Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.NDEZJA E DRITAVE TE SHESHI “SKËNDERBEJ”, KËNGË DHE FESTË
Ndezja e dritave të pemës së madhe të festave të fundvitit në sheshin Skënderbej në Tiranë, do të shoqërohet nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit nesër në orën 18:00, nga klasikët e Krishtlindjeve te këngët më të dashura të festave
2. 80-VJETORI, SHFAQET PREMIERË FILMI PËR KRISTAQ MITRON
Një udhëtim në jetën e regjisorit Kristaq Mitro sjell dokumentari “Cinema is magic”, që do të shfaqet sot në orën 19:00 në kinema “Millenium” në Tiranë. Filmi shfaqet premierë në 80-vjetorin e lindjes së artistit.
3. “FESTON KORÇA”, ÇELET SEZONI ME KONCERTIN E ZËRAVE TË RINJ
Koncerte, performanca dhe surpriza do të gjeni çdo ditë në qytetin e Korçës, duke filluar nga mbrëmja e nesërme deri më 30 dhjetor. Nesër për të pranishmit do të vijë koncerti “Zërat e brezit të ri”, me të rinj, të cilët do të interpretojnë ‘live’.
4. KONCERT NGA PONI DHE XHUSTINO HASANI NË QYTETIN E BERATIT
Emocion, ritme popullore dhe atmosferë do të sjellë nesër në sheshin “Teodor Muzaka” në Berat, Poni dhe Xhustino Hasani, në koncertin që do të mbahet në orën 20:00.
5. “24 HAPA MË AFËR”, EKSPOZITË KOLEKTIVE TE QENDRA “AGIMI”
“24 Hapa më Afër” / “24 Steps Closer”, një ekspozitë kolektive, e cila shfaq talentin dinamik të artistëve të rinj do të çelet nesër në orën 18:00 te qendra e artit “Agimi” në Tiranë.
6. MBRËMJA E MIRËSISË 2/ NESËR “THE ORANGE NIGHT” NË PESHKOPI
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, fondacioni “Bijat” organizon nesër në orën 18:00, edicionin e dytë të Mbrëmjes së Mirësisë – The Orange Night në Peshkopi, një gala bamirësie që bashkon artin, solidaritetin dhe frymëzimin.
7. “TOKA E PREMTUAR” NGA QENDRIM RIJANI NË QENDRËN “AGIMI”
Dokumentari “Toka e premtuar” nga Qendrim Rijani do të shfaqet premierë te Qendra e Artit “Agimi” sot në orën 18:00. Filmi trajton një aspekt më pak të njohur të dëbimit të hebrenjve nga Shkupi në mars të vitit 1943, ku me ndihmën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, shpëtohet një numër i madh hebrenjsh.
10. “HAMLET”/ PJESA SHEKSPIRIANE, PREMIERË TE TEATRI “METROPOL”
“Hamlet” është shfaqja me regji nga Jonida Beqo, që do të shfaqet sonte në orën 19:00 në teatrin “Metropol”.
Komente












