Irlandezi Cox në krye të Parlamentit Europian

(16/1/2002)STRASBURG Lideri liberaldemokrat Pat Cox është zgje-dhur dje president i Parlamentit Europian pas një "beteje" të ashpër. Lajmi konfirmohet nga CNN. Për herë të parë në historinë 52-vjeçare europarlamentare është hasur një "luftë" e vërtetë për zgjedhjen e presidentit. Më parë, zgjedhja e numrit Një të europarlamentit bëhej me marrëveshje mes partive. Irlandezi Cox, i cili ka qenë i favorizuari, ka fituar një shumicë absolute prej 288 votash në raundin e tretë. Ndërsa socialisti skocez David Martin mori 263 vota dhe kandidati tjetër, danezi Jens-Peter Bonde mori 33 vota nga europarlamentarët. Raundi i tretë ishe vendimtar, pas dy dështimeve në zgjedhjen e kryeparlamentarit europian. I porsazgjedhuri Cox, në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi parlamentarët që votuan për një përfaqësues nga një vend i vogël dhe një parti e vogël. "Ky ishte një mesazh i fuqishëm që u i dhatë Europës për hapjen e saj", tha Cox. Irlandezi u bë një figurë kryesore në parlament pasi fitoi sfidën me aleatët e kryeministrit britanik Tony Blair. Cox, 49 vjeç, tha se do të ndërmerrte reforma në mënyrë që 626 anëtarët e asamblesë parlamentare të jenë më eficentë. Ai premtoi se do të theksojë profilin e legjislaturtës europiane, e parë deri më tash me fare pak impakt në problemet europiane dhe ato botërore. Sipas CNN, thuajse të gjitha partitë politike propozuan një kandidat për të zëvendësuar francezen Nicole Fontaine, e cila mbaroi mandatin e saj, pas dy vjet e gjysëm qëndrim në krye të Europarlamentit. Pas zgjedhjes së kreut të kësaj legjislature, kanë reaguar politikanët europianë. E djathta italiane e ka pritur me entuziazëm zgjedhjen e Cox në krye të Europarlamentit. Kreu i delegacionit të Forca Italias në Parlamentin Europian, Tajani, i cituar nga ANSA, tha se "bëhet fjalë për një drejtues politik me të cilin kemi një raport shumë të mirë".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Sa të rëndësishme janë armët e SHBA-së për Izraelin?