Festë për 111 vjet shtet të pavarur! Rama e Kurti bashkohen në Vlorë, qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin

Kryeministrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, Edi Rama dhe Albin Kurti lanë pas mëritë politike dhe u bënë bashkë për Festën e Pavarësisë.

Ata mbërritën së bashku në ceremoninë shtetërore organizuar në Vlorë, ku në mënyrë simbolike, u ngrit Flamuri njësoj si 111 vite më parë.  (Foto rama Kurti)

Njëri pas tjetrit, siç e parashikon protokolli, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosën kurora me luleve tek varri i Ismail Qemalit.

Krerët e shtetit nuk mbajtën fjalime, por shtrënguan duart me njëri-tjetrin dhe përshëndetën qytetarë të shumtë që ndoqën nga afër ceremoninë në Sheshin e Flamurit.

Me një foto krejt të veçantë në rrjetet sociale Rama përcjell urimin: “Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë!”

Po kështu urimin për shqiptarët edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ndau në rrjetet sociale duke rikujtuar rrugëtimin e Shqipërisë, nga anëtare e NATO-s, partnere e SHBA, drejt familjes evropiane.

Kreu i Shtetit Bajram Begaj përcolli urime për Ditën e Flamurit përmes Facebook, me mesazhin se modeli frymëzues i etërve themelues, të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, të shërbejë si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.

I vetmi që ndau një fjalë për gazetarët, pasi vizitoi ekspozitën në Galerinë e Arteve, ishte Albin Kurti, i cili duke shmangur dallimet politike, u përqendrua te mesazhi i kësaj dite që përbashkon.

“Nuk është sot dita që të flasim për dallime politike, jemi bashkë sepse kemi të përbashkët gjuhën dhe kulturën, të përbashkët historinë dhe të ardhmen. E tashmja përmbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë”, tha Kurti.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komuniteti fetar, si Baba Mondi dhe At Konstandin Prifti. Politika nuk ishte e bashkuar as në këtë përvjetor të 111-të të pavarësisë, por komuniteti fetar në Shqipëri, dha edhe një herë mesazhin unik të tolerancës fetare dhe bashkimit.

Festës iu bashkuan mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe ata që jetojnë në diasporë. Për herë të parë në vendin tonë u organizua edhe 'Parada e shqiptarëve'. 

Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë nën drejtimin e Ismail Qemalit kurorëzuan me sukses shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Pak histori
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

Report Tv dhe Shqiptarja.com iu urojnë të gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Flamurit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
Google i 'veshur' kuqezi në 111-vjetorin e Pavarësisë, Rama ndan foton: Është dita e flamurit më të bukur në botë

1701202539_4062068979054170009539621184322725768437325n.jpg

Motori i kërkimit në internet Google ka nxjerrë në logon e flamurit shqiptar që valvitet në qiellin blu, duke i uruar kështu të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë. Foton e ka ndarë kryeministri Edi Rama në rrjete sociale dhe krahas saj shkruan: "Po, është dita e flamurit më të bukur në botë".

Google vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme.

Ora 20:48
Në Ankara festohet me entuziazëm 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, aktiviteti çelet nga Kastriot Tusha

Në Ankara u zhvillua një pritje madhështore me një pjesëmarrje të gjerë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti i organizuar nga ambasada shqiptare ne Turqi u çel me një performancë të tenorit shqiptar Kastriot Tusha i cili me zërin e tij tashmë ka kohë që i ka kaluar kufijtë e vendit. 

Gjatë fjalës së tyre ambasadorja Blerta Kadzadej dhe ministri i arsimit turk Yusuf Tekin u uruan festën të gjithë shqiptarëve. Në këtë pritje, morën pjesë edhe përfaqësuesit e shumë shoqatave shqiptare në qytete të ndryshme të Turqisë, komuniteti shqiptar i ardhur nga të katërta anët e Turqisë si dhe shumë studentë shqiptarë që kryejnë arsimin e lartë në këtë vend.

