-
Zgjedhjet vendore, Meta akuza Ramës për rritjen e pagave: Po dhunon hapur Kodin Zgjedhor
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdori rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët për fushatë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas Metës, Rama po dhunon hapur Kodin Zgjedhor dhe se s’kishte pse të priste muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët
30 Mars 2023, 12:15 -
Rama premtoi rritje pagash, Celibashi: Kodi Zgjedhor ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar për premtimet e rritjes së pagave nga kryeministri Edi Rama duke thënë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.
30 Mars 2023, 11:49 -
Rama prezanton rrogat e reja për stafin e kryeministrisë: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar stafit të kryeministrisë ndryshimin e pagave që ka administrata sipas planit të ri të qeverisë sipas pozicioneve të punës dhe vjetërisë.
30 Mars 2023, 11:13 -
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë! Prefekti: Zgjat 2-3 ditë, s'do ngelë askush pa paguar
Prej dy javësh, paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Bulqizë nuk kanë marrë pensionin e invaliditetit. Shkak është bërë mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i prangosur për abuzim me tendera.
30 Mars 2023, 10:07 -
-
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi nismat tona për lustracionin e rezolutën që denoncon genocidin serb në Kosovë
Sali Berisha ka mbledhur mëngjesin e sotëm deputetët e Rithemelimit, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e kanë përjashtuar sërish nismat e propozuara prej tyre për tu diskutuar në Kuvend. Berisha u shpreh se Kuvendi ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit, të cilën e cilëson si të rëndësishme për të ndarë shoqërinë nga ish persekutorët e diktaturës
30 Mars 2023, 09:30 -
Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e FA: Vijoni aplikimin për mundësitë e shumta
Kryeministri Edi Rama ka ftuar çdo të ri për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Përbri shkrimit të tij, kreu i qeverisë publikoi dhe një video ku shfaqej Armela Murati, pilotja e parë shqiptare.
30 Mars 2023, 08:05 -
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira
Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025.
30 Mars 2023, 07:52 -
-
-
-
-
Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen
Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për agresionin rus, Rama ecilësoi samitin si tepër të rëndësishëm.
29 Mars 2023, 18:59 -
-
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka beson që në zgjedhjet e 14 majit do të ketë rënie të votave për mazhorancën. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, u shpreh se do të jetë numri më i vogël i pjesëmarrësve që shkojnë në kutitë e votimit në krahasim me zgjedhjet e shkuara.
29 Mars 2023, 15:27 -
-
-
-
Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare
Një shpërblim në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve. Qeveria ka gati edhe një planin për ndryshimin e strukturës së pagës që synon ta çojë në 900 euro rrogën mesatare.
29 Mars 2023, 13:23 -
Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri! Qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt
Sali Berisha ka sulmuar qeverinë për shpopullimin duke thënë se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori. Në konferencën ‘shpopullimi ose zhbërja’, Berisha tha se shqiptarët po largohen nga vendi se nuk ndihen të sigurt.
29 Mars 2023, 12:55
