-
Rama intervistë për ANSA-n : 'Ballkani i Hapur', nuk mund të zëvendësojë integrimin evropian! Shqipëria ëndërron BE-në me 'çdo kusht'
"Unë nuk jam optimist apo pesimist, jam vetëm një realist. Unë e di, të gjithë e dinë se kjo nuk varet nga ne, por nga Bashkimi Europian', kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ANSA, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vonesat e vazhdueshme në hapjen e negociatave të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbi pasojat e mundshme në Ballkan dhe BE në rast hezitimi të mëtejshëm
29 Gusht 2021, 13:03 -
Ardhja e 457 afganëve, Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë: Shumë aktivistë s'janë më në rrezik! Krenar për strehën e sigurt të Shqipërisë
Pritja e 5 grupeve të afganëve me 457 persona, po flitet nga ndërkombëtarët. Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve
29 Gusht 2021, 12:52 -
-
Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në 2 shtator, Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re
Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
29 Gusht 2021, 11:21 -
'Fëmijët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti janë rrugëve', qytetarët kritika për strehimin e afganëve! Rama: Gjendja në vend s’ka qenë më mirë se sot
Strehimi i afganëve në vendin tonë, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa qytetarë kanë zgjedhur që kritikat t'ia bëjnë direkt kryeministri Edi Rama nëpër komenteë në rrjete sociale
29 Gusht 2021, 10:21 -
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
29 Gusht 2021, 09:31 -
-
Berisha e Basha falimentojnë PD-në, 'rebelimi' i Markut, apel për parti të re
PD po shkon drejt falimentimit politik dhe zhdukjes nga skena si “markë” politike. Fillimi i fundit të PD tashmë ka nisur dhe rruga pa kthim drejt përfundimit të misionit politik të saj tashmë është më tepër se kurrë një fakt i kryer.
29 Gusht 2021, 07:19 -
Ylli Pata: Çfarë përfaqëson racizmi i orientuar antiafgan dhe si ngjan me “kauzën” e armëve kimike siriane
Reagimet në rrjet ndaj afganëve që do të vinin dhe që erdhën në Shqipëri, diku me “humor”, diku me meme, diku me cinizëm, e më pas me fake news-e, ra në sy menjëherë se nuk ishin sentimente spontane që vijnë nga njerëz që kanë mendimet e tyre.
28 Gusht 2021, 21:53 -
Rama për Huffington Post Italia: Shqiptarët e shohin si normale strehimin e afganëve! BE ka humbur busullën kur bëhet fjalë për zgjerimin! Në 3 shtator do jem në Itali
Vendimin për të strehuar afganë që u rrezikohet jeta në atdheun e tyre, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si gjënë më të natyrshme që mund të merrte, përballë këtyre njerëzve që kërkonin ndihmë e që gjendeshin përballë vdekjes. Në intervistën e gjatë, Rama ka folur edhe për situatën e COVID në vendin tonë si edhe për procesin e vaksinimit,
28 Gusht 2021, 19:32 -
‘Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës’, Vokshi: Shqiptarët paguajnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pasditen e kësaj të shtune ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar një mashtrim premtimin e tij për shëndetësinë falas.
28 Gusht 2021, 18:30 -
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
28 Gusht 2021, 12:20 -
Mark Marku dhe Najada Çomo, shkaqet e dy largimeve në prag të stinës së re politike
Nuk diskutohet që largimi i Mark Markut është më i fortë, më i bujshëm, më i zhurmshëm e ndoshta me pasoja më të mëdha.Por gjithsesi edhe ikja e Najada Çomos, e cila sapo ka hyrë në politikën shqiptare, janë të dy gjithsesi sinjale jo pozitive për opinionin publik .
28 Gusht 2021, 09:39 -
-
-
Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve
Mbërritën gjatë natës në Shqipëri 154 emigrantë të tjerë afganë ne dy fluturime. Fluturimi i parë ishte nga Kabuli ku mbërritën 95 afganë, ndërsa fluturimi i dytë erdhi tranzit nga Doha ku mbërritën 59 afganë. Ata u transportuan në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht, ndërsa në total numri i afganëve në Shqipëri deri më tani është 275.
27 Gusht 2021, 20:59 -
Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, Basha: Beteja jonë s'është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin
E menjëhershme ka qenë përgjigjia e kreut të PD Lulzim Basha pasi kryeministri Edi Rama e ka përmendur gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër, ku tha se dora për PD është e shtrirë.
27 Gusht 2021, 20:44 -
Mero Baze: Mark Marku ka refuzuar Sali Berishën, jo PD
Mark Markun e ka çuar tek dorëzimi i mandatit, kriza reale e Partisë Demokratike, e cila nuk lidhet as me organizimin e partisë, as me manovrat banale të Lulit për të pasur çelsat e kasafortës dhe “kuadrot” e partisë, por fakti që partia është peng i fatit të Sali Berishës. Ky ka qenë në fakt për 30 vjet shkaku i betejave brenda PD
27 Gusht 2021, 20:10 -
-
-