Ora 20:30
VIDEO/ Berati i ‘një mbi një’ dritareve ‘vishet’ kuqezi për 111-vjetorin e Pavarësisë

 

Me ngjyrat kuqezi është festuar 111-vjetori i Pavarësisë në Berat. Përmes kësaj videoje sjellim të gjithë atmosferën e krijuar në qytetin e një mbi një dritareve në këtë ditë të shënuar.

Ora 17:05
111-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët ngrenë flamurin kuqezi në Oslo

1701188907_oslo.jpg

Shqiptarët kudo nëpër botë kanë festuar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Kjo festë e shënuar e ka gjetur jashtë vendit edhe Kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, Ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjete sociale ndërsa ngre flamurin në Oslo të Norvegjisë.

Postimi i Bratajt

Në këtë ditë të shënuar 28 Nëntor, do të dëshiroja të isha te sheshi i Flamurit, sheshi i historisë, sheshi i pavarësisë, sheshi i lavdisë, sheshi i SHQIPËTARISË, aty në VLORËN time. Por nuk varet gjithmonë nga ne, sepse kemi një mision që duhet ta çojmë përpara, duhet të përgatitemi gjithmonë për të siguruar jetën e qytetarëve shqiptarë. Sot po e ngrejmë Flamurin e Shqiptarisë në Oslo, këtu në Norvegji.

Gëzuar festën e Flamurit Shqiptari kudo ndodhesh!

Në një Shqiptari të vetme së shpejti, në një 28 Nëntor të tretë!

Nuk mund të mos i vendosja keto dy sugjerime të bëra nga një mikesh, patriote dhe atdhedashese!

Se Zoti vete e tha me goje ,

Se kombet shuhen permbi dhé,

Po Shqiperia do jetoje,

Per te per te, Luftojme ne.

Asdreni

VLORA

Vlora trime shqipëtare,

Si rob jetën s'e do fare.

A do mbetet Shqipëri,

A do bëhet tym e hi!

Ali Asllani

OSLO 28.11.2023

Dr.Skender Brataj

Dr. Veri Dogjani

Dr. Kejdi Cankja

 

Ora 17:00
111 vjetori i pavarësisë, ministria e Jashtme serbe uron Shqipërinë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes vendeve

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social ‘X’, ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në mbishkrimin e videos, ministria serbe shkruan se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes 2 vendeve.

“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë të diplomacisë shqiptare dhe popullit të Shqipërisë me rastin e Ditës së tyre të Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”- shkruhet në urim.

 

Ora 16:25
VIDEO/ Pamje spektakolare, flamuri shqiptar ngrihet në urën e Bushtricës në nder të 111 vjetorit të pavarësisë

 

Pamje spektakolare vijnë nga Ura e Bushtricës në Elbasan, ku është ngritur deri në 50 metra lartësi flamuri shqiptar në nder të 111 vjetorit të pavarësisë së vendit. Në pamjet e realizuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke ngjallur interesin edhe tek personat që po kalonin poshtë urës.

 

Ora 15:16
Antony Blinken uron Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin tuaj drejt anëtarësimit në BE

1701181005_bli.jpg

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme.

Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s.

Blinken ka falenderuar vendin tonë për mirëpritjen dhe mbështet fuqishëm integrimin e plot në komunitetin euroatlantik dhe në rrugën drejt anëtarësimit BE.

Sipas sekretarit të Shtetit Amerikan, lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme.

Postimi i Plotë:

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ju falenderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë".

Ora 14:41
Dita e Pavarësisë/ Surpriza e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për udhëtarët në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’

1701178620_aeroport.jpg

Në ditën e Pavarësisë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka surprizuar qytetarët në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, me një performancë artistike.

‘Surpriza krejt e veçantë e Ditës së Flamurit nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor! 70 vjet TKOBAP’- shkruan kreu i qeverisë.

