Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Burgu i Vlores

22 të burgosur në burgun e Vlorës kanë përfituar nga amnistia penale duke u liruar nga burgu ndërsa  5 përfituan ulje dënimi.

Përfituesit kryesisht janë persona të dënuar për veprat penale kultivim apo trafik I lëndëve narkotike, vjedhje e armëmbajtje pa leje. Mosha e personave të liruar janë nga 24 deri ne 62 vjeç ndërsa atyre u kishin mbetur ende disa muaj deri në një vit burg për të kryer

Mes personave të liruar është dhe Bexhet Alliaj u arrestua më 15 qershor 2020 pasi u akuzua si porositësi i vënies së tritolit në banesën e Adhurim Demirit një ditë para arrestimi të tij. Në pranga ra dhe personi që vuri tritolin i cili fatmirësisht nuk shpërtheu Marlen Gutiçi

Novruz Merko u arrestua në 2017 pasi u dënua për vrasjen e Armando Rrapajt në Vlorë

Klement Latifaj u arrestua në 2022 si pjesëtar i një prej 4 grupeve kriminale që trafikuan 1,120 klandestinë nga Lindja e Mesme në Itali

Mikel Halilaj u arrestua në 2021 me 3 persona të tjerë pasi po transportonin 48 kg drogë në makinë.

Skerdjan Gabrani u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqiraj , ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës

Vasil Halilaj u arrestua ne 2022 per kanosje ndaj bashkëshortes. 
Në 2021 Klajdi Kapllanaj u akuzua si anëtar i grupit që kultivonin hashash dhe u sekuestruan 262 kilogramë kanabis në fshatin Kaninë nga policia e Vlorës. Edhe Klaudio Kociraj rezulton i arrestuar ne shtator 2022 për trafik lëndësh narkotike. 

Ervis Myrtaj dhe Antonio Rrapaj  dhe Maringlen Lalaj u arrestuan në janar 2023 për vjedhje banesash. 
Ergust Dimutru u arrestua në maj 2020 pasi ishte dënuar nga autoritetet italiane për prostitucion dhe drogë. Ndërsa Albano Rakipi u arrestua në shtator 2018 në Vlorë, pasi më 29 janarit 2017 tentoi të kalonte me një automjet tip kamion-trailer, një sasi prej 425 kilogramëve kanabis në portin e Durrësit, 

Të liruar nga burgu i Vlorës janë
Bexhet Alliaj
Novruz Merko
Thoma Hudhra
Sandri Sulaj
Artan Zekaj
Mikel Halilaj
Kristo Drolli
Skedjan Gabrani
Vasil Halilaj
Klajdi Kapllanaj
Klaudio Kociraj
Romario Lekaj
Ervis Myrtaj
Antonio Rrapaj
Maringlen Lalaj
Tonin Hazizaj
Simon Imamaj
Erbiano Beqiraj
Adhurim Mehmetaj
Ergust Dimutru
 Albano Rakipi
Klement Latifaj

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve