-
Pas KLGj, KLP dhe garës për SPAK drejt konsituimit edhe KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që më 15 janar të nisë përzgjedhjen e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa një tjetër rend dite i KED-së është edhe hapja e garës për inspektorin e lartë të drejtësisë, i cili me ndryshimet ligjore kontrollon funksionimin e të gjithë sistemit.
11 Janar 2019, 12:35 -
Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen
Gjykata e lartë në vend ngre sinjalin “SOS”. Duke deklaruar nëpërmjet statistikave se ajo është e bllokuar me 28.863 dosje të mbartura pa një vendim nga dhjetor 2018. Në një kohë ku me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me 4, ndërsa funksionalë janë tre. Xhezair Zaganjori, kreu i kësaj gjykate dhe gjyqtari Edmond Islamaj janë ende nën ethet e Vetting-ut dhe presin që Kolegji i Apelimit të vendosë nëse do jenë apo jo më pjesë e sistemit.
9 Janar 2019, 13:52 -
Në 3 janar nis punën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi/ Në krye të KED gjyqtari Ardian Dvorani
KED pritet që të nis menjëherë nga puna duke bërë verifikimin e gjyqtarëve dhe kandidatëve që plotësojnë kriteret për gjyqtarë Kushtetuese çka do të zgjidhte dhe ngërçin e kësaj Gjykate.
22 Dhjetor 2018, 11:19 -
Kuvendi hedh shortin/ Zgjidhen tetë anëtarët e KED-së, një vend mbetet bosh nga Prokuroria e Apelit (EMRAT)
Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit. Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë edhe shtatë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
7 Dhjetor 2018, 09:11 -
Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë
Pas Vettingut janë identifikuar tre kategoritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar procesit. Bëhet fjalë për prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe ONM.
25 Nëntor 2018, 07:14 -
Zbardhet lista e emrave për KED, Marku: Kriteret i plotësoj vetëm unë dhe Fatjona Memçaj
Prokurorja Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë listat e reja për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Në listë bëjnë pjesë plot 37 prokurorë dhe sipas Markut nga të gjithë emrat kriteret i plotëson vetëm ajo dhe Fatjona Memçaj.
19 Nëntor 2018, 10:29 -
Dosja e Vettingut - S’deklaroi 100 mln lekë, gjyqtari Dvorani: Ishte pakujdesi
Si shpëtoi anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nga procesi i Vetting-ut. KPK: Gjyqtari nuk e ka fshehur pasurinë. Vetë Dvorani ka deklaruar në KPK, se mosdeklarimi i llogarive bankare në deklaratën për Vetingun, ishte një pakujdesi.
5 Shtator 2018, 07:29 -
Zgjidhet ngërçi/ Hapet rruga për plotësimin e vendeve bosh në drejtësi
Verifikohen 48 nga 57 prokurorë dhe gjyqtarë të grupit të parë, mes tyre kandidatët për KLGJ dhe KLP, që sot mund të ngrihen organet e reja të drejtësisë që do emërojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, konsensus politik tani i panevojshëm.
2 Gusht 2018, 07:19 -
Vettingu/ Të hënën përpara KPK-së anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë, Medi Bici
Me Medi Bicin mbyllet procesi i Vettingut në Gjykatën e Lartë. Deri tani nga kjo gjykatë janë konfirmuar Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani, ndërsa në proces janë Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci.
28 Korrik 2018, 19:20 -
Vettingu/ Fati i Gjykatës së Lartë brenda korrikut, përpara KPK 3 gjyqtarët e fundit
Gyqtarët e fundit të Gjykatës së Lartë të cilët do dalin përpara KPK janë Artan Broci, Shkëlzen Selimi dhe Medi Bici. Më herët konfirmuan Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj, ndërsa u shkarkuan Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca.
25 Korrik 2018, 19:35