 

 

Ora 11:57
'T'i thuash derrit, dajë', Albin Kurti i përgjigjet deklaratës së Berishës: Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar

Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

‘Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojaini me piktorë vlonjat pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit. Sot është ditë pushimi dhe feste, e çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit.'- tha Kurti.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e Berishes nga Vlora, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë: “I themi derrit, dajë”, Kurti tha se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, por shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.

'Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla.', u përgjigj Kurti.

Ora 10:56
111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Fier

 

Edhe në qytetin e Fierit është organizuar një ceremoni për ngritjen e flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pavarësisht motit me shi, qytetarë, veteranë, nxënës shkollash mbushën sheshin në qendër të qytetit.

Nga drejtuesi vendor ishin prezent kryetarja e Qarkut Evis Sema Dhima, deputetja e Fierit Mirela Pitushi, n/Kryetarja e bashkisë Adela Hyseni dhe të tjerë.

Ora 10:53
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut për festime në Vlorë: Vetëm të bashkuar jemi të mbrojtur nga Evropa

 

Në Vlorë, shqiptarët nga shumë vende të botës kanë mbërritur për të marrë pjesë në festimet për Ditën e Pavarësisë.

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka mbërritur nga Zvicra për të marrë pjesë në festime, tha se jemi në rrugën e duhur për tu bashkuar si komb.

‘Jemi nga Maqedonia por kam ardhur prej Zvicrës për festën e flamurit shqiptar. Për nderimin e këtyre heronjve dhe duhet të dalim edhe në këtë shi pasi duhet tu japim këtyre këtë lavdi. Jam prej Kërçove. Po shkojmë në bashkimin e trojeve etnike shqiptare Vetëm Shqipëria etnike dhe bashkimi shqiptar na mbron nga Evropa se Evropa ka qenë kundër shqiptarëve. Jemi në rrugë të mbarë!’- tha ai.

Ora 10:16
Me veshje me motive kombëtare, shqiptari nga Kosova: I ka mbajtur babagjyshi im, na kanë ruajtur historinë e gjuhën

 

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kanë janë mbledhur në Tiranë për të festuar këtë ditë të rëndësishme për kombin tonë.

Për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi, shqiptari i Kosovës, i veshur me motivet kombëtare u shpreh se ky muaj është shumë i rëndësishëm për kombin shqiptar.

‘Muaji nëntor është muaji më madhor në historinë tonë kombëtare. Kam vendosur të vishem kështu pasi simbolizojnë të kaluarën tonë kombëtare i ka mbajtur babagjyshi e stërgjyshi, na kanë ruajtur historinë e gjuhën tonë shqiptare.’- tha ai.

Ora 10:13
111-vjetori i Pavarësisë, zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë! I pranishëm, Begaj, Rama dhe Kurti

Vlora mikpriti, siç e do tradita, qindra qytetarë, në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit mori pjesë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ora 10:08
Dita e Pavarësisë, Basha uron shqiptarët: Gëzuar festën e flamurit kuq e zi

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë. Basha shkruan se flamuri kuqezi është simboli i shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Basha.

 

Ora 10:08
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! Flamuri i Shqipërisë krah SHBA-së! Festa në New York dhe urimi nga kryebashkiaku Eric Adams

 

Edhe në New York të Shteteve të Bashkuara u festua dita e Pavarësisë. Kryebashkiaku Eric Adams ka publikuar foto dhe video nga aktiviteti i organizuar atje.

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! Shkruan Adams duke përcjellë urimin për të gjithë shqiptarët nga“Shqipëria e vogël në Bronx e Bruklin dhe në State Island” shkruan Adams në Twitter.

Ora 10:05
Dita e Pavarësisë, Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Dredha: Sot duhet të jemi të gjithë së bashku

 

Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri, sot është bërë gati për të pritur mijëra vizitorë nga gjithë Shqipëria për Ditën e Pavarësisë.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha tha në një prononcim për mediat, se sot ne duhet të jemi të gjithë së bashku.

‘Vlora është kryeqendra e gjithë Shqipërisë. Sot jemi për të festuar gjithë së bashku 111-vjetorin e pavarësisë. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Ne jemi kryeqyteti ne duhet të festojmë të gjithë së bashku. Shiu është begati, nuk na tremb.’- tha Dredha.

Në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me presidentin Bajram Begaj.

Ora 09:26
Festa e Pavarësisë, Meta: Nderim për veprën e ndritur te shumë patriotëve që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në Ditën e Pavarësisë ka uruar shqiptarët për këtë ditë të rëndësishëm.

‘Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!’- shkruan Meta.

Ora 09:22
111-vjetori i Pavarësisë, Nikolla: Shqipëria është sot mes kombeve demokratike

1692871293_linditanikolla433770x402.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Nikolla nënvizon se Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

“Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.  Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuqezi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali: “Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”

Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon: “I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”

Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit.

Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.”- shkruan Nikolla.

Ora 09:13
Me flamuj kuqezi, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë në Shqipëri për të festuar ditën e Pavarësisë: Festë e gjithë kombit shqiptar

Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Vlorës e Tiranës në këtë ditë të shënuar të 28 nëntorit, shpalljes se Pavarësisë.

Ata thonë se festa e Pavarësisë eshte një feste e gjithë kombit shqiptar kudo që ndodhet ndërsa kanë përcjellë edhe urimet për 28 nëntorin.

Mëngjesi i sotëm pati fluks qytetaresh e mjetesh në Morinë, një pjesë e te cilëve edhe të organizuar për të kremtuar 111 vjetorin e Pavarësisë.

Ora 08:57
Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë me një video: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka.

“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë - Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri.

Flamujt e Shqipërisë që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka. ”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Dita e sotme, 28-Nëntori do kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri.

 

Ora 08:55
Policia e Shtetit uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Rreth 11 mijë efektivë kontribuuan për sigurinë e shqiptarëve gjatë këtij viti

 

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Policia e Shteti ka bërë një video-mesazh për të uruar shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme.

Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, Policia e Shtetit thotë se rreth 11 mijë efektivë policie kontribuan në çdo skaj të vendin për sigurinë e shqiptarëve. Për Policinë e Shtetit ky është një vit jubile, pasi shënjon rezultatet më të mira.

'Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë.

Për Policinë e Shtetit, ky është një përvjetor jubilé, i cili shënjon rezultatet më të mira të arrira, beteja të fituara, miliona turistë që dëshmojnë standardet e sigurisë në Shqipëri, organizatë më solide dhe më të denjë, shkolla të padepërtueshme nga krimi dhe konfirmon ligjin, sundimtar të vetëm.

Nën flamurin e përbashkuar, si dhe nën pesha, përgjegjësi dhe privilegje të shumëfishta, ato të uniformës, të qytetarit, të birit/bijës, të prindit, efektivët e Policisë së Shtetit urojnë 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Gëzuar 28, 29 Nëntorin!’- njofton policia e Shtetit.

Ora 08:39
111 vjetori i Pavarësisë, ministri Hasani: Urime, sot Shqipëria faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë. Hasani shkruan se sot vendi ynë është faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon.

‘Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën! Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuuese e respektuar në arenën ndërkombëtare. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë’, shkruan Hasani.

Ora 08:33
Osmani uron Shqipërinë në 111 vjetorin e pavarësisë: Flamuri kuq e zi na bashkon, 28 nëntori dedikim për heronjtë tanë

1701157262_pre.jpg

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook Osmani shkroi se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

Osmani shkroi se flamuri kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

Presidentja gjithashtu uroi edhe institucionet e Kosovës në 111 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve.

Postimi i Plotë:

Ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve!

Gëzuar të gjithëve! ???????? ????????

