Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.80-VJETORI, SHFAQET PREMIERË FILMI PËR KRISTAQ MITRON

Një udhëtim në jetën e regjisorit Kristaq Mitro sjell dokumentari “Cinema is magic”, që do të shfaqet nesër në orën 19:00 në kinema “Millenium” në Tiranë. Filmi shfaqet premierë në 80-vjetorin e lindjes së artistit.

2. “TOKA E PREMTUAR” NGA QENDRIM RIJANI NË QENDRËN “AGIMI”

Dokumentari “Toka e premtuar” nga Qendrim Rijani do të shfaqet premierë te Qendra e Artit “Agimi” nesër në orën 18:00. Filmi trajton një aspekt më pak të njohur të dëbimit të hebrenjve nga Shkupi në mars të vitit 1943, ku me ndihmën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, shpëtohet një numër i madh hebrenjsh.

3.FESTIVALI EVROPIAN I LETËRSISË, EDICIONI I DYTË NË TIRANË

Vijon të mbahet në Tiranë edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane. Aktivitetet do të vijojnë deri më 6 dhjetor me maratonë leximesh, bisedash etj., me autorë nga Evropa, në disa pika të qytetit.

4.FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I HUMORIT NË TEATRIN “MIGJENI”

Humor, muzikë dhe artistë nga e gjithë treva shqiptare do të bëhen bashkë në teatrin “Migjeni” në Shkodër, në Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit, që do të ngrejë siparin sot në orën 19:00, për të vijuar deri më 8 dhjetor.

5. “ART GALA BERAT”, EKSPOZITË NË GALERINË “EDWARD LEAR”

“Art Gala Berat” është ekspozita që do të çelet në Galerinë “Edward Lear” në Berat, nesër në orën 18:00.

6. “HAMLET”/ PJESA SHEKSPIRIANE, PREMIERË TE TEATRI “METROPOL”

“Hamlet” është shfaqja me regji nga Jonida Beqo, që do të vijë premierë në teatrin “Metropol” mbrëmjen e sotme në orën 19:00 e do të shfaqet edhe mbrëmjen e nesërme. Interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.

7. “E MARTUAR ME NJË TË PANJOHUR”, PREMIERË NË GJIROKASTËR

“E martuar me një të panjohur” është shfaqja që do të ngjitet në skenë te teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër në sot, nesër dhe në 6 dhjetor në orën 18:00.

8. “DET I THELLË BLU”/ VIJOJNË SHFAQJET NË TEATRIN KOMBËTAR

“Det i thellë blu” me autor Terence Rattigan dhe regji nga Rovena Lule do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.

9. “SHUMË PAK VRASËS”, SHFAQJE NË TEATRIN “SKAMPA” NË ELBASAN

 “Shumë pak vrasës” me regji nga Rozi Kostani është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 19:00.