ketë 7 anëtarë nga 9 të tillë brenda dy muajve, ja procedura e zgjedhjes nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, asnjë mundësi për bllokim. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e rrëzuar nga veprimi i ligjit të Vetingut, do të jetë funksionale brenda kësaj vere, me të paktën 7 anëtarë nga 9 gjithsej.
12 Qershor 2019, 07:22 -
Bllokimi i gjykatës së Lartë/ Avokati Nikolla: KLGJ-ja ka kompetenca të ndërhyjë ose ta zgjidhë parlamenti
Sipas juristit Bashkim Nikolla, këshilli i lartë gjyqësorë ka kompentecë të caktoj gjyqtarë të cilët të shqyrtojnë rekurset në gjykatën e lartë deri në zgjidhjen e ngërcit. Në një reagim për mediat ai shprehet se nuk ka pse qytetarët paguajnë faturën e politikës, e cila duhet të mbledh parlamenti dhe të zhbllokoj ngërcin nëse refuzon KLGJ-ja.
27 Maj 2019, 14:31 -
Ngërçi në Kushtetuese, kreu i KED: Brenda majit listat në parlament
Brenda muajit maj nëse institucionet si tatimet, doganat, bankat apo autoriteti i dosjeve do të kthejnë përgjigjet në kohë për kandidatët në garë për gjykatë kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë atëherë parlamentit do t'i shkojnë emrat për votim.
25 Prill 2019, 14:53 -
Ambasadori i BE takohet me kreun e KED-së, Soreca: Ju garantojmë mbështetje absolute
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin ku bën të ditur se ky institucion ka mbështjetjen absolute të Bashkimit Europian, për vijimin dhe zbatueshmërinë e detyrave të saj.
11 Shkurt 2019, 17:32 -
Konstituohet KED, zhbllokohet procesi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses
Këshilli Emërimeve në Drejtësi është konstituuar këtë të martë. Në mbledhjen e parë të KED ku nuk kanë munguar prania e ndërkombëtarëve është rënë dakord për përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret për t'u bërë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
15 Janar 2019, 10:07