-
-
Mbi 380 mijë shqiptarë pro, Rama: Qytetarët folën! Shumë shpejt do të legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia
Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore! Kjo tashmë është fakt, ka thënë kryeministri Edi Rama, pasi në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar "pro". Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
7 Prill 2022, 11:35 -
Rezultatet e 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar/ Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit, pro Ballkanit të Hapur dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE
Mbi gjysmë milioni qytetarë janë bërë pjesë e Këshillimit Kombëtar, ku shumica e tyre ka qenë pro legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor, Ballkanit të Hapur dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE. Nga 12 pyetjet e Këshillimit, shqiptarët kanë votuar kundër vetëm ndaj detyrimit të pasaportës së vaksinimit në hapësirat e mbyllura.
7 Prill 2022, 11:04 -
-
-
-
-
Bardhi: Berisha ka marrë peng PD për qëllime personale, po e përdor partinë për sulme ndaj SHBA-së
Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ku Sali Berisha u soll si kryetari i Partisë Demokratike, ka ardhur një reagim nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili shkruan se Berisha po e përdor partinë për interesa personale.
6 Prill 2022, 17:20 -
PS mbledh Asamblenë, Rama: Në Kongres autokritikë, kundërshtarët nuk ekzistojnë! Presidentin e bisedojmë me copat dhe me çikat e opozitës! I kemi numrat për ta zgjedhur edhe vetëm
Dy ditë më parë Partia Socialiste e shprehu qartë qëndrimin e saj, për zgjedhjen e president të ri nuk do të ketë asnjë negociatë me Sali Berishën, por Kryeministri Rama sot tha se negociatat do të jenë me individët, ‘copa dhe çikat’ e opozitës, por nuk la pa nënvizuar se PS për herë të parë i ka edhe e vetme numrat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, i cili sipas tij duhet të jetë normal.
6 Prill 2022, 17:15 -
Laboratori i ri i Inxhinierisë Kimike, Rama në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: Të vihet në shërbim të gjenerimit të të ardhurave
Laboratori i Inxhinierisë Kimike në Fakultetin Shkencave të Natyrës, në Tiranë, është infrastruktura më re elitare e kërkimit shkencor, e para e këtij lloji në vendin tonë, e cila çeli dyert sot për studentët shqiptarë dhe jo vetëm.
6 Prill 2022, 15:24 -
-
-
Njihen pensionet mes Shqipërisë dhe Kanadasë, në fuqi nga 1 gushti! Rama: Super lajm
Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht. Lajmin e ka bërë publik ministrja e Jashtme, Olta Xhçka. Edhe sipas kryeministrit Edi Rama ky është një “superlajm”.
5 Prill 2022, 17:51 -
Lënë të shkuarën pas, Rama shtrëngon duart me Haradinajn, diskutimi mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politikën e jashtme
Të buzëqeshur dhe me duar të shtrënguara, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj duket se kanë lënë të shkuarën pas. Ka qenë kryeministri Rama ai që ka publikuar fotografitë nga takimi me Haradinajn mëngjesin e sotëm në kryeministri.
5 Prill 2022, 16:53 -
Rikonstruksioni i ‘kolaudimit’ në Tiranë, Rama: Koncesioni famëkeq thithi shumë para por nuk dha as shërbime
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin.
5 Prill 2022, 10:20 -
'Të pasurit të paguajnë më shumë', ish-ministri i Ekonomisë: Ide naive e Ramës, jo zgjidhje! Të rikthehet fasha! Të minimizohen humbjet, të ndëshkohen abuzuesit, kjo është kursim!
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive.
4 Prill 2022, 22:25 -
Mero Baze: Armiqtë e përbashkët të Sali Berishës me liderët pro rus që fituan dje
Sali Berisha ka përshëndetur me një entuziasëm të papërmbajtur fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban, jo aq për raportet personale me të, se sa për faktin që ai vlerësoi në fjalimin e fitores se kishte fituar ndaj burokratëve të Perëndimit, Xhorxh Sorosit dhe Vladimir Zelenskit.
4 Prill 2022, 20:09 -
-
-
Zbardhet drafti, PS ndryshon Statutin! Do të shkarkojë kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit, rizgjidhen me rregullat e reja, në çdo degë shtohet Sekretari Ekzekutiv
Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.
4 Prill 2022, 14:33 -
Berat, transformohen mjediset e DRSHTRR, ofrohen 120 mijë shërbime për mbi 55 mijë drejtues! Rama: Faktet flasin vetë
Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka transformuar ambientet e saj në Berat. Godina e re ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1150 m2 të zhvilluar në 2 objekte. Në objektin e parë janë vendosur sallat e shërbimit ndaj qytetarëve dhe arkivat për regjistrimin e mjeteve dhe drejtuesve, ndërsa objekti i dytë është kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik e fizik të mjeteve.
4 Prill 2022, 12:03
