Ahmetaj pret ministrin e Jashtëm polak: Integrimi euroatlantik, orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tha se integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit.

Ahmetaj falënderoi ministrin, për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë, duke shtuar se turizmi mbetet një nga bashkëpunimet kyçe mes vendeve.

‘Është kënaqësi për mua dhe në emër të kryeministrit Rama pata mundësinë të pres ministrin e Jashtëm të Polonisë. Kryesia polake e OSBE përkon me një periudhë shumë të vështirë, për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës,. Roli i Shqipërisë ka qenë i gjithanshëm dhe i vlerësuar , në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB,  NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë. Lufta heroike e Ukrainës është një luftë për paqe dhe sigurinë në kontinentin europian. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit he roli ynë është i rëndësishëm këtë muaj që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, Sot diskutuam edhe për zhvillimet në rajonin tonë. E falënderova ministrin për rëndësinë që Polonia i ka dhënë vendit tonë. Integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit që mund të sigurojë siguri dhe paqe për vendet tona’, tha Ahmetaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Fatmir Toçi, një botim si ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministria të Xhenovës

‘Arbëreshët’, fenomeni i rrallë mbi 5 shekullor! Fatmir Toçi, një botim si ‘enciklopedi’: Të pathënat për familjen ‘Durazzo’, 8 pinjollë kryeministria të Xhenovës