Ora 08:00
Rama: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

‘MIRËMËNGJESI! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë’, shkruan Rama.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aranit Maxhupi: 29/11/2023 11:24

    Bravo Rama Begaj Jo si Sali Tradhtari qe vjen vetem si hajdut me disa pseudodemokrate che vin pa pik turpi

    Përgjigju
  • Arnauti: 29/11/2023 03:03

    Po ambasada shqiptare ne greqi nuk organizoj asgje ,, si ka mundesi ?? greqia eshte shtet demokratik hahaha dhe respekton te drejtat njerzore .. Kur ka greqia pavarsine e saj plas ketej nga jugu me flamunj grek dhe himne greke …

    Përgjigju
  • Lame: 29/11/2023 01:19

    Cfare foto! Sa njemije fjale. Nje pijanec i rendomte president; nje injorante spikere parlamenti, nje kryeminister imoral dhe nje tjeter tyryfyl.

    Përgjigju
    • Pijaneci: 29/11/2023 06:53

      Shyqyr qe gjetem nje sebep per te ngre nje dolli mor cun.

  • veton: 28/11/2023 14:38

    Pse pranohet peraresi i kombit Albin Kurti ne kete ceremoni ky plere po percan shqipetaret ne Shqiperi,Malin e zi dhe ne Maqedonine e veriut e gjekt me qendrimet e tije dhe qeverise se ndyre qe ka.Kurre shqiptaria nuk ka qene e percare si sot.

    Përgjigju
  • KRENAR: 28/11/2023 13:44

    Duam me shume SHQIPERIN,gezuar festen motra e vellezer!!

    Përgjigju
  • schweizalbo: 28/11/2023 11:09

    dicka nuk kuptoj nga ky zoteria qe komentoi...eshte nga Kercova, por ka emigruar ne Zvicer...e megjithate kerkon te ruhemi nga europa...pa kuptim. europa perfaqeson disa vlera, nje komunitet ku duam te bejme pjese edhe zyrtarisht, permes perafrimit te ketyre rregullave. Ckuptim ka te mbrohemi nga europa?! per me teper, kur jeton vete ne nje vend te europes, merr benefitet e saj dhe prape e shan ? po valle ato te mira materjale qe ke shkuar te vjelesh atje mos rane dhurate prej qielli? mos kshu, se nuk kemi ndermend te izolohemi menderisht nga komuniteti ku natyrshem bejme pjese

    Përgjigju
  • Or tej: 28/11/2023 10:56

    111vjet shtet qe vetem u vodh e u plackit nga shqiptaret. Do kishim qene 100 here me mire nen cilindo pushtues qofte grek, turk, italian, gjerman apo serb or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Arditon: 28/11/2023 10:24

    E vodhet e rropet ket popull, nuk u ngopet. Keni mesu dhe ca llafe te medha si ky koklopa qe ka bo operacion shiritin por makuterine e tij kriminale Metaj nuk e msheh dot. Ndersa Veliaj na thot pallavra per token e bekume. Per Veliaj mbase po se me gjith kto leje, po kaq e bekume paska qen kjo toke sa te ikin 600000 shqiptar kto 12 vitet e fundit?

    Përgjigju
  • Ska problem: 28/11/2023 10:05

    Eshte normale qe per te realizuar nje sfond te duhen qytetaret te cilet ne shqiperi sta fusin me ne pordh dhe zgjodhe “ Diasporen “ kujton se nje emigran qe punon deri ne 12 ore do ta rruaje per sfondin tend ,ato qindarka ato i kursejne qe tja sjellin familjeve qe te shtyjne muajin , E gjithe politika bashke me ty ne krye e ka kuptuar qe eshte braktisur nga populli

    Përgjigju
  • Hahahaha: 28/11/2023 09:59

    Verem torta e saliut mungon aty…….

    Përgjigju
  • Alb: 28/11/2023 09:16

    Shtete i falimentum.

    Përgjigju
    • TR: 28/11/2023 09:40

      Me popullin e skadum.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston