A ka thyer zemra Grida Duma? Deputetja ‘zhvishet’ nga petku i politikanes dhe flet si rrallëherë për dashurinë

A ka thyer zemra Grida Duma? Deputetja ‘zhvishet’ nga petku i politikanes dhe flet si rrallëherë për dashurinë

Grida Duma

Deputetja demokrate Grida Duma, si rrallëherë është ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanes dhe ka dhënë një rrëfim për dashurin, jetën e saj personale dhe marrëdhënien me djalin. Duma ka folur për dashurinë e saj të parë, atë të gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja.

E pyetur në emisionin ‘S’e luan Topi, nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë.

Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”.

Duma kujtoi edhe emocionet e para kur është bërë nënë.

“Kam qenë 28-29 vjeçe kur jam bërë nënë. Është ai lloj emocioni që mua më kaloi në hapin tjetër në jetë. Emocioni ka qenë një frikë e tmerrshme… nuk kam qenë një fëmijë që i donte fëmijët, dhe kur Darini erdhi, një gjë m’u thye plotësisht. Nuk kisha luksin të mendoja që mund të mendoj vetëm për vete. Më kishte ikur vetja. Dhe ishte e tmerrshme! Çdo gjë që mund të ndërmerrja deri në atë moment, si shkon nuk ka problem, kuptova që kur vjen fëmija yt në jetë, ti nuk ke shanse të bësh gjëra pa fund. Ke vetëm shansin të bësh gjëra thelbësisht për atë si fillim dhe pastaj për veten tënde. Kjo është nëse do të jesh i përgjegjshëm. Fëmija është pika e parë e dobët”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alian: 23/10/2022 10:04

    me keto fytyra qe jane ne politike ka marre fund ky vend .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë