Akuzat e Metës/ PD: Gjonaj të mos fshihet pas sms-ve të shefit, të jap llogari pse veproi si sekretare e Dvoranit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se SPAK duhet të ketë prioritet hetimin për atë që quan "krim të gjykatës Kushtetuese" lidhur me emërimet,e ndërsa i përgjigjet edhe reagimit të ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj. Për numrin dy të PD-së, heshtja e kryeministrit Edi Rama lidhur më atë se çfarë po ndodh në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë është pohim për krimin e bërë, e për pasojë duhet hetuar dhe ndëshkuar. Me  ironi, shkruan se Gjonaj nuk duhet të "fshihet" pas sms-ve të shefit (referuar kryeministrit Edi Rama) dhe të japë llogarit për vendimin e marë duke botuar në fletoren zyrtare një vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Më herët, presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të ngrejë padi në SPAK ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe se pret prej saj që të japë dorëheqjen, teksa në një reagim të kësaj të fundit, ajo tha se as nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet dhe se është e gatshme për t'u përgjigjur para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 21/02/2020 18:08

    O ky panxhari kur flet sikur ha nemelige bre sikur e ha nga goje kur ne Kavaje e hane nga ...b

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Aksident në rrugën Elbasan-Metalurgji, makina përplaset me murin rrethues të një banese