-
Ketro: Një mënyrë ligjore interpretimi mbi situatën e paqartë të çështjes 'Pjetri'
Me publikimin e një dokumenti jo zyrtar nga Parti Demokratike në lidhje me të kaluarën e largët të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Shkodër, zotit Valdrin Pjetri, qenia e tij në këtë detyrë të lartë u vu në diskutim.
14 Gusht 2019, 15:23 -
Basha: Rama po përpiqet ta shesë Valdrin Pjetrin si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Ed Rama ishte në dijeni të të kaluarës së Valdrin Pjetrit, ndaj edhe e kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës. Basha deklaroi se tashmë që u vërtetua se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali Rama po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'i hidhte Shkodrës.
14 Gusht 2019, 13:41 -
PROFIL/ Valdrin Pjetri e nisi karrierën në kohën e Berishës, ishte i pajisur me certifikatë sigurie
Valdrin Pjetri si kandidat i Partisë Socialiste të Shkodrës nuk ishte një zgjedhje e rastësishme. Pjetri ka një karrierë të gjatë ku ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.
14 Gusht 2019, 12:23 -
Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon shkeljen/ KQZ dhe Prokuroria asnjë verifikim për kandidatët në zgjedhjet e 30 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar. Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.
14 Gusht 2019, 10:39 -
Baze: Leksioni i hidhur i Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi
Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur i gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji i dekriminalizimit është bërë për t’i mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre.
13 Gusht 2019, 20:37 -
VOA: Pas dënimit në Itali, Berisha e bëri Valdrin Pjetrin drejtor të pasurisë së konfiskuar të mafias
Sipas dokumentave të botuara nga PD, kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri u dënua në Itali në 2002 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge, por 8 vjet më vonë ish-kreu i PD, por Sali Berisha e punësoi atë Administrator të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).
13 Gusht 2019, 20:07 -
A është kriza e Shkodrës rasti për të dalë nga kriza politike?
Rasti i Valdrin Pjetrit, i cili duket se ka gënjyer lidhur me të kaluarën e tij rinore mbi një dënim me 18 muaj për shpërndarje droge, që i është dhënë në Itali kur ishte student, mund të hapë një hapesire në krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës.
13 Gusht 2019, 17:56 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit 'ngrijnë' Këshillin Bashkiak, Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruat më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri.
13 Gusht 2019, 16:05 -
Akuzat e PD-së/ Rama: Deri sa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara plotësisht
Në një reagim të parë lidhur me këto akuza të njëpasnjëshme nga selia blu, kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar që të ketë pasur dijeni lidhur me dënimin e Pjetrit nga drejtësia Italiane në vitin 2003. Ai shkruan se kurrsesi nuk e kishte menduar që Pjetri, do kishte gënjyer mbi të shkuarën e tij, teksa thekson se do të mbajë përgjegjësi dhe se pasojat e këtij veprimi do të jenë individuale.
13 Gusht 2019, 15:47 -
Dënimi në Itali, Balla: Sqarimet e Pjetrit dhe të PD-së nuk mjaftojnë, padi për shpifje
Pas publikimit të dokumenteve të PD-së nga kuestura e Firences që tregonin se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
13 Gusht 2019, 12:57 -
PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri u dënua në 2003 në Itali me burg për drogë
Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën.
13 Gusht 2019, 12:15 -
PD shpërndan trakte në qytetin e Shkodrës/ Valdrin Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet e bëra në bashki
Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet 'Narko Valdrini Jashtë Bashkisë'. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Ai shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.
12 Gusht 2019, 13:59