Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Si pasojë  e përplasjes së 4 makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit dhe një pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.