-
Safet Bajrit i bllokohet Benzi i blinduar, policia e Shkodrës e shoqëron në komisariat dhe e gjobit (FOTO)
Policia e Shkodrës ka shoqëruar Safet Bajrin pasi u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip “Mercedez Benz” të blinduar. Makina është bllokuar për t'u konfiskuar, ndërsa Bajri u gjobit
15 Mars, 20:58 -
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
Fotoja ku Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person i katërt duken rreth një tavoline teksa konsumojnë ushqim është fotografuar në burgun e Kosovës së Lushnjes, nga vetë personeli i burgut.
4 Gusht 2023, 17:38 -
Si doli nga burgu Safet Bajri për 4.5 vjet pasi u dënua me 22 vite nga drejtësia belge! Shtegu në Kodin Penal me bashkimin e dënimeve dhe ‘sjellja e mirë’
Safet (Rustem) Bajri përfitoi nga bashkimi i dënimeve që parashikohet në nenet 55 dhe 56 të Kodit Penal si dhe nga ulja e dënimit deri në 90 ditë në vit për sjellje të mirë.
9 Mars 2023, 18:53 -
Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?
Në Belgjikë nuk e kanë marrë mirë lirimin e Safet Bajrit. Mediat belge shkruajnë se njeriu që tronditi kryeqytetin e Belgjikës me krimet e tij ka bërë vetëm 6 vite burg ndërkohë që në vendin e tyre ai ka 3 dënime me plot 22 vite burg. Sipas medias 'Nieuwsblad.be' Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet dhe ngre pyetjen: "A ka harruar Belgjika t'ua raportojë këtë shqiptarëve?"
8 Mars 2023, 12:30 -
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit! ‘I forti’ që drejtonte bandën e Shkodrës
Vëllai i të ‘fortit’ të Shkodrës Safet Bajri, Ilri Bajri është liruar para një muaji nga burgu i Italisë. Lajmin e bëri të ditur gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Ende nuk dihet se në ç’vend ndodhet aktualisht Bajri, i cili së bashku me vëllanë e fisin, u arrestua në Shkodër nga një megaoperacion policor në 2018.
1 Tetor 2022, 13:26 -
Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lë në fuqi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për 'të fortin' e Shkodrës
Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin për Safet (Rustem) Bajrin duke lënë në fuqi dënimin me 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg. Dënimi u dha nga drejtësia belge e cila është konvertuar në Gjykatën e Shkodrës dhe po shlyhet në Shqipëri.
13 Korrik 2022, 11:37 -
Safet Bajri, 'i forti' i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin
I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, dënim të cilin po e kryen në Tiranë Safet Bajri, kërkon lirinë në gjykatë! ReportTv mëson se pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuat drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.
15 Maj 2022, 09:44 -
Përfundon shqyrtimi i dosjes 'Bajri'/ Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, në burg mbetet vetëm Safet Bajri dhe Ilir Bajri! Lirohen 3 të tjerët (Vitet me sa janë dënuar)
Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Operacionit Forca e Ligjit.
23 Dhjetor 2020, 09:51 -
E akuzoi se i refuzoi transferimin, kallëzimin e Bajrit kundër Ismailit SPAK-u e çon te prokuroria e Tiranës
Javën e ardhshme pritet që prokurori t'i marrë deklarimet Safet Bajrit se cilat janë argumentet që ka kallëzuar Ismailin për shpërdorim detyre dhe provat që ai disponon.
31 Korrik 2020, 13:11 -
2 vite ping-pong nga drejtësia! Shfryhet dosja e bujshme Bajri, të gjithë të lirë nga akuzat e vrasjes dhe gjobëvënies! Lirohet ish-kampioni i boksit
Drejtësia 'çmonton' dosjen e bujshme Bajri që nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.
20 Maj 2020, 13:03 -
'Blindohet' Shkodra/ Gjykata në lë burg 6 anëtarët e grupit Bajri...seanca nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër, pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në kryeqendrën e veriut ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.
19 Shkurt 2020, 14:08 -
200 kg heroinë në Has, vëllezërit Avdyli dhe mundësi Elis Guri mes 19 të pandehurve në dosjen e prokurorisë
Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, mbyllin hetimet për dosjen 339. Mes personave të pandehur dhe Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka. Hetimet për Admir dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende.
3 Janar 2020, 14:37 -
Katër anëtarët e 'Grupit Bajri' padisin gjyqtaren Iliriana Olldashi për shpërdorim detyre: Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht në burg (DOKUMENTI)
Edhe më herët, të katër anëtaret e grupit i janë drejtuar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit me kerkesë ankimore ndaj Gjyqtares Iliriana Olldashi dhe Prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.
17 Dhjetor 2019, 11:33