-
PD, partia e ndryshimit, nga zhgënjimi në rrënim
Gazetarë opinionistë dhe politologë prej kohësh, pas disa humbjeve rresht dhe zbehjes së vlerave, shtrojnë si domosdoshmëri ribërjen e Partisë Demokratike. Largpamësit kanë parë zhgënjimin dhe ndryshimin; kanë vrejtur zhvillimet e dëmshme në këtë parti dhe kanë dhënë, me të drejtë e shqetësim alarmin.
10 Shtator 2021, 21:48 -
-
-
Grisën fletët gjatë votimit për Nikollën, Rama: Sot jo ditë e lehtë për PD, në proces traumatik! Të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve
Sjelljen e deputetëve të PD në Kuvend të cilët bojkotuan votimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi duke grisur e hedhur në tokë fletët e votimit, kryeministri Edi Rama e ka justifikuar duke thënë se ata po kalojnë ditë jo të lehtë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlmentar i PD
10 Shtator 2021, 18:57 -
Berisha e akuzoi se po bën aleancë me Ramën, Basha: Dhimbje që tezat e Ramës i dëgjova të artikuluara nga goja e doktorit! Koha është ilaçi më i mirë
Akuzat e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës se ka bashkëpunuar më Ramën duke bërë pazare, janë pritur me dhimbje nga kryedemokrati. Basha tha se ndjen keqardhje që tezat e armikut të tij Edi Rama i dëgjoi të artikuluara nga goja e Sali Berishës, personit që ai ka konsideratë dhe vlerësim. Basha tha se koha është ilaçi më i mirë duke shpresuar se marrëdhëniet e tij me doktorin do të rregullohen në një të ardhme.
10 Shtator 2021, 18:48 -
FOTO+VIDEO/Incidenti i parë në Kuvend, Rama mbledh fletët e grisura nga opozita, nxehet Këlliçi: Janë materiale zgjedhore, mos i prek! Kryeministri i çon qesen mbrapsht, Rushaj i derdh sërish në tokë
Seanca e sotme e Kuvendit shënoi dhe fërkimet e para mes PD dhe PS. Përplasja e parë ishte votimi për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, ku PD grisi fletët e votimit dhe i hodhi në tokë. Kjo bëri që Rama t'i mblidhte ata dhe t'i fustë në një qese, por u akuzua nga deputeti i PD se po prek materialet zgjedhore dhe kjo nuk lejohet.
10 Shtator 2021, 18:07 -
-
Komisioni i Verifikimit të Mandateve jep ‘Ok’, betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendi
10 Shtator 2021, 17:13 -
Princi ministër i Arabisë Saudite vjen nesër në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama
Princi Faisal Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku nuk bëhet me dije se cila do të jetë tema ku do të përqëndrohen bisedimet.
10 Shtator 2021, 14:01 -
Rama prezanton Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë: Në këtë tavolinë dhe në qeveri jam i vetmi anëtar pa master
Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike, e ndërsa sot në kuadër të këtij objektivi ai bërë publik emrat e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
10 Shtator 2021, 13:14 -
Rama për përjashtimin e Berishës: Dora për Bashën e shtrirë përtej zhvillimeve në PD! S'trishtohem se çfarë ndodh në kampin tjetër! E shkuara s'është halli i PS
Për kryeministrin Rama Berisha tashmë i përjashtuar nga PD, i përket të shkuarës duke theksuar edhe një herë se për të ardhmen e vendit është i gatshëm t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryedemokratit Basha . Ai u pyet edhe për rritjen e çmimit të bukës, ku tha se do të përgjigjet pasi të votohet qeveria e re.
10 Shtator 2021, 10:54 -
Sot në Kuvend i ndarë nga Sali Berisha, Basha: Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama
10 Shtator 2021, 10:35 -
-
-
-
Berisha sfidon Bashën: Vendimi i tij nul, jam anëtar i Grupit të PD, në seli futem kur të dua! Kreu i PD dhe deputetët demokratë ndërrojnë rrugë e shmangin mbështetësit e ish-liderit
Sali Berisha ka sfiduar hapur Lulzim Bashën, duke thënë se ai vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe se në selinë blu, ai mund të futet kur të dojë. Dhjetëra simpatizantë u mblodhën sot në hyrje të Kuvendit, duke i hedhur lule në makinën e tij dhe thirrur në grup “Lulzim Basha, tradhtar” dhe “Poshtë Amerika”.
10 Shtator 2021, 09:02 -
Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura
Sot u betuan 140 deputetët e sesionit të ri të Kuvendit, që do të përfaqësojnë zërin e popullit në 4 vitet e ardhshme. Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit me 79 vota pro dhe 4 kundër. Opozita ka grisur fletët e votimit duke mos votuar për të, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha e bojkotoi këtë proces duke mos marrë pjesë fare në votim. LSI, ndryshe nga PD votoi kundër, ndërsa incidente ka pasur në sallë gjatë procesit të votimit dhe mbajtjes së fjalës së Lindita Nikollës, ku demokratë përplasin duart mbi tavolinë dhe më pas lanë sallë.
10 Shtator 2021, 08:01 -
Nxori Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD, po punon kundër interesit kombëtar
Jozefina Topalli ka reaguar ashpër kundër Lulzim Bashës, menjëherë pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, iu ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia, pasi ai po punon kundër interesave kombëtare.
9 Shtator 2021, 21:05 -
Vonesat me evakuimet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre, lojë e talebanëve, nuk kemi hyrë në bisedime me ta! Ishim përgatitur për të strehuar 4000 refugjatë
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët, pasi sipas Ramës kjo i takon qeverisë amerikane
9 Shtator 2021, 20:46 -
Kanë mbetur të bllokuar në Afganistan, 705 refugjatë të tjerë pritet të vijnë në Shqipëri
705 afganë të tjerë pritet që të mbërrijnë në vendin tonë, avionët e të cilëve nuk po nisen dot nga aeroporti Mazar-e Sharif, Afganistan, megjithëse kanë lejë fluturimi. Qytetarët afganë fillimisht do të ndalojnë në Doha e më pas do të nisen për Tiranë, ku qeveria shqiptare u ka garantuar strehimin
9 Shtator 2021, 17:02 -
Ish-të përndjekurit politikë, shpresa e humbur e Bashës
Lulzim Basha dhe Partia e tij (jo) Demokratike , mbajnë shpresën e fundit tek ish-të përndjekurit politikë.Kjo shtresë së fundi ka ngjallur “optimizmin” tek bashistët që vijnë pas 5 humbjeve rresht në tapetin elektoral, dhe mendojnë se “duke përkrahur ish-të përndjekurit, ne do të vijmë në pushtet”.
9 Shtator 2021, 14:00

