-
Kushtetuesja në Venecia? Meta: SHBA si shpirt, disa ambasadorë palaço! Muçi presione nga shumica...Referendum
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rëndur gjuhën kundër ndërkombëtarëve duke deklaruar se disa prej tyre janë palaço. Vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta nuk e cilësoi si surprizë, pasi denoncoi se ka pasur presion nga shumica.
21 Nëntor 2019, 13:16 -
Ngërçi në Kushtetuese/ SHBA: Çështja të çohet në Komisionin e Venecias dhe të respektohet opinioni i tyre
Me anë të një reagimi Ambasada Amerikane ka deklaruar se në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias. Po ashtu SHBA kërkon që për këtë çështje opinioni ligjor i Komisionit të Venecias të respektohet.
21 Nëntor 2019, 09:12 -
Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Po bën presion ndaj Prokurorisë për kallëzimin ndaj Dvroranit
Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se Balla ka bërë një deklaratë të dënueshme pasi sipas tij, janë presione ndaj organit të akuzës për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal të Presidentit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
20 Nëntor 2019, 15:03 -
Akuzon Ramën për kapje, Berisha: Një nga anëtarët e Kushtetueses i takonte opozitës (VIDEO)
Sali Berisha pas takimit me Presidentin Ilir Meta deklaroi se Edi Rama po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa vlerësoi kreun e shtetit për mbrojtjen që sipas tij po i bën dhe zgjedhjen e Marsida Xhaferllarit. Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se tre nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i takojnë parlamentit duhet t
20 Nëntor 2019, 12:46 -
Padia e Metës/ Pas Kushtetueses në rrezik kolapsi edhe KED-ja nëse nis hetimi kundër Dvoranit
Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED do të hidhet në datë 5 Dhjetor, ndërsa funksionimin ky institucion e nis më pas në fillim të vitit 2020 me mandat një vjeçar. Por ligji e përcakton se një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria duke e futur në kolaps institucionin.
20 Nëntor 2019, 07:49 -
'Ngërçi/ Gjykata Kushtetuese tjetër goditje për Arta Vorpsin
Gjykata Kushtetuese zyrtarizon Marsida Xhaferllarin si anëtaren e saj më të re. Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë plotësuar anëtarët e saj, ku shihet se mes Vitore Tushës, e cila është në rolin e kryetares së kësaj Gjykate, Besnik Muçit, Elsa Toskës, Fiona Papajorgjit është renditur edhe Marsida Xhaferllari, një emër ky që ka futur në "sherr" Presidencën dhe Qeverinë.
19 Nëntor 2019, 22:54 -
Padia e Metës për Dvoranin/ PD: Akti i duhur! Hetimi i tij pikë kyçe për rikthimin e besimit tek drejtësia
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan një akt në mbrojtje të Kushtetutës, kallëzimin nga presidenti Meta i kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
19 Nëntor 2019, 16:07 -
Meta e kallëzoi, Dvorani: Faktet i vlerëson drejtësia! Shtetarët tanë nuk ndjehen mirë kur Kushtetuta i heq autoritetin ekskluziv
Kreu i KED thotë se nuk ka asnje sjellje apo veprim të tijin që të jetë në shkelje me ligjin, edhe pse thekson se kjo mbetet në dëshirën e Presidentit. Kreu i KED-së thotë se baza e këtij kallëzimi është mbi një vlerësim dhe interpretim tërësisht të gabuar dhe aspak profesional të Kushtetutës dhe të ligjit.
19 Nëntor 2019, 15:02 -
Meta kallëzon kreun e KED: Unë nuk heshta! Dvorani vendim individual (jo Kolegjial) për Arta Vorpsin /Padia
Presidenti kallëzon në tre prokurori kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thotë se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, ndërkohë që Kushtetuta thotë se duhet ndjekur radha e zgjedhjes së anëtarëve, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Meta thotë se kjo u bë qëllimisht nga kreu i KED, duke "detyruar" presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare.
19 Nëntor 2019, 14:47 -
'Kemi përgatitur padinë...' Avokati i Popullit në një linjë me Metën për Kushtetuesen: Vlerësimi i kandidatëve pati mungesë transparence
Avokati i Popullit, është post qe aktualisht mbahet nga Erinda Ballanca, e njohur ndryshe edhe si avokatja e familjes Berisha, e cila u emërua në maj të 2017-ës, me propozim të Lulzim Bashës sipas marrëveshje PS-PD
19 Nëntor 2019, 08:40 -
Meta sulmon ambasadorët: Janë kthyer në lecka të Edi Ramës, mbështesin Dvoranin për të kapur 'Kushtetuesen'
Presidenti Ilir Meta ka sulmuar diplomatët e huaj në Shqipëri duke i quajtur lecka të Edi Ramës. Në studion e emisionit Open teksa u pyet mbi vendimin për të shpallur 'non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Meta tha se qëndrimet e Borchardt janë të ndryshme nga ato të OSBE.
18 Nëntor 2019, 21:37 -
Me padinë mbi tryezë, por ende në përgatitje...Kur do të vijë lëvizja e Metës kundër Dvoranit?!
Presidenti Ilir Meta nuk ka dorëzuar ditën e sotme (e hënë) në Prokurori padinë për shpërdorim detyre për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, siç paralajmëroi tre ditë më parë.
18 Nëntor 2019, 18:38 -
Kryemadhi akuza ndaj Ardian Dvoranit: Kapja e tij nga Rama ka prodhuar krizën politike
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke i dalë në mbrojtje Metës, dhe duke hedhur akuza ndaj Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit."Ajo që dua të theksoj, e thash edhe pak me parë, unë e kam bërë të qartë edh
18 Nëntor 2019, 16:07 -
Kryemadhi: Meta fajtor për krizën dhe pse solli Ramën në pushtet! Dvorani 'i kapur' nga qeveria
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat për presidentit Ilir Meta, sipas së cilës ai është një nga fajtorët kryesor për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Një deklaratë e tillë, vjen si kundërpërgjigje e asaj që tha kreu i shtetit disa ditë më parë, ku e e cilësoi djegien e mandateve nga PD-LSI si një tregues që ato janë më pranë qeverisë.
18 Nëntor 2019, 16:01 -
Ardian Dvorani sërish anëtar dhe kryetar i KED deri në dhjetor 2020, Meta vetëm 5 ditë kohë për ta zgjedhur
Anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani do zgjidhet automatikisht anëtar dhe më pas kryetar i i Këshillit të ri për Emërimet në Drejtësi, pritet përplasje për zgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e Kushtetueses. Dvorani do të konfirmohet si pjesë e KED-së re, me mandat deri në fund të vitit 2020, brenda datës 10 dhjetor të këtij viti.
18 Nëntor 2019, 15:19 -
'Mafiozi meriton burgun'/ Meta pritet të dorëzojë sot padinë kundër Dvoranit pas ngërçit në Kushtetuese
Mëngjesin e sotëm para fillimit të konferencës 'Feja si instrument për paqen' kreu i shtetit u pyet edhe njëherë mbi këtë cështje, por nuk pranoi që të komentonte duke u shmangur "Sot kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend".
18 Nëntor 2019, 09:39