Dritë shprese për grevistët e Poçemit/ U premtohen 6 paga dhe kalimi në shtet! Punëtorët: Urojmë të mos mbeten vetëm fjalë (VIDEO)

POÇEM- Një dritë jeshile është ndezur në fund të tunelit për punëtorët e stacionit të pompimit të Poçemit. Shpresa është rikthyer tek punëtorët që ndodhen prej 12 ditësh në grevë urie, pas premtimit për të kaluar 6 paga të prapambetura dhe kalimit të ndërrmarjes në varësi të OST dhe të Bashkisë së Mallakastër. Ky është një hap në rrugën e dyhur, shprehen ata, megjithatë ekziston ende frika se do të mbetet thjesht një premtim, prandaj shprehen të bindur se nuk do të heqin dorë deri sa të marrin lekët që u takojnë "kokërr më kokërr".  

"Në rrallë të parë ngushëllime familjes së tij, është stres i tmerrshëm, për lekët e tij humbi jetën. Nuk dua të zgjatem shumë, kemi 12 ditë këtu. Lekët kur ka qenë firma na i ka paguar një e nga një, kur ka ikur firma ne kemi punuar për shtetin dhe lekët ia kërkojmë shtetit, mos të na hedhë degë më degë. Shpresa vdes e fundit, por me kismet zotit, po na e shtyjnë, këtu do rri derisa sa të marrë kokërr më kokërr. S'mund të kërkoj më lekë borxh", tha një tjetër grevistë.

"Do të qëndrojmë deri në fund, gjendja po përkeqësohet, deri sa të marrim të gjitha sa na takojmë nuk lëvizim fare. Fjalët janë, nëse kalojnë të gjitha pagat do e lënë, nëse kalojnë me gjysma, jo s'bëhet fjalë këtu do jemi", tha një tjetër.  

Për ta, dita-ditës po bëhet edhe më e vështirë për të vijuar rezistencës. Njëri prej tyre u detyrua të largohej, pas urdhrit të mjekëve, por shpehet se do të vijojë që të mbështesë shokët e tyre për të marrë atë që iu takon. Grevisti shprehet se nuk kanë asgjë me firmën, pasi kur ajo ka ekzistuar është paguar, por kur firma është larguar kanë punuar për shtetit dhe nuk kanë lënë banorët pa ujë, për pasojë edhe shteti duhet t'u japë një zgjidhje.

"Unë pa dëshirën time kam dalë nga greva, për arsye shëndetësore më kanë nxjerrë mjekët. U jam krah këtyre zotërive, nuk ndahem nga ta. Nuk jam pjesë e tyre të shtrirë, jam pjesë e tyre për të nxjerrë bukën e gojës. Na është premtuar sot diçka, 7 paga të plota dhe firmës që është aktualisht dhe kalimi i stacionit të pompimit në varësi të OST dhe të Bashkisë. Ne kemi një problem madhor, se edhe kur uzina ka ikur në punë kemi punuar gjithë kohën. Nuk e kemi problemin me shtetit, se kur firma ikën i shërbejmë komunitetit dhe shtetit dhe ata të gjejnë një zgjidhje", tha grevisti.

Punonjësit kanë 27 muaj pa u paguar. Privatizimi i ndërmarrjes dhe ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve, u reflektua drejtpërdrejtë tek punonjësit, të cilët ndonëse vijonin punën nuk paguheshin. Kjo i shtyu që të futen në grevë urie, pasi asnjë nga tentativat e tjera nuk rezultoi efektive.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 24/02/2020 15:04

    Keto jane privatizimet e Salih qenit me shpuren e tije dhe qeveria e tanishme ka kusure te tjera,por ne kete raste nuk ka çfar te beje. Per te ardhmen duhet permiresuar ligjet qe firmat private te mendohen mire kur te lene punonjesit pa rroga.....sepse me çfar po degjojme ligjet o nuk ekzistojne o jane te mangeta

    Përgjigju
  • tomor labi: 24/02/2020 10:42

    si ka mundesi qe nje objekt i kategorise se pare te jete privat dhe tashti kujtohet shteti ta marri prape? po ata puntore te varfer dhe te vuajtur qe bejne 1-2 ore rruge fshati per te ardhur ne objekt si u trajtokan si te internuarit e nje here e nje kohe? kush pergjigjet apo asnje udheheqes i popullit apo i zgjedhur i popullit si gjithnje. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë