-
-
Gazetari i familjes Berisha sulmon kreun e PD-së, flet për regjim të përbashkët Rama-Basha: Tentojnë të bëjnë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë
Gazetari i "familjes Berisha", Bledian Koka ka sulmuar ashpër kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për qëndrimin e mbajtur lidhur me vendimin e Shqipërisë për strehimin e qindra afganëve në vendin tonë.
16 Gusht 2021, 08:25 -
Talebanët 'pushtojnë' Afganistanin, Biden: Nuk kanë pse të vdesin amerikanët, kur vetë afganët nuk luftuan për shtetin e tyre! Ne shkuam atje të luftonim terrorizmin
Afganistani tashmë është në duar të talebanëve dhe qeveria afgane ka hequr dorë duke u rrëzuar si një kala prej rëre, pa u munduar as të luftonte. Në përpjekje për t'u ikur talebanëve, turmat e njërëzve në aeroportin e Kabulit kanë shkaktuar të paktën 7 viktima dhe dëshmitarët thonë se ka shumë të tjerë të gjakosur të shtrirë në tokë. Presidenti i SHBA-së Joe Biden doli në një konferencë për shtyp ku tha se nuk pendohet për vendimin e tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani dhe se nuk mund të lejonte që të vriteshin amerikanë kur vetë afganët nuk ishin të gatshëm të luftonin për shtetin dhe të ardhmen e tyre.
16 Gusht 2021, 07:56 -
Ardhja e afganëve në çorbën shqiptare
I marrin që t’u bëjnë qejfin amerikanëve! Jo, i marrin sepse kanë filluar të zëvendësojnë punëtorët shqiptarë me të huaj (e patë çfarë tha për bangladeshasit?)! E ke gabim, i ka marrë Edi Rama sepse është i çmendur e do të na imponohet si me Bregoviçin! Jo jo, pa lidhje, po i marrin sepse i kanë detyruar amerikanët dhe i tremben burgut nga SPAKU në vjeshtë!
15 Gusht 2021, 22:02 -
-
Çfarë po përfitojnë shqiptarët nga SHBA, pas mikpritjes së afganëve?
Nuk ka asnjë detaj rreth bisedimeve të deritanishme, lidhur me marrëveshjen, se çfarë do të përfitojnë më konkretisht Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, ndonëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi strehimin e tyre më tepër si një akt humanitar i popullit shqiptar sesa vendim politik, duke e krahasuar atë me pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore.
15 Gusht 2021, 18:21 -
Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull
Lajmi që Shqipëria do të strehojë afganët e rrezikuar nga talebanët u mirëprit nga Senati Amerikan, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ata kanë shprehur një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.
15 Gusht 2021, 17:38 -
Mero Baze: Frika e talebanëve shqiptarë
Alarmi më i madh tani në Tiranë nuk është ardhja e disa emigrantëve politikë afganë të rrezikuar nga talibanët. Elita politike e Tiranës, edhe për hipokrizi është dakord me këtë gjest. Alarmi i vetëm sidomos tek pjesa Berisha-Meta, vjen nga fakti se Edi Rama është mbështetur publikisht në këtë gjest nga Lulzim Basha.
15 Gusht 2021, 17:27 -
Ylli Pata: Opozita që bëhet herë 'talebane', e herë 'sovraniste' veç nga inati i Ramës
Nëse ne do të kishim një opozitë normale në Shqipëri, menjëherë pas daljes së lajmit që SHBA po negocon me Tiranën zyrtare, për të strehuar një numër afganësh, që për shkak se kanë punuar me amerikanët rrezikojnë të vriten nga talebanët, do të duhet të kishin reaguar menjëherë.
15 Gusht 2021, 16:36 -
Burime për Report Tv: Baza për strehimin e afganëve në Shqipëri është vendosur, por mbahet sekret! Si u veprua me të huajt e përndjekur në të kaluarën
Tashmë është fakt që afganët mund të strehohen në Shqipëri, dhe për këtë gjë qeveria shqiptare duket se është gati. Burime për Report Tv treguan, baza ku ata do të vendosen është përcaktuar, por cdo detaj më tepër rreth kësaj ngjarjeje mbahet sekret
15 Gusht 2021, 13:10 -
-
Basha mbështet vendimin e Ramës për strehimin e afganëve: Detyrë e Shqipërisë të qëndrojë pranë SHBA dhe aleatëve tanë në këtë krizë humanitare
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha eshtë pro vendimit të kryeministrit Edi Rama i cili ka pranuar kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve në vendin tonë
15 Gusht 2021, 11:58 -
Pas Shqipërisë edhe Kosova u hap 'derën' afganëve, Osmani: Dhashë përgjigje pozitive, kemi formuar grupin e punës! Shefi i kabinetit të Kurtit: Gjithçka do përmbyllet mirë
Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila thotë se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues.
15 Gusht 2021, 10:38 -
Rama i thotë 'po' strehimit të afganëve në Shqipëri: SHBA na ka kërkuar të shërbejmë si vend tranzit, pranuam strehimin e qindra personave, gra aktiviste dhe intelektualë
Kryeministri Edi Rama i ka thënë "po" kërkesës së SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane
15 Gusht 2021, 09:21 -
Me pamje nga bukuritë e natyrës, Rama jep lajmin e mirë: Kushdo që dëshiron të shijojë nga deti Shqipërinë, mund ta bëjë aplikimin online
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës së vendit tonë dhe lajmin e mirë se kushdo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë nga deti, tani mund ta bëjë me një procedurë fare të thjeshtë online.
15 Gusht 2021, 08:33 -
Talebanët drejt kontrollit të plotë në Afganistan, 'thyejnë' Kabulin! 'Harrojnë' thirrjet për armëpushim, të shtëna me armë në aeroport! Blinken: Po sulmuat personelin tonë do kundërpërgjigjemi fort
Talebanët kanë mbërthyer Afganistanin! Një grup militantësh islamikë që ka kapur pjesët të mëdha të vendit, ka filluar të hyjnë në periferi të Kabulit, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë
15 Gusht 2021, 08:28 -
Mero Baze: Hetuesit e 'Ballkanit të hapur' dhe Shqipërisë së mbyllur
Kulmi i teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.
14 Gusht 2021, 20:55 -
Nga vathët e varëset e zbukuruara, gjenden bizhuteri në varrezën mesjetare të zbuluar në Përmet
Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit, e cila u zbulua vetëm pak javë më parë. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve
14 Gusht 2021, 17:05 -
Të gjithë të ‘verbuar’ nga madhështia e 'Skënderbeut' të ri: Zjarri i fundit i Albin Kurtit në Shqipëri
Një frymë përçarëse në formë debati është ngritur dhe po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit, mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në këto ditë të nxehta përvëluese që kanë pushtuar Ballkanin, segmente të caktuara në Tiranë dhe në Prishtinë mbi këtë tendencë përçarjeje, po i hedhin sa të munden “benzinë zjarrit”, duke ndarë brenda laboratorit të partisë “tradhtarët” nga “patriotët” dhe duke u përpjekur që këtë “zbulim shkencor” t’ia shesin publikut.
14 Gusht 2021, 14:46 -
-
Rama: 23 342 fëmijë kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, erdhën në jetë bashkë me bonusin e bebes
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes.
14 Gusht 2021, 08:22





