Akuzohet për inceneratorin e Tiranës, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zyrtares Etleva Kondi për ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’

Akuzohet për inceneratorin e Tiranës, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zyrtares Etleva Kondi për ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’

Etleva Kondi, nën hetim nga SPAK dhe vendimi i sotëm i GJKKO

Tiranë- Gjykata e e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj ish-zyrtares Etleva Kondi, e cila ndodhet prej një viti nën masën e re ‘arrest shtëpie’, për shpërdorim detyre.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi ka shqyrtuar kërkesën e dorëzuar ditën e djeshme, mori sot (22 tetor) vendimin e rrëzimit dhe lënies në fuqi të masës së mëparshme, pasi nuk kishte argumente dhe prova, si e pabazuar në ligj.

Ajo u hetua më herët për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, bashkë me të pandehurit e tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako, por SPAK e ka marrë nën investigim dhe me vepër penale gjithashtu për inceneratorin e Tiranës.

Në dhjetor të vitit të kaluar ndaj saj u vendos masa “arrest shtëpie”, bashkë me 13 të dyshuarit e tjerë për këtë dosje të re. Kondi ka qenë anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, teksa ka mohuar akuzën.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Kërkuesja Etleva Kondi, me datë 21.10.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar, në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë