Vlora mikpriti, siç e do tradita, qindra qytetarë, në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.
Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit mori pjesë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
Festë për 111 vjet shtet të pavarur! Rama e Kurti bashkohen në Vlorë, qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin











